Ministri që nuk e merr vdekjen seriozisht - Bota Sot
Ministri që nuk e merr vdekjen seriozisht

Opinione

Ministri që nuk e merr vdekjen seriozisht

Nga: Kimete Berisha Më: 5 korrik 2020 Në ora: 14:15
Kimete Berisha

Armend Zemaj e ka kriju karrierën politike duke u viktimizu, (gati si të gjithë politikanët e Kosovës) djali u bë politikan në shpinë të 'viktimave', e tash, qé, ja pruni Zoti, po e humb rrugën në oborrin e viktimave.

Nuk ka hair prej 'vdekjes' së huaj, përveç kur vdesim vetë, s'i dihet, ndoshta do të kemi ndonjë interes prej 'saj', se mund të jetë, dhe sigurisht 'vdekja është pjesë e jetës'.

Ministri ka kohë m'u peshqilu, por s'ka kohë m'u deklaru 'pak' për situatën e 12-të vdekjeve...

Si ministër i shëndetësisë, e sheh oborrin e Infektivës të mbuluar me bërllog, e kaosi nuk ia vret sytë.

Cili virus ju pengon shqiptarëve me pastru bërllogun apo çfarë problemi kanë shqiptarët që sillen thuajse secili shqiptar e ka një pastruese pas vetes.

Kaos, kah t'rrotullesh.

Armend Zemaj duhet t'ia liroj postin dikujt që e merr vdekjen seriozisht, e nuk e 'politizon' atë, se nuk bëhet eufemizëm me vdekjet, nuk po ndodh pandemia për inat tëndin, sqarojani
djalit.

E Avdullah Hoti po sillet si Skënderbeu, thujse 'na e ka sjell lirinë e lëvizjes' që na e privoi Albini.
Por, Albini na mbronte nga vdekja, sepse ne nuk jemi të rrezikuar nga robëria, por nga infektimi...tani na duhet me shpëtu e jo me ladru.

Pra, secili ministër po e shfrytëzon situatën për t'u bërë 'dikushi', diçka që s'do ta përjetoni kurrë.

Dikushi nuk bëhesh fals, duke vjedhur pushtetin dhe duke fahehur 'të vdekurit'.
Dikushi të bën vetëm dhe ekskluzivisht nderi.

Lirojani vendin dikujt që e din sa sahati, e jo këtij Armendit që 'nuk i vëhet vonë, as në orët e vona', e që në ditën më të rëndë të pandemisë, u thotë gazetarëve 'Hajt se shihemi më vonë'.

Pra, s'ka kohë as t'i ngushëllojë familjarët e të vdekurve.
Kaq VIP që është.

P.S. Shëmti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat