A do t’u “hakmerret” Albin Kurti policëve që dikur ushtronin dhunë ndaj tij dhe VV-së?

Opinione

A do t’u “hakmerret” Albin Kurti policëve që dikur ushtronin dhunë ndaj tij dhe VV-së?

Nga: K.M Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 12:08
Albin Kurti në protesta

Sot, lideri i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti e ka marrë detyrën e të parit të qeverisë, nga sot ai edhe zyrtarishtë është kryeministër i Republikës së Kosovës. Kurti sikur dje në seancë, edhe sot në mbledhjen e parë të qeverisë, para ministrave është shprehur i gatshëm të i zbatojë e t’i  realizojë detyrat e premtimet, për të cilat është zotuar para qytetarëve, duke kërkuar edhe nga ministrat përkushtim dhe punë të palodhshme.

Por, deri në ardhjen në shprehje të slloganit “Erdhi ditë”, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetvendosje kanë kaluar nëpër situate jo të lehta këto 20 vite, e sidomos 15 vite nga kur edhe është themeluar Lëvizja Vetvendosje.

 Së pari, Albini me shokë të Organizatës jo-qeveritare Vetvendosje, duke e kundërshtuar “Unmikun” e edhe planin e Ahtisarit në lidhje me statusin përfundimtarë të Kosovës, jo rrallë janë kacafytur me organet e rendit, ndërë të tjera edhe duke rrokullisur makina të misionit ndërkombëtarë të “Unmikut”.

E njëjta histori ka vazhduar edhe pas vitit 2010, kur Albini bashkë me Lëvizjen Vetvendosje kanë ndryshuar qasjen ndaj problemeve të shoqësië, ani pse nuk i kanë ndryshuar as metodat e as mjetet. Albin Kurti ka vazhduar që të kundërshtojë vendimet e dëmshme për vendin t’i kundërshtojë rrugëve, nëpër sheshe, kjo pasi që ka qenë e pamundur që në mënyra tjera të ndalohen veprimet e qeveritarëve, sidomos në rastin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë, institucion kjo e dalur nga bisedimet me Serbinë, Demarkacionin me Malin e Zi, por edhe shumë qështje tjera të cilat i ka konsideruar si të dëmshme për Republikën e Kosovës.

Si rezultat e kundërshtimit të qeverisë, zyrtarët e Lëvizjes Vetvendosje edhe pasi janë transformuar në subjekt politik, jo rrallë janë përleshur me organet e rendit, madje ka pasur edhe raste kur janë përgjakur krereët e sajë, përshirë edhe Albin Kurtin.

Në lidhje me këtë qështje, pra të dhunës shpesh të pa kontrolluar nga ana e organeve të rendit, qytetarët shpesh e kanë ngritur qështjen se si do të sillet Albin Kurti kur një ditë do të vijë në pushtet me policët tek e tek, të cilët kanë ushtruar dhunë, por edhe me eprorët e tyre të vendim marrjes.

Pra, sot ka ardh dita edhe për këtë qështje, që të shohim se si Albin Kurti do të sillet me keta njerëz, a do të ndëshkohen, apo do të vazhdojnë të punojnë e të mësojnë nga gabimet e bëra në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat