E gjetën (Armikun e popullit) - Bota Sot
E gjetën (Armikun e popullit)

Opinione

E gjetën (Armikun e popullit)

Nga: Jashar Etemaj Më: 25 mars 2020 Në ora: 16:10
Jashar Etemaj

“Armiku i popullit” drama e njohur e Ibsenit, u adresohet tendencave irracionale të masës dhe natyrës korruptive të sistemit politik. Është historia e një njeriut trim, doktor Stockman i vendosur për të bërë atë që mendon se është e drejtë. Stocmann e vërteton se ”burimi ujit” që ishte bazë kryesore e të ardhurave ishte, i helmuar. Por kur tentoj ta mbyllte bie në kundërshtim më qeverinë dhe disa qytetarë. Me anë të kësaj drame, Ibseni na tregon se kur e mbron të vërtetën, prek interesat e shumë kujt. E sidomos interesat partive politike.

Albin, t`i luftosh hajnat në zenitin e tyre ballafaqohesh njësoj si me problemin e doktor Stockmanit. Ja u ndal burimin ekzistencial. Ibseni, duhët të ketë qenë i inspiruar edhe nga rasti i Sokratit. Edhe Sokrati qe dënuar për vdekje, se më fjalimet e tij po i helmon masat. Koperniku, Gelilo qenë dënuar për mendimin heliocentrik, nga kisha dhe shteti. Gelilo i dënuar për vdekje, kur e torturonin kishte thënë: “Eppur si muove” (Megjithatë levizë).
Pra edhe sot, Toka sillët rreth diellit.

Edhe LVV-ja, e sidomos Albini (që e di gjuhën angleze, i ndikuar edhe në pamje nga liberalizmi amerikan, ai në rini ka dëgjuar rock muzik, i ka lexuar dhe i citon me ëndje filozofët pragmatik amerikan si William James, John Dewey, Gorge, Heber Mead) akuzohet si antiamerikan!!! Me
demek “antiamerikanizmi” i Albinit qenka helm për shoqërinë, Kosovën. Propagandën e “antiamerikanizmit” e zbuluan ish enveristat dhe ish titistat (jo nga zgjuarsia apo leximi) po nga djallëzia! Antiamerikanizmin në Kosovë e zbuluan ata tru thatë që copy paste i bënë idet e Stalinit, Enverit e Titos. Fjalët më të preferuara të diktatorëve për t`ia zgjatur jetën pushtetit ishin se diktatura dhe sistemi totalitar po rrezikohet nga “armiku i brendshëm”. Në vend që të kthjellemi nga propaganda e diktaturës dhe mëndesis së saj, që ia pamë sherrin që 80 vjet, ne i bëjmë copy paste slloganët e tyre. “Armiku i brendshëm” nuk ekzistonte as atëherë, po duhej domosdoshmërisht të trillohej e “gjendej” që të arsyetohet pushteti, diktatura, regjimi totalitarë. Edhe nesër (25 mars 2020) LVV-ja edhe Albini do akuzohen si antiamerikan nga torollakët,
mujsharët, nepotistët , ish enveristët, “tani demokrat“ ish titistët, “tani, ruajtës të institucioneve”. Por LVV-ja siç ka thënë Galileo EPPUR SI MUAVE-Megjithatë Lëvizë. Nesër, ti Albin, do të akuzohesh nga Veselët, të cilët thoshin, mos e hjek taksën se e solle Rusin e Serbin në Kosovë. I njëjti, një javë më vonë, kur Grenelli ia tërhoqi vërejtjen, ai tha: hiqe taksen se po ta shohim sherrin.

Nesër, ti Albin, do të akuzohesh edhe nga pala koalicionit tënd, të cilët ishin për reciprocitet të taksës me Serbin. E tash pse vure reciprocitet të akuzojnë si antiamerikan! Nesër, në Kuvend do të akuzohesh edhe nga Ramushët, të cilët ishin për mos heqjen e taksës.Po që se Ramushi ndryshon mendimin pas një ore, gjatë seancës në Kuvend, ai mund edhe të thotë: unë jam për mos heqjen e taksës! Prapë, nesër do të akuzohesh si antiamerikan nga Donikat e Demaliat për antiamerikanizëm.

Nesër do të akuzohesh edhe nga Thaçistët të cilët, dje ishin për gjendje të jashtëzakonshme, e tash janë kundër masave emergjente me rastin e COVID 19. Nesër mund edhe të akuzohesh që ti e ke sjell COVID 19 në Kosovë. Nesër, po të ishte gjallë Sokrati, e të shihte gjykimin tënd, me habi do të thoshte plaku: pije një limonade e flladiti koçet se nuk dëgjohet kjo turmë e kurdisur për hakmarrje!

Një mijë e njëqind akuza i kanë të përgatitura për ty, Albin! Nesër të gjitha partit janë bë bashkë kundër teje! Vetëm dy gjëra kryesore u  mungojnë e VERTETA dhe përkrahja e popullit. Qëndro, Albin se qytetarët i ke mbrapa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat