“Çelësi” i qytetit të Tiranës dhe Goran Bregoviqi

Opinione

“Çelësi” i qytetit të Tiranës dhe Goran Bregoviqi

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 20:46
Skënder S. Kapiti

“Çelësi” i qytetit të Tiranës mos ishte si  “kurth” ndaj Kurtit. Albin Kurti po sjell edhe një risi tjetër të madhe në politikën shqiptare. Cila është ajo? Ajo është fakti se deri më sot si politika e Tiranës ashtu edhe ajo e Prishtinës kanë bërë prona dhe të drejta të tyre edhe shkëmbimet e dekoratave mes tyre, vetëm për faktin kryesisht se kanë pasur e kanë poste e detyra politike e shtetëore në shtetet shqiptare. Janë dhënë edhe dëshmi veteranësh të UÇK-së individëve pa asnjë kontribut për luftën por vetm për hatër njohjesh personale, miqësirash e tarafesh por edhe për “motiuve”korruptive. Nuk kishin dhe as nuk kanë të ngopur me tituj  nderi e mirënjohjesh reciproke duke marrë merita dekoratash e titujsh të panevojshme e të pamerituara dhe vetëm për “hatër” të të qënit politikan e pushtetar në kuadër tyë shkëmbimit reciprok të tyre.

Pas takimit me kryeministrin Rama, Kryeministri i Kosovës ishte paraparë që sot do të bënte një vizitë në Bashkinë e Tiranës ku atij do t’i jipej nga Kryebashkiaku Veliaj Çelësi i  Tiranës . Por mos ishte ky një “kurth” për z. Kurti për ta “nderuar” atë, pasi më parë Bashkia e Tiranës e kishte nderuar edhe Bregoviqin.Dhe pse p.sh. nuk e nderua z. Kurti më parë dhe u prit sapo u bë kryeministër  i Kosovës, dhe pikërisht tani dhe kur edhe ishdekoruesi i Bregoviqit, Edi Rama po sot si kryeministër i Shqipërisë në takimin me Kurtin deklaroi se: s’ka makroshengen shqiptar  pa minishengen ballkanik.

Ky takim në Bashki nuk u realizua për arsye të asaj se Kurti nuk kishe kohë për shkak të axhendës së ngjeshur në Kosovë. Mirëpo është, kjo apo “supozimi” i një refuzimi të mundshëm nga Kurti për të marrë Çelsin, pasi këtë Çelës paraardhësi i  E. Velisë , Edi Rama ishkryebashkiaku i Bashkisë së Tiranës ,sot kryeministër i Shqipërisë   ia ka akorduar edhe Goran Bregoviqit gjë e cila pati bërë jehonë të madhe pozitive në Beograd:

“Edi Rama këndon dhe vallëzon me Kallashnikovin serb: Shikoni se si Bregoviqi e kalli Tiranën”, është titulli i të përditshmes serbe, “Kurir”.“Atë çfarë nuk e kemi ditur dhe tash është bërë edhe më shumë interesante është fjalimi i kryebashkiakut Edi Rama, i cili fliste se si në ilegale në kohën e Enver Hoxhës e dëgjonte muzikën e Bijelo Dugmës, pjesë e së cilës ishte Bregoviqi”, shkruan “Kurir”. 

Bregoviç u kthye në frymëzuesin e miteve serbe, frymëzuesin e masakrave në Kosovë, sidomos me këngët “Kallashnikov”, Juriiiis(Sulm)... Pucaaaaaj(Qëllo-zjarr)!

Veçanërisht kënga “Kallashnikov” u bë këngë e preferuar e çetnikëve të Sheshelit, “tigrave” të Arkanit etj etj, këngë që shpërthente nga kasetofonët e automjeteve të ushtarëve dhe paramilitarëve serbë, që bënin vrasje, përdhunime dhe spastrim etnik në Kosovë. Madje ishte ky këngëtar që kërkonte ndalimin e bombardimeve të NATO-s mbi Serbi dhe mblidhte ndihma për Serbinë në koncertet bamirëse si në Greqi apo në vendet e tjera.

Dhe vjen edhe pyetja se a mund ta pranosh Çelësin e Bashkisë së Tiranës  kur atë e ka marrë edhe Bregoviqi. Shëmbulli më i mirë për ilustrimin e faktit që ndoshta ishte edhe si një “refuzim” i Kurtit për të marrë Çelësin e Tiranës, pasi këtë shëmbull e ka dhënë edhe Fituesja e Çmimit Nobel suedezja znj . Doctare e cila e ktheu mbrapsht Çmimin Nobel  akorduar asaj nga Akademia e Shkencave të Suedise, për faktin se ky Çmim iu akodrdua edhe Peter Handkes, mbështetësit të kriminelit serb Millosheviç për krimet e genocidin mbi shqiptarët, ashtu sikurse edhe ishkryebashkiaku i Tiranës  Edi Rama ka vepruar me frymëzuesin e masakrave serbe, me Goran Bregoviqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat