Nëna Terezë është shqiptare, jo adresa (vetëm) ka lindur në Maqedoni

Opinione

Nëna Terezë është shqiptare, jo adresa (vetëm) ka lindur në Maqedoni

Nga: Skënder Karaçica Më: 16 mars 2020 Në ora: 23:58
Fotoja

Në publikimet e ndryshme shkencore,publicistike dhe të botës së lajmit,figura e Nënës Terezë paraqitet herë-herë si (lexo:maqedonase) e asnjëherë si shqiptare e lindur në Shkup (1910)dhe kur ka vdekur në Calkuta të Indisë(1997).

Po kështu,në Revistën e ilustruar ,,LIFE,,(botim në New York,2019)me temën bosht:,,100 People Who Changet The World,,është botuar një pjesë e biografisë së Bijës dhe Nënës Shqiptare NËNA TEREZË.

Sikundër edhe herave tjera,po edhe në botimin e kësaj revisteje informative ,,LIFE,, me teknikë kolor dhe moderne,në mesin e 100 përsonaliteve që kanë ndryshuar botën,është edhe figura e Nënës Terezë,që,për shkak të mos reagimit më kohë të indtitucioneve tona shkencore dhe akademike në Prishtinë,Tiranë dhe Shkup,biografia e saj shënohet(vetëm)ka lindur në Maqedoni(sic!)pa asnjë shenjë të identifikimit kombëtar se ajo është shqiptare dhe jo maqedonase(sic!).

Në mungesë të hedhjes dritë dhe të bashkëpunimit me institucionet e informimit publik botëror dhe me këtë Revistë të njohur,,LIFE,,që botohet në New York,të botës shqiptare shkencore dhe akademike,shpeshherë po ndodhë që,figura shqiptare e Nena Terezë të ,,bëhet maqedonase,,dhe jo shqiptare(sic!).

Për të afruar për botim të figurave të historisë së kombit shqiptar,mendojmë që në faqet e shtypit botërorë(revista dhe publikime akademike dhe shkencore)të zë vendin e merituar Heroi i Kombit Gjergj Kastrioti Skenderbeu,që e ka vendin në mesin e përsonaliteteve të shquara në Evropë dhe në botë.

Kombi shqiptar i lashtë në tokën e vet dhe të grabitur nga fqinjët e vet në Ballkan,ka vlerat historike,kulturore,gjuhësore për të participuar me popujt evropianë,atje ku e ka vendin për të marrë hisën e vet kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat