Diktatorët dhe uria e tyre për pushtet

Opinione

Diktatorët dhe uria e tyre për pushtet

Nga: Sherif Ramabaja Më: 9 korrik 2020 Në ora: 14:40
Sherif Ramabaja

Fenomeni më i ri i pushtetit absolut sot është presidenti rus Putin. Atij kur i´u  afrua afati për të mos pasur të drejtë kandidimi, i bëri ndryshimet kushtetuese dhe e mveshi veten me pushtetin e përjetshëm.

Maduron presidentin e Venezuelës, ska kush që e luan nga pushteti edhe pse populli protestoi, u gjakos dhe vuante nga uria. Ai me grushtin lart të komunistit, mbetet sinonim se pushteti nuk dorëzohet.

Të flitet për Korenë Veriore dhe presidentit e tyre Kim Yong - Un është gjithçka e tepërt, sepse ata bar hanë, siç deklaroheshin revolucionarët komunist dhe enveristët, e imperializmit nuk i dorëzohen.

Presidenti kinez Xi Jinping, po ashtu veti ia ka siguruar pushtetin e përjetshëm dhe urinë për ekspanzion global, po e shfaq dita ditës. Hong - Kongut çdo ditë e më shumë ia ka ngushtuar rrethin.

 Me ndryshimet ligjore që i bëri Kina dhe duke përdorur të gjithë arsenalin destruktiv e futi Hong - Kongun nën kontrollën shtetërore edhe pse kishte premtuar: një shtet, dy sisteme.

Autokratin tjetër Evropa e ka para dere dhe ai sështë askush tjetër përpos  kryetari i Turqisë Erdogani, i cili herë veten e krahason me Sulltanët e Perandorisë Otomane, e herë të diktatorit.

Erdogani më tepër është sinonim i Putinit i cili, herë synon Lindjen e Afërt dhe të Mesme, herë tërë shtetet arabe, e herë i hudh sytë drejt Ilirikut, posaqërisht drejt shteteve dhe territoreve shqiptare, sikur tia kishin lënë amanet sulltanët gjakpirësa.

 Nuk mund të jesh indeferent kur t´i shikosh veprimet e pushtetarëve tanë, që interasat personale dhe pushtetin e tyre e kanë të shenjtë, kurse shtiren se mbaruan për këtë popull.

Rama Shqipërinë e ka sjellur buzë falimentimit. Nuk mund t´ia numrosh të zezat që i ka bërë popullit shqiptar, për këto shtatë vite të pushtetit të tij, sepse do të duhej kohë për këtë.

Do të mjaftonte t´ia cekësh vonesën që i shkaktoi Shqipërisë për integrim në EU, sepse në fillim, Shqipëria llogaritej konkurrentja kryesore. Varfërinë që i solli popullit dhe vjedhjen e votës për të mbetur në pushtet, si tri mëkatet më të mëdha.

Të duhet kohë nëse mundësh t´ia gjesh ndonjë gjë pozitive që ka bërë për shtetin, apo çështjen mbarëshqiptare.

 Personalitet i njejt, apo sikur të ishte vëlla binjak me Ramën, e ka edhe Kosova kryetarin e saj Thaçin.

Thaçi, me synim të liderit të pakontestuar, i´u imponua Kosovës që kur Serbia u largua nga Kosova në vitin 2000.

 Me vdekjen e kryetarit Rugova, Thaçi e privatizoi Kosovën dhe bëri e veproi ashtu siç deshi vetë.

Pozitat dhe funksionet për vete i ka përcaktuar ashtu siç ka dashur dhe i´u kanë përgjigjigjur atij, vetë prente e vetë qepte.

Në kohën e pandemisë së Coronës kërkonte ta shpallte gjendjen e jashtëzakonshme edhe pse s´ishin më shumë se 20 veta të infektuar. Bënte apel te qytetarët, që mos t´u binden urdhërave të kryeministrit Kurti dhe i ftonte për mosdëgjim qytetar.

Në fund e rrëzoi qeverinë Kurti sepse nuk i´u përgjigjej planeve të tij, të marrëveshjeve me Ramën dhe Vucicin.

Turrin si duket ia ndali vetëm aktakuza nga Gjykata Speciale, sepse nga ai mund të pritej që do t´i bënte ndryshimet kushtetuese dhe t´ia siguronte vetes pozitën e kryetarit të shtetit, në të njejtën mënyrë sikurse veproi Putini.

Thaçin ndoshta do ta zhvesh nga pushteti bashkësia ndërkombëtare, po mbetet enigmë, kush do ta shkurorëzoi Ramën nga pushteti.

Protestat studentore dhe gjithëpopullore se lëvizën nga vendi. Dëshmitë për korrupcion dhe lidhjen me krimin e organizuar si lan përshtypje. Dëshmitë për vjedhjen e votës, largimi i opozitës nga parlamenti, Paketa Antishpifje, manipulimi për mosthemelimin e Gjykatës Kushtetuese, kërcnimi me largimin e presidentit, rrënimi i Teatrit Kombëtar, përhapja e panikut në popull nga Corona edhe pse s´ishin më shumë se 20 veta të infektuar. Nxjerrja e ushtrisë shkaku i Coronës, për ta luftuar “armikun e padukshëm” me 20 veta të infektuar dhe çka jo tjetër. Tash së fundi dolën statistikat se Shqipëria rradhitet si shteti i tretë në botë, për përdorimin e kokainës. Për kultivim të drogës me siguri ze një pozitë po ashtu të lartë. Kryeministri Rama me siguri pritet të protestoi, po sdi a do t´i besoi kush.

Shqiptarët, sidomos në historinë më të re, do t´i mbajnë gjatë në mend udhëheqësit e tyre Ramën dhe Thaçin së bashku me presidentin serb Vucic, për rolin që luajtën, në përpjekje për ndarjen e Kosovës dhe minishengenin ballkanik.

Përgjegjësinë e tyre, deri në tradhëti kombëtare, duhet ta shqyrtojnë jurispodenca dhe gjykatat e shteteve shqiptare, përndryshe do t´u mbeten borgj qytetarëve dhe gjeneratave të ardhëshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat