Kur pipat që japin fryt priten, ose “vet-priten” - Bota Sot
Kur pipat që japin fryt priten, ose “vet-priten”

Opinione

Kur pipat që japin fryt priten, ose “vet-priten”

Nga: Genc Xërxa Më: 26 mars 2020 Në ora: 14:28
Genc Xërxa

Një postim i presidentit në rrjetet sociale me status qëështë koha për tu pritur pipat e tepërt ishte një mesazh që shumica nga ne ndoshta e morrëm si tëmirëqenë, por njekohesisht ishte porosi me tendencë dhe paralajmërim për hapat që ishin për tu ndërmarr ndaj rivalëve politik, apo thjeshtë thënë, kryeministrit.E morëm si shaka simbolikën e tij por doli të ishte më shumë se simbolikë apo figuracion.

Duke ditur azhuritetin e departamentit të shtetit amerikan për tu futurnë bisedime apo siç po pretendohet në përmbyllje të bisedimeve ku presidenti më herët “ka arritur dakordancë me Serbinë”, ishte koha ajo që kishte vlerë dhe duhej shpejtuar.Kryeministri haptas ishte kundër çdo marrëveshje të shpejtë e të dëmshme të Kosovës edhepse propozimi i parandjerë vinte nga shteti më mik iKosovës. Pakti për veprim thua u bë, zoti Grenell në dakordim me Thaçin politikisht hyn në rrugë për të menjanuar kundërshtarin e tyre politik që pengonte në arritjen e përllogaritjeve tani të bëra me kohë. Marrëveshjen e famshme mes Kosovës dhe Serbisë.Por çka është ajo marrëveshje, pse aq frikë nga ajo? Ka indikacione sipas njohësve të ngjarjeve në Kosovë apo Ballkan, siç është zoti Serwer, Judah apo disa njohësve tjerë të rrjedhave në vend se marrëveshja duhet të knaq njëkohësisht edhe apetitetet e Serbisëqë të jetë e pranueshme, e si rrjedhoje e saj do jetë në kundërshtim me politikat disadekadëshe që populli i Kosovës kishte bërë, dyshimet e mëdha ishin që ishte në dëm të Kosovës nga aspekti territorial i tërësisë së saj.Por si do zbatohet kjo lojë kur kryemisnistri Kurti po e kundërshton me çdo kusht, dhe po i ik, kurthës që të hyj në lojë e të jetë pjesë e “bashkëfajësisë”, kur epilogusipas tij tani vetëm sa dihet. Kurti është faktori kyq, më legjitim dhe mëivotuari për ta bërë marrëveshjen në fjalë sipas rendit kushtetues, e duke ditur që presidenti krejt punën kryesore e ka bërë në bisedime të fshehta, mbetet tani vetëm firmosja imponuese të bëhet nga legjitimuesi, e “zeza në të bardhën”, që të merr jetë pakti.Pasi z.Kurti nuk po pranon, duhet gjetur një figurë tjetër apo lënë gjitha fuqitë legjitimuese presidentit që të bëhet ai institucioni legjitim, nëse në njëfarë forme neutralizohet kryeministri. Duke ditur që qeveria është në detyrë nuk do jetë legjitime që të jetë vendimmarrëse apo ushtroj detyrë plotëfuqie, ashtu qëdo munden gjitha detyrimet e llojit të përfaqësimit apo legjitimitetit ti kalojnë presidentit apo në variantin tjetër ta gjejnë një “kryeminsitër të dëgjueshëm” për ti shtyer planet para.

Ishte LDK qëidoli si vegël presidentit dhe z.Grenell. Duke mos menduar se me nënshtrim ndaj truqeve të presidentit por në linjë me ambasadorin amerikan ishin duke bërë gjënë e duhur, duke mos çarë kokën fare për votuesin dhe votat qëikishin sjell aty në qeveri. Kishin pas dhënë një pakt, një betim para votuesit se më në linjë me presidentin nuk do jenë asnjëherë, pasi ishin dal “të lagur” disa herë gjatë paktit me të. Një filozof modern R. Cooper thotë; e parafrazoj se “qeveritë apo pushtetarët harrojnë se votat u kërkojnë qytetarëve, ndërsa gabojnë më pas ata duke u bërë tëdëgjueshëm ndaj politikave të jashtme dhe shkëputur sinkronizimin me votuesin dhe politikave të brendshme, duke u kthyer më pas prap tek ai, flirtuar dhe kërkuar sërish votën”, pra është një hipokrizi apo dyftyrësi politike mes përfaqësuesve dhe sovranit.

Provuan ta neutralizojnë njëherë kryeministrin me anën e gjendjës së jashtëzakonshme duke tentuar presidentitimarr të gjitha ingirencat kushtetuese në këtë kohë pandemie qëtë mund njëkohësisht të vazhdoj me punën e tij duke krijuar pushtet absolut, por nuk i eci, e lexoj bukur mirë kryeministri dhe i’a pamundësoi një gjë të tillë duke e mbajtur menaxhimin bukur mirë të pandemisë ndër një situatë emergjente pa pasur nevojë nga ajo e jashtëzakonshme. Por nuk ndaloi këtu loja për tu hiqur “pipat e panevojshëm” siç thotë postimi i presidentit, ai shkoj edhe më tej. Duke e futurLDK në presion nga z.Grenell dhe ndërkohë mbajtur zhagun e presidentit nga karshia, Z. Mustafa sinkronizohej me kërkesat e presidentit për gjendje të jashtëzakonshme deri sa z.Kurti luftonte ta kundërshtonte me çdo forcë, dinte se çfarë mund të vie më pas.Nga thumbimet e jashtme filluan edhe ata nga brenda me z.Veliu mu përbrenda qeverisë, që ishte kundërthënës qëndrimi itij me pjesën tjetër të qeverisë dhe një sulm isinkronizuar ndaj tij për ta futur në presion politik duke pregaditur lojën që do i vie më pas. Kurti këtu nuk arriti disi ta menaxhoj bukur mirë këtë situatë, reaksioni itij ndaj veprimeve të tyre ishte me inercion dhe instiktemocional duke shkarkuar zërin kundërshtues brenda qeverisë qëidha një rrugë tjetër z.Mustafa ta kërkoj mocionin si rezultat ishkarkimit të ministrit të tyre pa paralajmërim, në mënyrë arbitrare. A ishte edhe z.Kurti pjesë e lojës duke dal i “tradhëtuar” nga LDK dhe amnistuar nga fajësia, ndërkohë liruar rrugë presidentit të vazhduar tutje, mbetet të shihet. Pra, këtu mendoj se u ngut z.Kurti kur veproj në këtë mënyrë edhepse z.Veliu ishte pyka kryesore apo vela që nëse nevojitej veprime të tilla do ndërmireshin nëpërmes tij, pasi ishte kundërshtuesi publikinjë pakti të tillë.Sinkronizimi me presidentin tani në këtë formëi LDK u arrit.Ishte tani vetëm mocioni të jetësohej dhe ishte gati neutralizimi i z.Kurtit.LDK në pakt me ish PAN-in e jetësoi mocionin dhe bënë që qeverinë ku janë edhe vet ta rrëzojn.Nuk i përfillen thirrjet e çdo nate të qytetarëve që nuk është koha tani në këto kohëra të liga pandemie të mbesim pa qeveri, me anë të tenxhereve dhe zhurmës që krijonin si shenjë ndërgjegjësie, por ato nuk u dëgjuan, shoqërisë që me vonë këta politikanë do u kërkojnë votën. Si do kenë fytyrë tani LDK ta bëjnë një gjë të tillë, kërkuar votën e “tradhëtuar”. Ishte Vjosa dhe dy-tre deputetë që haptas kundërshtuan lojën e partisë së tyre, por brezi i shumëpërfolur republikan i LDK-së hyri ndër sqetull të presidentit dhe partnerit në prapaskenën meskine z.Mustafa, e gjitha kjo kinse në emër të raporteve me SHBA-në duke hedhur hi syve opinionit. LDK me këtë gjest zhgënjej elektoratin, tradhëtoi besimin e votuesit duke dërguar koalicionin e shpresës e cila kishte dhënë sinjale mjaftë të forta premtuese në ditët e para të qeverisjës së tyre që janë të gatshëm ta shkapin shtetin nga kleptokratët e dikurshem, duket se edhe këtu filluan të hasin në pengesë pasi hapat e qeverisë ishin mjaftë të shpejte në këtë drejtim, patën përkrahje edhe nga shtetet mike për punën që bënin. Interesat e shumta ishin duke u thyer, aty ku klanet kanë burimin e tyre zhvatës, me veprimet që qeveria ndërmerte, duke mos kursyer askend.“Duhet ndalur, ti mund të bëhesh qeveritar por duhesh të dish deri ku guxon veprimet e tua të shkojn” thuase ishin fjalë dhe dorë që e ndalen punën e tyre, në raport me sferen e biznesit dhe pikave përfituese të interesit që partitë e PAN-it dikur i udhëhiqen, aty janë vijat e kuqe që estabilishmenti i dikurshëm i ka vënë as LDK nuk duhet amnestuar; aty ku nuk u lejohet se shkarkohen. Pra kjo qeveri pos në politikat e jashtme si edhe në ato të brendshme hyri me një energji reformuese tërësore dhe shumë interesa u preken dhe për atë qëllim vendosen të heqin pipin edhe që ipte fryt në frymën e shoqërisë, si një dritë vezëlluese nga një tunel i ngujuar dydekadësh. Z.Kurtin kjo vetëm sa do e rris përkrahjen e tij në popull dhe do dal edhe më mirë në zgjedhjet e ardhëshme ndërsa LDK me këtë formacion politik do pëson fijasko në sytë e votuesve, në këtë moment as strukturat e saja  degëzuese nuk do mund ta shpëtojnë. Një LDK e dobët i shkon për shtati vetëm PDK-së pasi e pati oponent kryesor për dy dekada, parti e cila ka një trashëgimi historike të bujshme në krye me Presidentin Rugova. Tani LDK-sëi nevojitet njëreformësimi brendshëm brendapartisë ku në krye të saj vetëm Vjosa kredibile dhe e votuar mund ta kthej sikurse në vitet e arta të dikurshme, duke i liruar eksponentët nga strukturat e tanishme udhëheqëse që gjithnjë janë të afërta me PDK dhe politikat zhvatëse qëu afirmohen. Votuesi nuk fal, ishte sllogani i zgjedhjeve të mëparshme. Tani do të jetë votuesi jo vetëm që të dënon por edhe të përjashton nga skena politike, sidomos kur nënçmohet apo abuzohet me vullnetin e tij legjitim. Pipat sado që priten ata dalin sërish edhe mëtë shumtë, natyra dhe përvoja e thotë një gjë të tillë, dhe nuk ka forcë që e ndal njëprocestë shëndoshë dhe  të arsyeshëm shoqëror. Maskat do bien, sado që mundohen të fshihen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat