Politika e vjetër nuk është mateli që i shkon Ballkanit

Opinione

Politika e vjetër nuk është mateli që i shkon Ballkanit

Ilir Vata Nga Ilir Vata Më 24 janar 2020 Në ora: 11:11
Richard Grenell

Kosova tashmë ka hyrë në një pikë pa kthim të dialogut me Serbinë, sepse i e presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, vendosi pikën mbi “i”, dialog pa kthim.

Ky është realiteti, kjo duhet të ndodh dhe do ndodh sepse SHBA ka përcaktuar qartë të ardhmen e rajonit të Ballkanit drejt BE-së, por më parë zgjidhje e mërive të vjetra, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe më pas rajoni në një histori tjetër moderne.

Të gjitha shanset janë që të arrihet brenda ky viti, dialogu i pajtimit të madh, Serbi Kosovë dhe do jetë një ngjarje historike për Ballkanin, europën dhe më gjerë, madje një mesazh i madhe për gjithë vendet në konflikt në botë se përmes dialogut hiqen armiqësitë shekullore të kombeve, etnive e popujve të ndryshëm në konflikt.

Ballkani ka një plagë të vjetër që ngacmohet nga po politika e vjetër, në vend që të hirohet nga vuajtja e së shkuarës.

Kjo sëmundje prek të gjithë vendet e Ballkani dhe sindomi i së keqes politika e vjetër që vjen nga mendësi e pushteti të shkuarës, si diktaturat apo mendësitë e diktatorëve po i vret të ardhmen popujve të Ballkani, jo vetëm në aspektin e dialogut e fqinjësisë së mirë mes vendeve, pro dhe për sa i përket të ardhmes së qytetarëve të rajonit.

Edhe përplasjet e fundit mes liderëve shqiptar, Kosovë Shqipëri vijnë si produkt i politikës së vjetër, keqinformimit të liderëve nga klane të caktuar që i shërbejnë të shkuarës jo të ardhmes.

Kryeministri i Kosovës Haradinaj e tha troç, shumë njerëz kanë punuar për të krijuar një klimë të pafavorshme besimi për çështjen e Kosovës, duke e ofruar ndarjen e Kosovës si gjë të mirë, të pranueshme, përtej sovraniteti të Kosovës, kushtetutës, dëshirës së qytetarëve dhe vetë qeverisë së Kosovës apo qëndrimit të SHBA-së.

Askush nuk guxon ta ndajë Kosovën, askush nuk mund ta prek territorin e saj. Askush nuk mund të luaj me të ardhmen e Kosovës, pasi është çelësi i integrimit të gjithë rajoni, duke përcaktuar dhe pengu i integrimit është Serbia e cila vazhdon në saj të politikës së vjetër ta mbaj Ballkanin në zgrip, të kërcënuar, të varfër, të korruptuar sepse ende beson te e shkuara, te bolshevizmi, te konflikti, ideja e Serbisë dominuese në rajon.

Koha ka ndryshuar, rajoni është dominues kur është bashkë, pa konflikte. Rajoni është i fortë ekonomikisht kur heq barrierat doganore, taksat e dyfishta që paguajnë qytetarët e Ballkanit.

Rajoni është i fortë kur lëviz i lirë, kur tregtia, turizmi, kultura trajtohen si një produkt i tëre i rajoni, sepse ashtu është bashkë me elementët kulturor dhe madje dhe diversiteti i ngjarave dhe kolori e bënë akoma me të bukur kulturën ballkanase.

Këto jemi ne, të ashpër, kokë shkretë, por jetojmë në një kohë moderne dhe stonojmë me ashpërsinë tonë në kohë që po jetojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat