Deklarata e Thaçit për dorëheqje, nuk është e pabazë se vendimi GJK mundë të jetë në favor të tij?!

Opinione

Deklarata e Thaçit për dorëheqje, nuk është e pabazë se vendimi GJK mundë të jetë në favor të tij?!

Nga: Hafiz Shala Më: 23 maj 2020 Në ora: 14:51
Hafiz Shala

Edhe këto që po i shkruajmë ne si opinionist, në një mënyrë, jane edhe “presion” ndaj GJK-së, por, a nuk mundë të thuhet në të njejtën kohë së, reagimët janë shumë të arësyeshme e të qëllueshme në drejtim te ruajtjës së, paqës, stabilitetit dhe demokracisë e cila i manifestojë fillmët e veta të qarta, të vëndosura dhe të guximshme nga ana e sovranit më 6 tetor së, ndryshimi i madhe duhët të vijë dhe, ate, mundë ta sjellë vetëm populli i vetëdijëshëm dhe i vëndosur duke i zgjedhur të besuarit e tyre të cilë edhe do ta bëjnë ndryshimin.

Gjykata Kushtetuese, në duar të së cilës gjndët fati i Kosovës, mundë të dalë nga kjo situatë faqebardhe vetëm nese e respektonë vullnetin e pacenueshëm dhe sovranë të qytetarit të Republikës së Kosovës.

Një vëndim i këtillë që është pa dyshim kushtetues, e mbronë qytetarin dhe Republikën e Kosovës nga pushtetarët e deridjeshëm të cilët po ja pregatisin Kosovës, coptimin në mënyrën ma te pashpirtë që, historia e Kosovës, nuk e mbanë mendë.

A do të ketë trazira, a do të këtë pakënaqësi, a do të ketë edhe veprime të padeshiruara, nuk mundë të eliminohën sepse, populli, në këtë rast, po e mbronë votën e vetë të pacenueshme nga kushdoqoftë ajo, pra edhe nga Gjykata Kushtetuese, nese nuk është në niveline duhur.

Kur i pari i vëndit paturpërishtë si mërcenar i Serbisë, vepronë më tërë potencialin e tijë brenda dhe jashte atdheut që, qeveria e zgjedhur nga populli mos të mbijetojë duke e trasue rrugën tjetër për ta anashkalue qeverinë tani në detyrë që, mos ti ipët mundësia që ta rimarrë pushtetin pas mocionit të mosbesimit të organizuar nga të frustuarit më përgjegjësi politike e shtetërore të cilët, mbi kurrizin e tyre e kanë përgjegjësinë për gjendjën e krijuar në Republikën e Kosovës.

Prandaj, që te gjithë pajtohemi së, fati stabilitetit dhe ardhmëriae shtetit të Kosovës, në këtë moment, është në duar të Gjykatës Kushtetuese.

Nuk është thjeshtë një vëndimi vetëm sikur të bëhët fjalë për ndonj proces gjyqësor i një gjykate për lëndë pronsoro juridik.

Nga një qeveri e zgjedhur nga populli, mvarët fati i vëndit dhe drejtimin të cilin ajo qeveri do ta marrë për të ardhmën e shtetit sovranë, demokratik dhe i pavarur më kufijtë dhe tërësinë teritoriale të shpallur më 17 shkurt 2008.

Ndërhyrjët dhe kërkesat, qofshin ato edhe nga jashtë, pa marrë parasyshë nga vijnë, të cilat për qëllm e kanë ndarjen dhe tkurrjën e Kosovës, nuk janë miqësore dhe dashamirëse për popullin e Kosovës për qka jemi të vendosur që kërkesat e tilla, apriori jo vetëm të refuzohën por, as mos të diskutohën.

Kush mundë ti ju kundërvehët këtyre kërkesave jo të drejta, jo legjitime e antukushtetuese ?!

Vetëm ata të cilët populli jau ka dhenë besimin, kurse ata, popullit,jau kanë dhenë premtimin. Këta janë, zoti Albin Kurti dhe zonja Vjosa Osmani.

Këto, nuk jane fjalë të qarshisë por të shkruara në Programin e tyre qeverisës që ishte edhe vëndimtare pse populli jau dha besimin.

Disa nga ne që po deklarohemi për këta të dy përzgjedhes të popullit, nuk është vetëm simpatia dhe besimi që e kemi formue por, në rëndë të parë, jemi përkrahës dhe respektues të vullnetit të popullit, të cilin pretenduesit pa meritë pér pushtet po e mohojnë prandaj, une do të mburrëm më përcaktimin tim, sepse, kamë shpresë dhe besim së, Kosova do të mbrohët nga ndarja dhe coptimi, nga krimi, korrupcioni e nepotizmi dhe, kthimi i pasurisë së jashtëligjshme nga keqëbërësit të pandershëm e të pandërgjegjegjshëm të cilët, për fytyrën që e kanë, dojnë më qdo qmim ta rimarrin pushtetin më metoda qoftë edhe makiaveliste.

Kështu vëndosi sovrani, kështu duhët edhe të veprohët nga ana e Gjykatës Kushtetuese që të kete paqë e stabilitet në vendë. Interesat tjera të kujdo qofshin ato, nga brenda apo jashtë, apsolutishtë nuk qojnë peshë dhe, nuk duhët të pranohën sepse, ato, nuk përputhën më interesat e sovranit e as të kërkesave dhe vendimeve të tijë.

Prandaj, i lutëm kësajë gjykate që, siq thotë populli, tri here të matë e njëhere prejë, pasi, fati i Kosovës është në dorën e sajë.

Emrat e përveqëm, në këte rast nuk qojnë peshë pa marrë parasysh postet ose pozitat politike e shtetërore që i ushtrojnë sepse, ata, nuk janë të përjetshëmndërsa, Kosova dhe populli i sajë do të jetojë dhe mbijetojë edhe sfida të këtilla të cilat, fatekeqësishtë ndihmohën nga udheheqës më emra shqiptar nga të dy anët e kufirit.

Më duhët ta shprehë mëndmin tim, anipse më padeshirë por, kur është në pyetje fati i Kosovës, athere, nuk mundë të përmbahëm, duke ju kërkuar falje lexuesve shqiptar kudo që janë së :

Hashim Thaqi, në krye te shtetit të Ksovës, është pjella ma e keqe të cilin nëna shqiptarendonjëhere e ka lindë në tokën dardane.

Prandaj, duke e i përcjellë e analizue sjelljët dhe veprimet e tijë që nga paraqitja së pari në sqenën ushtarake më plotë dyshime e deri në atë politike, është shëmbull për të keq të cilin, populli, rinia dhe të gjitha strukturat politiko shtetërore, sa ma parë të lirohën nga ai dhe, emri i tijë mos të përmdët. Ai, nuk meritonë kurfar respekti sepse, gjatë gjithë kohës së veprimtarisë së tijë, ishte kundër interesave të Kosovës.

Gjykatë dhe gjykatës të nderuar, duhët ta keni parasyshë së, në anën e kuajtë do të rradhiteni më intërpretimin tuaj, po që së doni ta mbani përjetësishtë një epitet të këtillë përbuzës.

Emrat e juaj, do të mbetën si deshmi fatëkeqe nese jeni në anën e të së keqës në ndonjë libër zie si shëmbul i tradhetisë ndaj atdheut që po ja sillni në këtë shekull.

Mbetëm, mëgjithate më shpresë së, një gjë e tillë nuk do të ndodhe.

Mendoni, së keni mundësi dhe arësye që interpretimin ta bëni sipas veprimeve të cilitdo qoftë, por, nuk është edhe aq i rendë nese, e mbroni vëndiminqë të drejtën të ja ktheni sovraniti cili edhe do ta bartë vetë përgjegjësinë për përzgjedhjën e tijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat