Diaspora shqiptare, me kërkesë dhe respekt ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Opinione

Diaspora shqiptare, me kërkesë dhe respekt ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Hafiz Shala - New Nork Nga Hafiz Shala - New Nork Më 1 maj 2020 Në ora: 17:42
Gjykata Kushtetuese

Në vendet demokratike perendimore, Gjykata Supreme është organi ma i besuar ma i respektuar nga populli e cila, është edhe mbi Presidentin në ato shtete më sistem presidncial e lere ma më ato më sistem parlamentar siq është Kosova.

E keni vërejtë në SHBA, kur Presidenti e mbanë fjalimin vjetor, gjetë hyrjës në sallë, e gjithë salla ngritët në këmbë ndërsa, Gjykatësit e Gjykatës Supreme, rrinë ulur..

E nderuara dhe e respektuara Gjykatë Kushtetuese, mbrojtësja e kushtetutës së Republikës së Kosovës, poulli, diaspora shqiptare e cila tërë këtyre ditëve është në ankth së qka po ndodhë në atdheun e tyre, i ka varë shpresat tek ju dhë njiherit pretë vendim të drejtë në mbrojtje të vërdiktit të popuulit për qka, ju e keni nderin dhë besimin së, do të veproni pa ndikime, pa presione dhë pa anime.

Në nji shkrim timin para pak ditësh, duke e shprehë brengën së qka tentohej ti pregatitej këtijë populli përmes komplotit politik të udhëhequr nga, më nderë më thëni, i pari i shtetit më pozitë ceremoniale sipas kushtetutës, i mori të gjithë frejtë e shtetit në dorë duke u përzier dhë ndikuar në spektrin politik për të kontrolluar qdo veprim I cili nuk shkonë sipas skenarit të tijë dhë të atyre rreth tijë.

Në atë rast deklarova së, e vetmja shpresë për ta nxjerrë shtetin nga kriza politike dhë evitimi i trazirave masovike deri në gjakëderdhje, është, Gjykata Kudhtetuese.

Përmes mesazheve telefonike, mjeteve elektronike si, face book, twitter, instsgram të cilat vijnë nga të gjithaanët e botës, shprehin brengën dhë frikën së, qka mundë të ndodhë më shtetin e Kosovës kur, ju kanë vërsul, armiqt shekullor, miqt të deformuar, të korruptuar dhë, të dezinformuar, të cilët, për interesa të tyre politike ndërkombëtare,deshirojnë të gjëjnë zgjedhje të shpejtë pa marrë parasyshë përmbajtjen, më rrezikim të ndarjës. dhë coptimit të Kosovës,gjoja, për” të sigurue paqë dhë stabilitet” në Ballkan, kundër vullnetit dhë deshirës së popullit.

Fatëkeqësishtë, këtijë kori destabilizues dhë shkatërrues të Republikës së Kosovës, rrolin udhëheqës, e mori ambasadori Grenell si nji pjesë e Administrsës së Presidentit Trump, sikur ata e shprehin qendrimin e shumicës amerikane posaqerishtë të Kongresit, në marrëveshje më presidentin dhë kryetarin e LDK-së, bashkëqeverisës deri në momentin e komplotit më fatalitet për popllin të cilët qenkan deklarue që lenë më kuptue së, janë pajtue më Uashingtonin qoftë edhe për ndërrim kufijsh kundër vullnetit të popullit.

Populli, mbajti shpresën së më ndryshime, do të kenë nji të ardhme ma të mirë, duke u lirue nga sunduesit që, përmes hajdutërisë, pasurimit të jashtëligjshëm, korrupcionit dhë nepotizmit për 20 vjetë, durimit i erdhi fundit.

Prandajë, shpresojë dhë besojë së, e nderuara Gjykatë, do ta vlerësoni më tërë përkushtimin dhë profesionalizmin të cilin e posedoni, të merrni vëndimin e duhur si organ i cili, në këtët moment e keni në dorë fatin për të ardhmën e Kosovës.

Vendimi ma racional për të cilin ju jeni ata që do ta përcaktoni, do të ishte që, presidenti i vëndit sipas provave dhë deshmive,të shpallët shkelës flagrant i Kushtetutës së Kosovës, jo vetëm kësiheri, i cili, ose duhët të jep dorëheqje ose të shkarkohët.

Të shpallën zgjedhjët e parakohëshme për Parlament e Qeveri, dhë President, më qrast, për here të parë në historin e shkurtë demokratike të Kosovës, të vihët rëndi kushtetues e shtetërore për nji periudhë të gjatë.

Rrolin e Presidentit deri në zgjedhje, do ta udhehiqte Kryeparlamentari/ja, dhë më kalimin e pandomisë të sigurohën zgjedhje të lira dhë demokratike.

Qytetar të ndëruar, tani, keni kujdesë së kujatë do të ja jepni votën në rrolin e Deputetit për të ju përfaqësue në Kuvend, e këtyre 82 majmunve që ju tradhëtuan duke ju nenshtruar presionit dhë diktatit të liderve politik, duke i degjuar ma shumë liderët partiak së popullin, ju bashkangjitën komplotit politik ndaj rendit kushtetues të shtetit në kohën e pandomisë, veprim të cilin, nuk do ta bente qiftë edhe nji shtet armik në këto rrethane.

Janë fjalë ofenduese për nji deputetet të vërtetë por, jo për këta që vepruan jashtë logjikes, vetëdijës dhë ndërgjegjës, së, edhe pse prejardhjen e kemi, prej majmuni që të gjithë por, perderisa të tjerët evalujun, këta, mbetën përseri majmun.

Mos i përzgjedhni ma sepse, janë mësue më i shfrytëzue beneficionet e deputetit pa punë dhë përgjegjësi ndaj votuesve, ndaj ligjeve të cilat sillën në Parlament. Edhe këta duhën të mbesin jashtë sikur këta që më të drejtë jau treguet derën por, që, më metoda klandestine po tentojnë të rikthehën në pushtë për interesa të të tyre e jo të qytetarve sepse, po mundohën që ti ikin drejtësisë për keqëpërdorime dhë për rrezikun e konfiskimit të pasurisë.

Pra, kjo “ qeveri” e cila tentojë që të kontrabandohej, për qellim, detyrë dhë ultimatum nga brenda dhë jashtë ishte së, duhët të ndahet Kosova, duhët të amnistohën krimet dhë kriminelet serb ndaj shqiptarve, duhët të amnistohën kriminilet shqiptar individ po ashtu për krime ndaj shqiptarve të cilët, po mundohën të fshihën prapa amblemës së UÇK-së, e cila, ishte, është, dhë do të mbetët krenaria, nderi dhë dinjiteti i kombit. Disa individ më akuza të rënda më emra të përveqëm, tani të njohur dhë në procedurë nga Gjykata Speciale, nuk nenkuptonë së janë akuza edhe ndaj UÇK-së.

Gjykatë e nderuar Kushtetuese, më padurim por më shpresë e presim vëndimin e Juajë historik në këto momente kthese dhë shtetëkonsolidimi të Republikés së Kosovës.

Zoti ju bekoftë Juve, zoti e bekoftë Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat