Viti i kthesave të mëdha kombëtare

Opinione

Viti i kthesave të mëdha kombëtare

Nga: Milazim Maraj Më: 23 janar 2020 Në ora: 09:58
Milazim Maraj

Viti 1989 u përmbyll më formimin e LDK si sukses madhor. Ishte ky organizimi i shqiptarëve në formë legale nga njerëz të dëshmuar gjatë karrierës së tyre. Me një vizion të lartë dhe më qellim të çartë, sigurimin Liri, Demokraci ,Pavarësi. Me 2 Korrik të vitit 1990 u shpall deklarata kushtetuese e Pavarësisë së Kosovës. Çdo të premte kishte konferencë për shtyp dhe mbledhje. Çdo të premte deklaroheshin obligimet e kryera dhe merreshin detyrat e reja. Shteti i Kosovës po merrte formën e vet nën okupim. Pengesat ishin të mëdha, të rënda, aktivitetet ndëshkoheshin vrazhdë nga okupatori serb.

Nga shpallja e deklaratës së pavarësisë Serbia në Kosovë shihej si okupatore. Puna jonë ishte të çlirohemi nga okupatori. Nuk kishim ndihmë nga askush. Shenjat që vinin nga Shqipëria ishin dëshpëruese. Kosova shtet i lirë dhe i pavarur duhej të bëhej. Rrugë tjetër nuk kishte. Udhëheqëse e këtyre proceseve ishte LDK. Në mbledhje të datës 31. Gusht 1990 morëm obligimin që të sigurohen kushte delegatëve të Komunës për të mbajtur mbledhjen ku do shprehnin përkrahjen e “Deklaratës Kushtetuese” të shpallur më dy Korrik. Kryesia e Degës së LDK në Istog në mbledhjen e mbajtur më 31 gushtë në Vrellë në shtëpinë e familjes Maraj nder të tjera vendosi: Mbledhja u caktua për datën. Të sigurohen kushte për mbajtjen e mbledhjes së delegatëve shqiptarë të Kuvendit të Komunës së Istogut dhe të shpallin përkrahjen e tyre, deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut të shpallur nga Kuvendi i Kosovës në Prishtine. Në mbledhje u vendos që mbledhja të mbahet në Odën e Xhevat Rizë Blakaj më datën. 01.09.1990, ora 16.00.Vendosem edhe transportin e delegatëve deri në vendin e caktuar. Sylë Maksutaj, Florim Maraj, Malush Gashi dhe Ahmet Rexhaj, do të qëndronin kujdestarë më makinat e tyre për të i dërguar delegatet deri në vendin e caktuar. Disa kujdestar të zgjedhur u vendosen afër shtëpisë së Xhevat Blakajt për shkaqe sigurie. Këshilli i Informimit ishte angazhuar për të marr informata të shpejta për lëvizjen e policisë nga Istogu, dhe Banja. Mbledhja filloj në ora 16.00.U konstatua se ky numër i delegatëve mundë të merr vendime fuqiplota.
Delegatet kryesisë për këtë seancë i propozuan këtë Rendi i ditës:

1. Aprovimi i Deklaratës Kushtetuese të Kosovës të shpallur nga delegatet e Kuvendit të Kosovës më 02.07.1990 në Prishtinë.
2. Propozimi për shkarkimin e dy anëtarëve të këshillit ekzekutiv të Komunës të cilët kishin humbur besimin e Bazës.
3. Nënshkrimi i delegatëve prezent në këtë seancë.
4. Rendi i ditës u aprovua një zërit. Seanca vazhdojë më propozimet dhe arsyetimet për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit Ekzekutiv të Komunës së Istogut. Edhe këto dy propozime u aprovuan pa asnjë votë kundër. U shkarkuan anëtaret e KE të Komunës T.K dhe N.K. nga se më qëndrimet e tyre politike kishin humbur përkrahjen e bazës deleguese që i kishte zgjedhur në këto funksione.
Filluan nënshkrimet e delegatëve prezent në këtë seancë:
1. Zize Blakaj
2. Zymer Gashi
3. Smail Morina
4. Rrustem Demaj
5. Haki Mxharraj
6. Ali Ramqaj
7. Ali Grabovci
8. Beqir Çetaj
9. Nezir Bekaj
10. Selman Isufaj
11. Qaush Kabashi
12. Brahim Ukaj
13. Sabrije Imeraj
14. Hasan Maxharraj
15. Ahmet Kuklecaj
16. Shaban Idrizaj
17. Xhevat Kadaj
18. Rexhë Haxhiaj
19. Metë Arifaj
20. Kamer Sejdiaj
21. Bajram Mahmutaj
22. Xhavit Luta
23. Avdi Arifaj
24. Ramiz Murataj
25. Lekë Shalaj
26. Musë Gosturanaj
27. Rrahman Igrishtaj
28. Emine Sutaj
29. Sejdi Blakaj
30. Xhevat Ferati
31. Halit Alihajdaraj
32. Sylejman Muriqi
33. Skender Kabashi
34. Tahir Ramqaj
35. Xhevdet Bytyqi
36. Trendelinë Maxharraj
37. Hajrije Imeraj
38. Ryve Fetahu
39. Ali Rugova
40. Enver Dreshaj
41. Hasan Logjaj
42. Ismet Podrimaj
43. Servete Rexhaj
44. Zija Shoshi
45. Isa Bojupaj
46. Xhevat Nimanaj
47. Sadri Rugova
48. Skender Shatri
49. Drita Shatri
50. Shefqet Mavraj
51. Xhevat Kelmndi
52. Selman Selmanaj
53. Rafete Osmanaj
54. Hamdi Blakaj
55. Ramë Kadaj
56. Ramiz Buleshkaj
57. Hajdar Dervishaj
58. Shefqet Salihaj
59. Halil Dervishaj
60. Januz Seferaj
61. Rexhep Dreshaj
62. Shaban Podrimaj
63. Daut Demiraj
64. Zeqir Zeqiraj
65. Xhylsyme Maraj
Vrellë 1. Shtator 1990

Pas emrave pasojnë nënshkrimet, mungon vetëm nënshkrimi në nr.51. Delegatët u shpërndanë pa ndonjë problem. Informatën milicia e morën më vonë dhe u interesuan për organizimin e tyre. I zoti i shtëpisë u mor në pyetje por përveç maltretimeve psikikë dhe ofendimeve edhe në baza kombëtare, nuk e kishin trajtuar me torture fizike. Në mjetet e informimit u publikua së delegatet shqiptarë dhe në masë të madhe edhe ata jo serb në të gjitha Komunave të Kosovës e kishin përkrahur Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës. Kjo seancë pati rëndësi edhe për shkarkimin e dy anëtarëve të KE, Komunës se Istogut nga se filloj një farë mënyre të ndërroj botëkuptimi për aktivistet politik që nuk pajtoheshin më Serbinë dhe deri tani përjashtoheshin nga fshati dhe linçoheshin nga njerëzit e tyre.

Në takimin e radhës që u mbajt ditën e premte në shtëpinë e familjes Maraj njëra ndër pikat e rendit të ditës ishte:

Efektet e Mbledhjes së Delegatëve të Komunës së Istogut

Kjo mbledhje pati efekte pozitive.                                                                                                                                                                               

• U publikua përkrahja e Deklaratës se Kushtetutës.

• Ishte një demaskim dhe përgënjeshtrim i propagandës serbe së gjeja deklarata e shpallur nga delegatet e Kuvendit të Kosovës nuk ka pas  jehonë dhe nuk është pranuar nga Kuvendet Komunale.                                                                               

•Të dhënat që kishim nga tereni që i kishte mbledhur këshilli i informimit tregonin së në këtë javë askush nga delegatet e kuvendit nuk ishte ftuar nga milicia dhe  organet e UDB.                                                                                   

• Vërehej një optimizëm në masë që po punojmë të gjithë në një drejtim dhe uronin të jetë i mbarë dhe i duhur.                                                                                                                                                                                                                                                 

• Organet që ishin të mbuluara më kuadro serbe dhe më ata që u shkarkuan u plotësuan më kuadro të përgatitura dhe sprovuara.                                                                                                                                                                                                   

• Serbisë për çdo ditë po i ngushtohej rrethi i veprimit legal në Kosovë.                                                                               

•Pushteti i dikurshëm goxha i përkrahur tani kishte formën e plotë të okupatorit.                                                                                                    

• Kjo mbledhje pushoj arsyen e presionit serb ndaj delegatëve shqiptarë  të Komunës  për ta kundërshtuar vendimin e Kuvendit të Kosovës.                                                                                                                                                               

• Askush më nuk kishte frikë nga emërtimi Republika e Kosovës.

Këto ishin vlerësime për disa efekte që kishte arritur mbledhja e delegatëve të Komunës së Istogut, Vlerësuar nga Dega e LDK së Istogut  që mbahej në Vrellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat