Kosova po rrëshqet drejt vendosjes së diktaturës dhe tradhtisë! - Bota Sot
Kosova po rrëshqet drejt vendosjes së diktaturës dhe tradhtisë!

Opinione

Kosova po rrëshqet drejt vendosjes së diktaturës dhe tradhtisë!

Nga: Hisen Berisha Më: 24 mars 2020 Në ora: 20:20
Hisen Berisha

Eskalimi i situatës politike dhe përplasja ne mes institucioneve qendrore te shteti për hesape individësh dhe duke shkelur mbi kushtetutën e vendit po e qon Kosovën drejt krizës së pariparueshme institucionale dhe de funksionalizimit të shtetit.
Vendimi i qeverisë i cili nuk ka bazë ligjore dhe as në nenin përkatës të cilit i referohet nenit 55 të Kushtetutës, për kufizimin e lirive dhe të drejtave të lëvizjes, prapë nuk e mbështetë këtë përmbajtje të vendimit.

Nga se në bazë të këtij vendimi kemi vendosje masash policore pra kufizime që detyrohet Policia e Kosovës ti imponojë me dhunë bazuar në një vendim me përmbajtje antikushtetuese.

Fatkeqësisht kjo po ndodh edhe mbështetjen e partisë që historikisht është konsideruar si institucionaliste dhe në mbështetje të ligjit dhe parimeve themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe atyre humane për të cilat dhe me të cilat kanë sfiduar edhe vet regjimin e MIlloshevicit.

Sot i janë venë në përkrahje paligjshmërisë në veprim apo thënë më qartë veprimeve antikushtetues dhe në thelb diktatoriale të qeverisë Kurti. Me përkrahjen edhe të LDK, Kurti ka kapur edhe qeverinë edhe parlamentin, po ashtu ka kapur edhe policinë dhe ushtrinë përmes ministrave përkatës. Kjo u vërejt edhe në deklarimin e Komandantit të forcës që e karakterizonte një konfuzitet i dhunuar qëndrimi uyshtrake bazuar në faktin se Forca posedon kapacitete te mjaftueshme për të qenë efikase dhe efektive në mbështetje të qytetarëve me shërbime në çfarëdo situate që rrezikon jetët e qytetarëve brenda fushës së misionit për mbështetje ushtarake të autoriteteve civile në raste reagimi ndaj krizave natyrore apo edhe epidemiologjike. Kuptohet edhe çështja e shtrirjes së veprimit në territor është e rregulluar me ligj dhe koordinim me PUN në Kosovë, praktikë që e kemi bëre edhe shumë herë si mbështetje ndaj komunitetit. Kurse sa i përket fushës së pare të misionit për Mbrojtje të integriteti territorial , edhe mëtej mbetet nën kompetencë të PUN gjegjësisht KFOR, që e ka dhe mandat krijimin e një ambienti të sigurtë.

Shumë shpejtë pritet të ndërroj edhe shefin e AKI dhe mekanizmave tjerë të kontrollit të demokracisë në vend të cilët tani më janë të kapur.

Sot, katërçipërisht po vërehet tendenca e vënies së regjimit policor pra që në esencë është duke tejkaluar kushtetutën dhe duke mare vendime mbi paranojat dhe ambiciet e shfaqura tashme nga zyrtare të subjektit politik VV siç nënkryetarja e LVV znj.

Kollçaku që e tha hapur se “nëse ka nevojë edhe me diktat do të vendosim” dhe një nga këshilltaret e grupit Bojken Abazi, Elvis Hoxaha, etj mercenar të edukuar në filozofinë e diktaturave administrative në Shqipëri e Rusi, që nuk hezituan të kërcënojnë edhe me grushtshteti. Pra kjo na tregon se nuk kemi të bëjmë me përkushtimin ndaj sigurisë publike por një koncentrim të pushtetit në duar, në formë puçiste dhe të instaloj diktatin në administratën shtetërore. Edhe thirrja institucioneve dhe spektrit politik e qytetarëve për lënje anash të përplasjeve për politika ditore, dhe mobilizim ndaj luftimit të pandemisë virusale të cilën e sanksionoj me vendim qeveritare dhe masa policore edhe pse antikushtetues, e demantoj me faktin se nga biseda telefonike me znj, Merkel deklaroi se edhe në këtë situatë kur nuk mund të ketë koordinim me institucionet e vendit të kufizuara në funksionim, është i gatshëm të vazhdoj bisedimet pa asnjë shqetësim për emisarët evropian të angazhuara për ndërmjetësim dhe pa u shqetësuar për angazhimin përkujdeses të presidentit Trump përmes dy të dërguarve special për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Po harrojnë kjo kastë politike ti referohet historisë dhe të shohim se si për 100 vite Evropa nuk ka bëre gjë për të ruajtur e zhvilluar identitetin as shtetin tonë, ndërsa SHBA për 30 vite bënë që sot Kosova dhe kosovarët të kenë shtet me identitet kombëtarë e politik. Në ketë rrethanë do të ishte më e qëlluar sikur të kërkohej vendosja e një moratoriumi të përgjithshëm në çdo veprim politik vendor dhe ndërkombëtarë dhe të kemi një mobilizim të përgjithshëm për tejkalimin e situatës pandemike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat