Gazetaria profesion i sfidave të mëdha, a po rrezikohet shëndeti i tyre?

Opinione

Gazetaria profesion i sfidave të mëdha, a po rrezikohet shëndeti i tyre?

Nga: Ismail Muçiqi Më: 3 prill 2020 Në ora: 14:37
Ismail Muçiqi

Profesioni i Gazetarit është Profesion i veqantë nga profesionet tjera të jetës dhe të punës në shoqërit dhe sistemet e ndryshme Botërore.
Të jeshë Gazetar do të thotë të jeshë personalitet i shkolluar dhe i edukuar i përgaditur me dije dhe me njohuri të përgjithshme të cilat i kërkonë koha dhe me të cilat sfidohesh qdo ditë gjatë punës.
Gazetaria është profesion i cili kërkon përgjegjësi për mendimin dhe fjalën e shkruar të cilën për gjdo ditë e vlersonë Opinioni i gjërë.
Eshtë njerzore dhe obligim moral dhe ligjor që instuticionet përkatse të Shtetit të Kosovës të ken një përkujdesje shumë më të madhe për pozitën e gazetarve të cilët punojnë ditë dhe natë nëpër mediume të ndryshme pa orar të caktuar.
Edhe këto ditë të vështira kur të gjithë qytetarët po rrinë të mbyllurë në shtëpit e tyre Gazetarët gjithandej Kosovës bëjnë punë duke qenë sa më afërt qytetarit apo ngjarjeve të cilat ndodhin gjithandej vendit.
Këto ditë kur të gjithë qytetarët po mundohën të mbrojnë shëndetin e tyre nga Epidemia Gazetarët janë mu në ballë të betejes aty ku instuticionet shëndetësore po bëjnë punën e tyre duke i shërbyer të sëmurve nga rreziku i këti Misteri.
Qytetarët nuk e dinë të gjithë se puna e Gazetarve është gjithmonë e përcjellur me strese dhe situata të pa parashikushme.
Se me të vërtet ky Profesion ka përgjegjësi dhe është shumë sfidues tregojnë statistikat e Organizatave Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara të cilat mirren me pununën e Gazetarve. Statistikat tregojnë se mesatarja e jetës së Gazetarve është 40 vjet ky tregon më së miri karakterin, misionin dhe përgjegjësin e këti Profesioni.
Në këtë kohëkur po shkruajm barrën kryesore të mjeteve të informimit në Kosovë dhe gjithandej pa dyshimë po e bartin Gazetarët, Reporteret dhe kamermanet të cilët i përcjellin dhe i mbulojnë ngjarjet e përditshme në terenë. Këta obligohën të qëndrojnë me orë të tëra para kabineteve apo koridoreve të instuticioneve shtetëore apo të partive politike, për të marr një lajmë apo prononcimë nga një zyrtarë.
Për shkak të pozitës së vështirë materiale-financiare dhe të statusit të tyre në mediumet ku punojnë Gazetarët bëjnë punë edhe jashtë normës dhe orarit për ta mbrojtur vendin e punës.
Eshtë shqetësuese pozita materiale e gazetarve në Kosovë e sidomosë të atyre të cilët punojnë në mediumet private.
Shumica prej tyre nuk e kan të zgjedhur statusinë apo kontratën e punës së përhershme në këtë, mënyrë këta shfrytëzohën në mënyrë të pa drejtë nga boset e tyre apo shefat të cilët i udhëheqin Redaksit.
Duhet theksuar se Gazetarët të cilët janë direkt në prodhim
këto ditë janë të rrezikuar nga epidemia e Koronavirusit. Ata janë të obliguar që të vrapojnë gjithandej për ti sjellë Lajme qytetarve lexusve dhe shikusve të cilët me pa durim presinë për tu informue se qka po ndodhë në vendë dhe në Botë.
Profesioni i Gazetarit të një mendë është i shejtë i cili meriton respekt stimulim dhe përkrahje nga shoqaria në përgjithësi.
Të jesh Gazetarë dhe ta duash profesionin do të thotë të jesh në nivelë të profesionit ,i sinqertë,i saktë,i pa anshëm, dhe të kesh integritet dhe përgjegjësi para Opinionit ky është profili i Gazetarit që i duhet shoqëris Kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat