Intelegjenca dhe intelektualët e mirfilltë nuk luftojnë për karike e pushtet!

Opinione

Intelegjenca dhe intelektualët e mirfilltë nuk luftojnë për karike e pushtet!

Nga: Mehdi Memeti Më: 27 qershor 2020 Në ora: 12:11
Mehdi Memeti

Nëse flasim në përmasa më të gjëra historike, ardhja në pushtet e partive politike plyraliste në RMV, nga vitet e 90-ta e deri më sot dhe pa fryte të shëndosha është gjithsesi rezultat i mendimit intelektual jo të shëndoshë dhe veprimeve të gabuara politike. Duam apo s`duam ta pranojmë…

Shoqëria shqiptare në RMV, në këtë fazë të plyralizmit politik 30 vjeçar,respektivisht Intelegjenca dhe intelektualët shqiptarë duhej të kishin rol dhe përgjegjësi më të mëdha se sa partitë politike. Sepse Intelegjenca është ajo që e krijon mendimin intelektual të një kombi.

Pastaj vazhdon rruga induktive e mendimit politik.Ndërsa mendimi politik indukton veprimin politik. Fatkeqësisht një gjë e till nuk ndodhi tek ne në RMV, për tre dekada. Njëlloj si diktatura komuniste dikur që nuk lejonte intelegjencën dhe intelektualët të flisnin e të shkruanin lirshëm, edhe partitë politike shqiptare këtu në RMV,gjegjësisht politikanët kan qenë janë dhe si duket po tentojnë të jenë mbi intelegjencën dhe intelektualët apo jo ?

Ambicja e këtij shkrimi nuk është të analizojë politikën dështuese të këtyre politikanëve të gjertanishëm, por ambicja e këtij shkrimi është që në njëfar mënyre ta paraqes rolin e mendimit intelektual shqiptarë këtu në RMV, i cili, realisht nuk është përfillur fare.Jo që nuk ka pasur, ka dhe do të ketë, por intelegjenca për fat të keq është konsideruar si armik e jo si mik. Me vet faktin se përherë intelegjeca shqiptare është kundërshtuar nga cila do parti politike.

Pavarsisht se dëgjohen zëra në opinionin e gjërë gjoja se nuk kemi intelegjencë, nuk kemi intelektual, çka bëjnë intelegjenca, çka bajnë intelektualët etj.etj. Edhe pse nuk pajtohemi me këtë konstatim,nga ana tjetër, në të vërtetë ka një numër që bishtërojnë, shtrembërojnë, dinë të shiten e reklamohen për kaprica të vogla individuale dhe jo rastësisht për këto 30 vjet jemi udhëhequr nga një politik shterpe,me maska nga më të ndryshme, edhe pse qytetarët shqiptarë përveç se i lexojnë politikat dështuese të tyre, por i detektojnë edhe sinjalet jo verbale (sekretet e gjuhës së trupit) false e mashtruese…

Shqiptarëve të RMV-së u fyhet dinjiteti i përkatësisë shtetërore, kombëtare, nga vet naiviteti dhe vetdiskriminimi politik. Tragjikomedia më e madhe bëhet kur tërë kjo fars emërohet si rezistencë kombëtare e patriotike. Po ilustrojmë vetëm një shembull për arsimin, dhe njëherit po i pyes politkanët shqiptarë në përgjithsi: Në çfar gjuhe i marrin dëftesat e fëmijëve të tyre ? Në çfar gjuhe plotësojnë dokumentacionin pedagogjik arsimtarët nëpër shkollat shqipe ? Pa u futur në rendin kushtetues juridik, sistemin zgjedhor me lista të hapura, regjistrimin e popullsisë, që nuk është bërë që nga viti 2002, që kam shkruar edhe më herët për këte.

Andaj po themi se Intelegjenca dhe intelektualët e mirfilltë nuk luftojnë për karike ,pushtet e politikë, ata vetëm përcaktojnë objektivat kombëtare, dhe e përgatitin terenin që të vijë në pushtet ajo garniturë politike e cila do të jetë më afër këtyre objektivave kombëtare. Fatkeqësisht një gjë e këtillë te shqiptarët e Maqedonisë së veriut nuk po ndodhë…

Të bëjmë e të shohim !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat