Çfarë beteje e zjarrtë dhe jetike e Kadri Veselit

Opinione

Çfarë beteje e zjarrtë dhe jetike e Kadri Veselit

Nga: Kimete Berisha Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 09:18
Kadri Veseli, Kimete Berisha, foto ilustrim nga "Bota sot"

Veç Krameri ka qenë kështu kaq shumë kundër Kramerit, ani Kadria kundër Kadrisë

E ka bë kauzë fotografinë e Hashim Thaçit, dhe po lufton me mish e me shpirt t'ia kthejë foton në Kuvend.

Çfarë beteje e zjarrtë kjo dhe shumë jetike.

Derisa Kadriu po lufton për foton e Hashim Thaçit, Hashimi me ndihmën e pakursyer të Kadrisë po punon me ja zënë vendin Kadrisë.

Tashmë ashiqare nëpër intervista po i numëron fitoret e zgjedhjeve si ish kryetar i PDK-së, dhe po sillet si kryetar i PDK-së, jo i Kosovës.

Herë pas here, kur është puna 'rrezik' fotografohet në odën e Sami Lushtakut, kur don me çu selam, se aty te Samia fillon 'jeta'.

Ku sheh ti kështu?

Ka shku puna aq larg, sa Abelardi (njeriu i Hashimit), po e quan 'tragjedi kombëtare' Vjosën, dhe pse po e quan tagjedi, për një fotografi, që veç e ka ndërru pak vendin, por jo edhe zyrën. Tragjedia po ndodh në kokën e Abelardit, jo në realitet.

Sa herë flet Abelardi, ma kujton 'Prekjen e Meduzës', se ky veç me të këqyr bardakun 'e then' se lëre më me 'gju' bardakun çka ndodh, qysh i sheh ky sendet kur i këqyr lëre më kur t'i mshel sytë.

Kush e ka mashtru m'u merr me politikë, gjynahi Zotit.

Veç Hashim Thaçit i qaravesh fati kaq shumë, si në fotografi, pa e kërku hiç, me siguru ndihmën (e pavetëdijshme) edhe të Kadrisë, me ja marrë vendin Kadrisë.

Se, Hashim Thaçi nuk ia fal pse ia shkatërroi partinë. Kadri Veseli e ka bë partinë depresive dhe të shëmtuar, si 'vepra' e shëmtuar e Elizës në oborrin e Universitetit.

Kadriu s'merret me politikë, u mësu m'i marrë shqiptarët në pyetje, se veç pak me ditë e kish shfrytëzu 'ndihmën' e Vjosës.

P.S. A thu Dhurata Hoxha si jeton pa lule 'shtetërore'.

Ajo i integronte lulet në Evropë, saksia n'tana anët, blinte paraprakisht edhe kurora lulesh, investonte në funeralet paraprake të njerëzve, mijëra euro i çonte dëm për ahiret. Nejse, lulet në lulishte, në gjendje gatishmërie, kryesore paret n'xhep.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat