Ku janë ata psikologët që patën shku grumbull në Shqipni me ju ndihmu qytetarëve m’u qetësu pas tërmetit

Opinione

Ku janë ata psikologët që patën shku grumbull në Shqipni me ju ndihmu qytetarëve m’u qetësu pas tërmetit

Më: 15 mars 2020 Në ora: 19:31
Kimete Berisha

Ku janë ata psikologët që patën shku grumbull në Shqipni me ju ndihmu qytetarëve m'u qetësu pas tërmetit.

Amani ju koftë, me ja çu nja Beratit se s'po kryhet, është kah e tutë edhe tutën, e nja dy me
m'i delegu mu', m'i 'testu' a janë të përgatitur sa duhet m'i qetësu rastet 'më të rënda'.

Ftofshëm jam diçka.
S'po tutna po diqysh s'di, veç kqyrne terrin, kurrë s'ka qenë kaq e zi.
Ndoshta që i kanë fikë dritat e qytetit për me na marrë gjumi, a s'di çka po marohet.

E dëgjova intervistën telefonike të një shqiptari me koronavirus, tha shumë mirë jam (asnjë simptomë), tha veç po na majn qitu me grun ne një dhomë (po na thonë rrini qitu)...shnosh e mire n'spital.

Kur e veti gazetarja 'a po keni me hanger mirë', ai tha: s'jena ardh' këtu me hanger e mu majë ?.

Qetësohuni!

P.S. Uran Ismajli u bë gaz, po jep ide për shpëtim, krejt ka harru që s'është doktor, po kujton se është ekspert i mjekësisë mbasi e ka pas bë politika e krimit ministër të shëndetësisë.

Kurse Endrit Shala veç çka se ka rreh dikan, e kish veshur një setër kaka- ngjyrë e u këput tuj u anku për buxhetin që u aprovu kur ai e Fatmiri kanë qenë në gjumë...se ta ka ndalu kush tu me shku me votu buxhetin.

E treguat veten kush jeni, nuk e votuat buxhetin në kohën më të keqe për qytetarët', bre
'dheu mos ju lashtë mrena'- (nëmë tipike shqiptare).

Mos harroni shqiptarë, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nuk e votuan buxhetin në kohën e vetjmisë sonë më të madhe që do të mund të imagjinohej, në kohën kur 'askush-askujt' nuk mund t'i ndihmojë dhe në kohën kur krejt bota është në karantinë.

E për Shkenden (Hysenin) s'po flas se jam tuj pi çaj, gati me ju afru atij vuçiterrnalisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat