Politikanët e Kosovës duhet ta dërgojnë virusin COVID-19 tek interpretuesit e Kushtetutës së Kosovës, për hyrje ilegale në Kosovë

Opinione

Politikanët e Kosovës duhet ta dërgojnë virusin COVID-19 tek interpretuesit e Kushtetutës së Kosovës, për hyrje ilegale në Kosovë

Nga: Sali Mulaj Më: 15 prill 2020 Në ora: 19:35
Sali Mulaj

Sipas disa “politikanëve, interpretuesve të kushtetutës-ligjeve, baba të kushtetutës, profesor, analistë, etj.etj”, institucionet e sotme të Kosovës nuk paskan të drejtë të marrin asnjë vendim më qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve. Andaj, sipas të sipër cekurve, nuk na ka mbet gjë tjetër, vetëm se virusit t’i urojmë mirëseardhje, punë të mbarë dhe suksese, ndërsa qytetareve i dëshirojmë fat deri sa të krijohet mundësia që Kuvendi i Kosovës të nxjerrë ndonjë ligj???!!!!. Deri sa kjo të ndodhë, Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK-ja, që të mos e “shkelin” Kushtetutën, duhet të jen të kujdesshëm që virusit të mos ja cenojnë të drejtën e lëvizjes dhe të drejtën e jetës, virusin duhet  lënë të veproj lirshëm, dhe njëkohësisht  hyrja ilegale e virusit në Kosovë të dërgohet në interpretim tek kushtetuesja!!!!!.

Përhapja e virusit COVID-19 ka përmasa botërore, kështu që në bazë të OBSH-së është Pandemi, në situatë të këtillë është e kuptueshme se është cenuar liria e lëvizjes, dhe është vënë në rrezik jeta e qytetarëve. Përballimi i kësaj situate, dhe parandalimi i përhapjes paraqet vështirësi, në veçanti tek shtetet që kanë nivel të ultë të zhvillimit ekonomik, siç është dhe Kosova.  Për ironi të faktit, Kosova përpos nivelit të ultë të zhvillimit ekonomik po dëshmohet se ka dhe nivel të ultë të mendësisë politike. Mendësia e ultë politike, është dëshmuar në vazhdimësi që nga pas lufta e këndej, si pasojë, pothuajse asnjë Qeveri e Kosovës nuk e përfundoi mandatin e plot ligjor, kjo për shkak të vetëdijes së ultë politike, dhe për shkak të mos veprimit logjik dhe racional në momente të veçanta. Politikanet e Kosovës për teke partiake, pothuajse çdo të dytin vit më shumë lehtësi rrezojnë qeveri, duke dëmtuar për miliona € buxhetin e varfër të shtetit, që nënkupton dëmtim serioz i mirëqenies së qytetareve dhe madje rrezikim i ekzistencës së tyre.

Si dhe çdo koalicion i më parmë qeverisës edhe formimi i koalicioni të fundit për bashkëqeverisje në mes të VV-së dhe LDK-së pati vështirësi në ndarjen e pozitave (kulaçit) politikë, gjë që zhgënjimin e votuesve e ngriti në maksimum.

Në ndarjen e pozitave kishte aq kundërthënie sa që të bënte përshtypje se të dyja partitë kishin synim pushtetin e jo shtetin. Në disa raste krijohej bindja se asnjëra parti nuk kishte synim bashkëqeverisjen, madje kush me pak dhe kush me shumë kontribuonte që kjo të mos ndodhte. Më vonë u dëshmua se ndarja e ministrive dhe pozitave të larta u bë mollë sherri e bashkëqeverisjes, kjo nxori në skenë dhe pabesit dhe qëllimet djallëzore të VV-së dhe LDK-së.

VV-ja pa marrëveshje paraprake vëni në grackë LDK-në dhe zgjodhi krye kuvendarin.

LDK-ja për ministër të punëve të brendshme caktoi z. Agim Veliun, kundërshtuesin kryesor të arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje, për çka i njëjti deklarohej  publikisht.

LDK-ja kërkonte nga Kryeministri që ta largonte tarifën 100% pa vendosje të njëkohshëm të reciprocitetit, ngase kështu kërkonte Amerika dhe shtetet tjera aleate. Duhet pas parasysh se kërkesa e Amerikës për heqje të tarifës pa kushte ishte që nga koha e vendosjes nga ish qeveria (Haradinaj).

Kryeministri, më gjasë hezitonte heqjen e tarifës për të fituar në kohë, ngase kërkohej që menjëherë të shkohej në bisedime më Serbin, ai besonte apo supozonte se tani më ishin të parapërgatitura përfundimet.

Kryeministri, me nguti dhe pa hezitim shkarkoi Ministrin e Punëve të Brendshme, vetëm për një muaj punë, pa pas mundësi me u dëshmua dhe vlerësua për të mirë dhe as për të keq (nuk shkarkohet ministri për një fjalë goje-pa vepruar).

Nga e tërë kjo krijohej përshtypja sikur të dy partitë ishin të interesuara që ta prishnin koalicionin, mirëpo e tërë lufta bëhej se cilës do ti adresohej përgjegjësia e prishjes, në mënyrë që tjetra të nxirrte përfitime politike, të cilat do ti përdorte si bagazh për zgjedhjet e radhës.

Sikur të dy partitë të mos kishin qellim prishjen e koalicionit, zgjedhja do të ishte shumë e lehtë;

VV-ja nuk duhej prerë në besë LDK-në, duke e zgjedhë krye kuvendarin nga VV-ja

LDK-ja nuk do të duhej caktuar z. Agimin, për ministër të punëve të brendshme përderisa i njëjti ishte kundërshtar i bashkëqeverisjes, LDK-ja kishte më dhjeta personalitete ma të përshtatshëm për atë pozitë. Më gjasë LDK-ja vendosi z. Agimin për ta përdor si karrem për prishje të bashkëqeverisjes kurdo që do t’i duhej.

Meqenëse kërkesa e Amerikës për heqje të tarifës pa kushte ishte që nga koha e vendosjes së të njëjtës, LDK-ja nuk do të duhej nënshkruar marrëveshjen me VV-ën pa e sqaruar këtë kusht, në të kundërtën do të duhej përmbajt.

Hezitimi i Kryeministrit për të shkuar në bisedime më Serbin pa përgatitje paraprake duket të ketë qenë i drejtë, ngase në takime me Serbin duhej dërguar njerëz të dijes të cilët kanë rezon të gjerë mendor për tu përballur më Serbin dinake, e jo siç veprohej në të kaluarën kur në takime me Serbin shkonin njerëz të pa ditur dhe më duar në gjepa, këtë do të duhej marr parasysh LDK-ja.

Nëse Kryeministri ka hezituar heqjen e tarifës për të fituar në kohë, më bënë të kuptoi se nuk ishte largpamës (vizionar), ngase përhapja e pandemisë kontribuonte për këtë. Pra do të duhej pranuar kërkesën e LDK-së për ta tërhequr tarifën pa kushte, me vënie të reciprocitetit në bashkëpunim më ndërkombëtaret, normalisht duke i bindur të njëjtit me fakte se cilat janë arsyet e vendosjes së reciprocitet, arsye të tilla ka më bollëk.

Mënyra e shkarkimit i ministrit të punëve të brendshme ishte e nxituar, e gabuar, dhe në kohë të pa përshtatshme. Kështu nuk funksionon bashkëqeverisja, Kryeministri ra në karremin e vendosur nga LDK-ja. Apo ndoshta kryeministri qëllimisht e përdori shkarkimin si alibi për ta ndërprerë bashkëqeverisjen. 

LDK-ja prishi bashkëqeverisjen me VV-në, jo për shkarkim të ministrit, kjo ishte vetëm alibi, sepse prishja e bashkëqeverisjes tani më ishte planifikuar. Sidoqoftë nuk ja vlente që për një ministër të prishet bashkëqeverisja, për deri sa Kosova po hynte në fazën e rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së pandemisë.

Bashkëqeverisja kërkon, tolerancë, mirëkuptim, bashkëpunim, sinqeritet, jo shantazh dhe kryeneçësi.

Qeveria që doli nga zgjedhjet e fundit, për shkak të papërgjegjësisë dhe injorancës i japi fund bashkëqeverisjes për vetëm 52 ditë, duke thyer kështu moralisht besimin e votuesit, dhe duke ja humbur dhe shpresën e fundit që kishte. Papërgjegjësinë dhe injorancën Qeverisë ja shton dhe më shumë prishja e bashkëqeverisjes në kohen e pandemisë. Për dallim, qeveritë (pozitë dhe opozitë) e shteteve me kulturë politike, ndjenja të larta atdhetare dhe përgjegjësi shtetërore u unifikuan për tejkalim të pandemisë edhe pse disa shtete ishin në prag të zgjedhje, ndërsa Qeveria jon për shkak të injorancës, mos mendimit dhe veprimit racional dhe një herë treguan se populli me tutje nuk paska se ç’far të zgjedh nga politikan aktual përfshirë këtu të gjitha partitë, për deri sa të njëjtat nuk lirohen nga mendësia e ngurtë dhe e konservuar politike. Udhëheqësja e VV-së dhe LDK-së gjatë fushatës para zgjedhore shpreheshin se ne “të urtit, atdhetaret, të diturit, të pa korruptuarit, të ndershmit, të moralshmit” etj. pas fitimit të zgjedhjeve do të vënë në vend padrejtësitë që ja u kanë sjellë “Hajnat, të korruptuarit, tradhtaret, bashkëpunëtorët e Serbisë, zhvatësit” etj. Për VV-në dhe LDK-në vlen shprehja popullore “Kishën se deshtet, Xhamisë nuk ja ditët rendin, ku në hamam doni më e ba vendin”

Përpos çështjeve të cekura më sipër është shqetësues fakti se si sot disa “politikanë, interpretues të kushtetutës-ligjeve, baba të kushtetutës, analistë, profesor, media” etj., posa Qeveria aktuale merr ndonjë vendim më qellim të marrjes së masave për tejkalim të situatës emergjente të shkaktuara nga virusi  COVID-19, në vend që të përkrahin, thërrasin dhe trumbetojnë, sikur çdo veprim qenka jo kushtetues. Andaj pyes të lartë cekurit a duhet heshtur Qeveria përballë pandemisë,  a duhet pritur deri sa të nxirren ligjet nga një kuvend që nuk mund të mblidhet, a duhet lanë popullin nën mëshirën e virusit etj.????. Në momente të tilla të pandemisë apo katastrofave të tjera natyror, ma i mirë është një vendim i “jashtë ligjshëm” për mes të cilit krijohen rregulla të menaxhimit të situatës, sesa mos veprim në pritje të hartimit të ligjeve. Të gjithë jemi dëshmitar se në takimet e kuvendit të Kosovës nga mendësia e ultë e politikanëve ton (pa dallim partish) në vend që të iniciojnë dhe aprovojnë ligje të cilat në një kohë të ligë si kjo do ta lehtësonin menaxhimin e situatës, delegatet e zgjedhur nga populli shumicën e kohës nuk flasin për pikat e rendit të ditës por;

Recitojnë vjersha “gugu picigu, harabeli, ciu ciu” më gjasë kaq din kaq thonë, ju ka ngelë kujtesë nga shkolla fillore, për të mesmen dhe fakultetin as vetë nuk janë të sigurt ta kenë kryer.

Ata që dinë nuk guxojnë të shprehen, duhet  të flasin vetëm atë që ju ka than “nana parti”, ata nuk duhet të shprehin mendim personal më të zgjuar dhe të përparuar se “nana parti”, në të kundërtën të nijetit nuk përfillen, linçohen apo përbuzen, delegatet janë aty për votë jo për të menduar.

Të gjitha partitë (pozitë dhe opozitë) në takimet e kuvendit pa u menduar fare kundërshtojnë rekomandimet e ndonjë partie tjetër pa marr parasysh a është propozimi racional, dhe a është në të mirë të vendit, ata thjeshtë refuzojnë çdo gjë që vjen nga një parti apo grup tjetër parlamentar, ashtu siç “nana parti” i ka këshilluar.

Sugjerim për “politikanë, interpretues të kushtetutës-ligjeve, baba të kushtetutës, analistë, profesor, media” etj. kuptoni një herë e mirë se e tërë bota gjendet në situatë të vështirë, jo të gjitha vendimet munden me qenë në harmoni me kushtetutën dhe me ligjet në fuqi ngase nuk janë paraparë situata të tilla, ose kushtet e tanishme nuk mundësojnë nxjerrjen e ndonjë ligji. Në këtë situatë as shtetet e tjera nuk ju përmbahen saktë ligjeve sepse rrethanat janë të tilla, për dallim, askush nuk bënë zë. Ju të lartë cekurit në vend që ta mbështesni qeverinë e tanishme në dorëheqje, posa qeveria të nxjerrët ndonjë vendim në të mirë të qytetarëve, menjëherë:

Politikanët (kundërshtarët politik) i drejtohen kushtetutës për ligjshmërinë e vendimit

Interpretuesit e kushtetutës-ligjeve, “babat e kushtetutës”, llomotisin sikur qenka shkelë, neni...., paragraf.... etj. për deri sa të nijetit në momente të caktuara dhe interesa të ndonjë partie kanë bërë interpretime të tilla jo kushtetuese sa që tani të njëjtëve kur është në pushtet një parti tjetër nuk po u shkon për shtati.

Mediat e shkruara dhe televizive, analistë, profesor etj. posa qeveria të nxjerrë ndonjë vendim, në vend që të vlerësojnë se a është vendimi në të mirë të qytetarëve, apo në vend që të mbani emisione këshilluese se si të veprohet në këtë situatë, e terë koha e emisionit ju kalon duke biseduar kushtetutshmërinë e vendimit, duke i dhanë kështu mundësi çdokujt të shprehet, pavarësisht se pështjellimet e shprehura nga ta dhe më shumë ja vështirëson jetën qytetarëve.

Të nderuar politikanë, interpretues të kushtetutës-ligjeve, baba të kushtetutës, analistë, profesor, media etj, lirin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve nuk e kufizojnë vendimet e Qeverisë, këtë liri në tërë boten e ka kufizuar  virusi  COVID-19 (askush nga ju nuk e fajëson virusin, apo të nijetin ta “dërgoni në kushtetuese”), por po mundoheni me fjalë boshe ti kritikoni vendimet për mes të cilave Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK-ja sa do pak po mundohet më marr masa parandaluese ndaj përhapjes së virusit. Patjetër në këto rrethana kufizohen disa liri të lëvizjes, por që janë në të mirë të vetë qytetarëve dhe në përputhje më OBSH-në. Politikanë, interpretues të kushtetutës-ligjeve, baba të kushtetutës, analistë, profesor dhe media, në historinë e botës moderne fal jush Kosova do të mbetet shembulli i vetëm në botë që në kohë katastrofe, shumë po “kujdeseni” që të mos shkelet kushtetuta. Për këtë mos u merakoseni, ngase nga Qeveritë e gjertanishme nuk ka fletë të Kushtetutës së Kosovës që nuk është shkel dhe pështjellë. Qeveria e tanishme në detyrë, edhe me dashtë me e shkel Kushtetutën, në fletat e saja nuk ka më vend të lirë për të shkelur sepse kushtetutës ja keni nxirë fytyrën.

Të nderuar Politikan, lejoni Qeverinë në detyrë ti kryej obligimet deri i sa të krijohen kushtet për zgjedhje të reja, nuk është momenti për të luajtur lojëra për përfitime politike, qeveria e kaluar (Haradinaj) për 6 muaj qëndroj në detyrë dhe nuk është bërë kiameti, ndërsa ju sot kërkoni ri formatim të qeverisë në kohë pandemie, mos u merrni me budallaqe se u bat gazi i botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat