Fuqia e mendimit dhe fjalës së lirë, është arma më e fort kundër injorantëve dhe servilëve politik..!? - Bota Sot
Fuqia e mendimit dhe fjalës së lirë, është arma më e fort kundër injorantëve dhe servilëve politik..!?

Opinione

Fuqia e mendimit dhe fjalës së lirë, është arma më e fort kundër injorantëve dhe servilëve politik..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 31 maj 2020 Në ora: 23:59
Rexhep Elezaj

Një mik i imi para pak ditëve, duke biseduar për shkrimet dhe prononcimet e mia të shpeshta në media, kushtuar kryesisht rrjedhave politike në Kosovë, ndër të tjera më tha; “mos shkruaj më sepse mjaftë ke fol për këto 20 vite, mjaftë i ke përkrahur disa politikanë dhe liderë partiak, dhe.., a pate diçka të hajrit nga kjo punë? Asgjë tha, bile as një falënderim nuk ta kanë bërë deri tash.., prandaj, më mirë e ke merru me punët tua private dhe me familjen, sepse shqiptarit edhe shtëpinë nëse ia falë, ai nuk dinë (donë, v.i.) me t’u falënderue...”!?

Thënë të vërtetën, më erdhi bukur rënd kjo që e dëgjova, sepse edhe ai vetë është analist politik që shpesh shkruan dhe deklarohet nëpër media rreth situatës politike në Kosovë, por siç duket, duke m’u drejtuar mua më këto fjali, ia po i fliste edhe vetes së tij, mbase vërehej qartë zhgënjimi dhe pendimi që ndjente për gjithë atë që kemi bërë bashkë, e herë ndarazi, për tri dekada rresht për të mirën e Kosovës!

 Sepse, kur njeriu angazhohet ditë e natë për të qenë një shtyllë e fortë e ndërtesës e cila quhet popull dhe shoqëri, kur gjithnjë lufton për ruajtjen dhe realizimin e idealeve dhe të porosive të parëve tanë, që si njeri i ditur e ke obligim të flasësh dhe mbrosh kauzën nacionale të kombit që i takon, dhe kështu me radhë, dhe, kur pas gjithë atij mundi dhe atyre përpjekjeve që atdheut t’ia bësh një argat, sado i vogël të jetë, dhe kur asnjëherë të vetme nuk merr nga askush, së paku një falënderim për punën që ke bërë dhe vazhdon ta bësh, por si “dhuratë” merr vetëm sulme, kritika, shpifje, denigrime e deri edhe kërcënime fizike, vetëm se e thua publikisht fjalën dhe mendimin tënd të lirë, ndryshe nga të tjerët, ani pse i garantuar me Kushtetutë, vërtetë bindesh përfundimisht, se ky diskurs kaq i mbrapshtë brenda mendësisë shqiptare ndaj fjalës dhe mendimit të lirë, pa asnjë dilemë, se intelektualin, aktivistin dhe patriotin shqiptar e vënë në një pozitë shumë të vështirë morale, njerëzore, politike dhe kombëtare!

Pasi që mendova bukur gjatë, se si t’i përgjigjem mikut tim në vërejtjen dhe sugjerimin e tij, vendosa t’i them hapur e pa ekuivokë; se unë që nga shkolla fillore kam zënë të shkruaj poezi dhe tregime për fëmijë, më vonë rrëfime nga jeta jonë shumë e vështirë në fshat, edhe gjatë studimeve jam mare me shkrime, reportazhe, tregime si dhe informata të shumta për ngjarjet e kohës, dhe së fundi qëkur shkova si emigrant në Gjermani, këtu e 27 vite më parë, kurrë nuk i kam ndërpre shkrimet, analizat si dhe informatat për aktivitetet e asociacioneve, subjekteve politike dhe shoqatave shqiptare në Gjermani, pjesë aktive e të cilave kam qenë edhe vetë..!?

I thash; o miku im, çdo gjë mundesh të kërkosh nga unë, por jo edhe ta mbylli gojën e mos të flas më për gjërat dhe dukurit që më shqetësojnë, më brengosin dhe interesojnë, se çfarë po ndodhë me popullin tim, me fatet e tij, me të ardhmen e rinisë sonë të mrekullueshme, për planet dhe skenarët e armiqve të kombit, të cilat nuk kanë të ndalur..., pra nuk mund të mos flas e as të heshti, kur para syve të mi luhen drama dhe tragjedi të mëdha mbi popullin tim, mbi tokën dhe trojet tona, që mezi i çliruam vetëm gjysmën e tyre, dhe, tash mos ta ngris zërin tim në mbrojtje të kësaj pak lirie që duan serish të na e vrasin, jo më shkijet, por fara e serbit brenda sojit tonë, dinosaurët e komunizmit ruso-serbo-sllav në mesin tonë, etj., kjo për mua do ishte vdekje për së gjalli, miku im, i thash në përfundim të përgjigjes time..!?

Prandaj, derisa të më rrah zëmra me dashuri dhe përkushtim për tokën e shenjtë të Kosovës dhe popullin tim të shumë vuajtur, unë nuk do ta ndërpres fjalën, shkrimin, kritikën si dhe mbrojtjen e idealeve tona kombëtare, për të cilat luftuan dhe dhanë jetën të parët tanë gjatë dy shekujve të fundit. Sepse, a harrohet o vëlla gjaku dhe amaneti që na e lanë miliona dëshmorë tanë që ta ruajmë Kosovën në çdo orë e çast, çdo ditë e natë, porosi të cilat çdo minutë më dalin si kurorë malesh të Rugovës kreshnike para mendjes, syve dhe shpirtit tim të thyer në njëmijë e një copa..!?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat