Qeverisja e Albin Kurtit është shpresa e popullit shqiptar

Opinione

Qeverisja e Albin Kurtit është shpresa e popullit shqiptar

Esat Mehmeti Nga Esat Mehmeti Më 20 prill 2020 Në ora: 10:10
Albin Kurti

Menduam se zgjedhjet e fiundit në Kosovë do të sjellin kthesë të madhe në jetën politike. Vetëvendosja si parti e parë fituese e ndjekur nga LDK, arrijten numërin e nevojshëm për qeverisje të përbashkët.Të dyja partitë, gjatë fushatës zgjedhore premtuan ndryshime të mëdha në qeverisje më tendencë për çkapjën e shtetit nga oligarkët.Andaj dhe u prit me padurim formimi i koalicionit midis LVV-ës dhe LDK-ës. Megjithatë, menduam se këto dy parti do të jenë shpresa e re e popullit në Kosovë dhe më gjërë, ngase qeveritë e mëparëshme aq shumë e kanë gërryer popullin e ngartë,sa s’bëhet më.... Por, punët nuk shkuan ashtu si duhej. Ndodhi ajo që edhe pritej. Megjithëse, deridiku dihej se ky koalicin nuk do të jetë jetëgjatë, ngase ngjasonte më tepër formal se sa i dëshiruar !.Për këtë ishte e bindur edhe vetë Vetëvendosja, por çka t’i bëjmë !… Një fjalë e urtë popullore thotë : “Kur s’ke pulë, do të hash edhe sorrën ”, andaj dhe u detyruan të bashkëqeverisin me LDK-ës.

LDK-ës, nga fillimi i bisedimeve nuk ishte sa duhej e sinqertë, i hyri këtij koalicioni më një hamendje të madhe,sepse brenda LDK-së kishte rryma të ndryshme.Klasa e vjetër politike e këtij subjekti anonte që ky koalicion të mos të ndodhi, sepse kjo pjesë e këtij subjekti ishte më shumë e lidhur me “miqtë” e vjetër të krimit të organizuar. Kurse rryma e re e kryesuar nga,Vjosa Osmani anonte ka marrëveshja e koalicionit me LVV, të cilët ishin edhe nën trysninë e votuesve, për çka edhe kishin dhënë premtime për ndryshime të mëdha. Mirëpo, pas shumë bisedimeve, më në fund, u nënshkruar marrëveshja e koalicionit, por fatkeqësisht ishte qeveri jetëshkurtër.

Qeveria e Albin Kurtit, prej fillimit punët i mori me përkushtim dhe filloi me reforma të reja. E filluan fuqishëm luftën drejtë çkapjës së shtetit. Ky entuziazëm në punën e qeverisë Kurti,dikujt nuk i shkonte përshtati,e aqë më tepër garniturës së vjetër të LDK-së, të dirigjuar mirë nga “miqtë “ e vjetër, me ato që dikur ndanin së bashku kulaçin e “sukseseve”.Kjo punë s’vonoi shumë dhe shpejt filluan nënkambëzat,fillimisht nga partneri bashkqeverisesë,nga LDK-ës .

Klika e vjetër e LDK-së, duke e marrë si pretekst shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe heqjen e taksës ndaj produkteve të Sebisë dhe atë pa kurrëfarë kushti-reciprociteti, ashtu si këmbëngulte Albin Kurti. Ata sulmonin LVV dhe liderin e saj,Albin Kurtin,ai që duhej të udhëhq dialogun me Serbinë, mandej filluan denigrimet se gjoja LVV dhe Albin Kurti na qenka antiamerikan e çka tjetër nuk u tha nga goja e tyre duke dalur në sulm frontal ndaj LVV dhe Albin Kurtit. Me këtë rast, LDK-ja si partner i koalicionit, mori barrën në bashkëpunin me krimin e organizuar të partive që ishin në opozitë, dhe LDK-ës detyrohet të paraqes mocionin për rrezimin e qeverisë. Kurti u rrëzua gjatë votimit të mocionit mosbesues nga deputetët e Kuvendit.

Ky mocion u bë sipas pazareve të krerëve të vjetër politikë, për të thyer qëndrueshmërinë e Kryeministrit, Albin Kurti, i cili ishte i vendosur për të bërë ndryshime, të cilat i filloi mirë dhe mbarë. E gjithë kjo k a t r a h u r ë u bë me dëshirë të klikës së vjetër të LDK-së, e me mentor të jashtëm ,vetëm për t’ia lëshuar rrugën krimit te organizuar dhe kthimin e të korruptuarëve përsëri në pushtet. Këta nuk lanë gurë pa rrotulluar, vetëm e vetëm për ta hequr Albin Kurtin.

Mocioni i mosbesimit e rrëzoi qeverinë Kurti, por çdo ditë e më shumë rritet përkrahja e gjërë e popullatës kudo ndodhen për Albin Kurtin dhe qeverisjen e tij. Qeveria në detyre e drejtuar nga Z.Kurti, edhe përkundër situatës se vështirë të shkaktuar nga koronavirusi,në anën tjetër po përballet me virusin politik.LDK-ës me parti të tjera po vazhdon diskutimet për formimin e qeverisë së ardhshme, ndërsa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, insiston se duhet mbajtur zgjedhjet e përgjithshme, pas kalimit të pandemisë së koronavirusit.

Por, jo vetëm kaq. E keqja edhe më e madhe është se ;

Në anën tjetër, është e pafalshme sjellja e politikanëve të krahut tjetër, të cilët edhe pas mocionit të mosbesimit të qeverisë, ata gjithnjë vazhdojnë me një fushatë të egër ndaj kryeministrit në detyrë dhe përkrahëseve të tij.

Krerët e politikës së vjetër duhet të mbajnë përgjegjësinë e duhur.Mjaft ma më politikë shterpë !Ju zotërinj, jeni të përkohshëm, populli është i përjetëshëm. Për çeshtjet madhore lihen mënjëanë të gjitha huqet e inatet.

Ju zotërinj të politikës, herët a vonë do të merrni ndëshkimin e populli dhe do të jeni të humbur.! Të humbur ngase e keni shkelur besimin e popullit dhe besimi i popullit është i rëndë, është i madh. Të vret ...!

Andaj, mos harroni se pasuria më e madhe që mund të fitoni nga populli, është besimi i tij ndaj jush. Njeriu, besimin në radhë të parë duhet ta kërkojë në vetvete. Ata që mendojnë se populli duhet t’i vihet në shërbim të tyre, ata janë të humbur.

Besimin e popullit mund ta fitoni shumë vështirë, por mund ta humbasni shumë shpejt

Ai që humbë besimin e popullit, i ka humbur të gjitha. Besimin e popullit e fitojnë vetëm ata që vihen në shërbim të popullit të vet, duke qenë të zhveshur nga pasionet dhe veset e liga ; nga karierizmi, lakmia për pasuri dhe etja për pushtet. Populli, tek udhëheqësit e vet, vërenë cilësitë dhe tiparët e tyre. Ai i don dhe i çmon njerëzit e veprave, e jo të fjalëve ...Udhëheqësit dhe intelektualët janë pasqyra e një populli. Shpirti i një populli është udhëheqësi i mirë, ai që e përfaqëson popullin e vet në mënyrë të denjë, që realizon dëshirat, qëllimet dhe synimet e tij,duke u bërë figurë integruese për popullin e vet.

Akademik, Rexhep Qosja, në një shkrim të tij të publikuar kohë më parë, mes të tjerave shkruan :” Njeriu peshon dhe vlersohet në bazë të diturisë, punës dhe mirëqenies që posedon...”

Albini Kurti mishron vlerat më të larta të një lideri politik

Vetëvendosja e drejtuar nga, Albin Kurti është pasuri e madhe kombëtare. Albin Kurti është shëmbull i një politikani që personifikon ëndrrën dhe aspiratat e shqiptarëve. Është ideolog i ngritur përmes besimit dhe bindjes. Albini është figure politike që ka ndërtuar karierën e tij politike, jo brenda natës, por nga mosha e tij e re. Albini mishron vlerat më të larta të një lideri politik. Është simbol i shqiptarëve për liri dhe jetë më të mirë. Ai duke përqafuar hallet dhe vuajtjet e popullit,duke mbrojtur të njëjtat ideale, ai hodhi një hap më përpara drejt krijimit të figurës së një politikani me përmasa kombëtare dhe më gjërë. Albin Kurti, ndryshe nga të tjerët, është një nga politikanët e rrallë, jo vetëm në Kosovë por edhe në Europë e më gjerë. Bagazhi i gjërë i njohurive të tij, si; karakteri i tij i lartë, atdhedashuria, largëpamësia, zgjuarsia, urtësia,qëndrimi, maturia dhe parimet e tij, janë disa nga virtytët qe e renditin në aradhën e liderëve të mëdhënj botërorë .

Vlenë për t’u përmendur audienca e tij e lartë në rrjtet televizive e sociale dhe sondazhet që po bëhen kohëve të fundit, ku gjithnjë e më shumë dëshmojnë bindshëm përkrahjen e fortë për Vetëvendosjësn dhe Albin Kurtin.

Mendoj se jemi me shumë fat që kemi një lider, si është Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat