Ballkani - “Zinxhir i maleve të pyllëzuara” - Bota Sot
Ballkani - “Zinxhir i maleve të pyllëzuara”

Opinione

Ballkani - “Zinxhir i maleve të pyllëzuara”

Nga: Dr. Nijazi Halili Më: 14 korrik 2020 Në ora: 11:49
Dr. Nijazi Halili

Historia politike e Ballkanit nuk fillon me të kuptuarit e grupeve etnike dhe historisë së tyre pa njohjen e ndikimit të gjeografisë së regjionit. Shtrirja gjeografike e regjionit të "Ballkanit" është çështje kontraverse. Shumë studiues kanë përfshirë vetëm shtetet komuniste dhe e kanë lidhur me Çekosllovakinë, Poloninë dhe  Gjermaninë Lindore, derisa kanë anashkaluar Turqinë dhe Greqinë si dhe epokën Otomane. Disa historian kanë përjashtuar Hungarinë, Kroacinë dhe territore tjera Habsburge, duke i konsideruar ato me veçanti si Evropë "qendrore", të ndryshme nga ato të tematikave të Ballkanit. Por, prania e kontradiktave është në vetvete, karakteristike për Ballkanin.Në konceptin historik, zona e Ballkanit përfshin Greqinë, Bullgarinë, Jugosllavinë, Rumaninë, Shqipërinë dhe Hungarinë. Shumica e kësaj zone ishte nën sundimin osman, pjesa tjetër nën Perandorinë Austro-Hungareze. Modeli ynë nuk do të merret me të gjitha pjesët e Perandorisë Osmane, e shtrirë në Azi dhe Afrikë, apo ish-vendet e tjera të Habsburgëve si Çekosllovakia dhe pjesët e Polonisë.

Rajoni i Ballkanit është një gadishull trekëndorë me një kufi të gjerë verior, duke u ngushtuar me shtrirjen e tij në jug.  Deti i Zi, Egje, Mesdhe dhe Adriatiku janë ato detetë cilët e  rrethojnë gadishullin Ballkanik. Detërat kanë shërbyer njëkohësisht si pengesa dhe pikë hyrje. Zona e Ballkanit nuk ka qenë e izoluar fizikisht nga rajonet e afërta.

Në verilindje, Rumania është e ekspozuar rajoneve stepë të Ukrainës, një rrugë e lehtë për pushtim nga kohët parahistorike deri në kohët e  tashme. Në veriperëndim, në luginën e Danubit dhe ultësira hungareze janë pika të lehta të hyrjes. Shumica e grupeve etnike në rajon kanë hyrë nga një prej këtyre rrugëve. Rrethuar në tre anët nga uji, gadishulli nuk është shkëputur  nga rajonet fqinje në lindje, në perëndim apo jug. Në lindje, ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve janë rrugë të natyrshme në mes të Ballkanit e Anadollit dhe Azisë.Në perëndim, gadishulli italian është vetëm dyzet milje larg përtej Adriatikut nga Shqipëria, dhe ndikimi nga ai drejtim ka qenë konstant.

Në jug, ishujt e Egjeut e të Mesdheut janë gurë të shtruar drejtë Mesdheut lindor dhe Egjiptit. Rajoni i Ballkanit ka qenë një udhëkryq për trafikun drejt tij dhe në drejtim të destinacioneve të ndryshme. Malet ndajnë rajonin. Ato janë karakteristika të brendshme fizike. Rajoni e merr emrin e vet nga mali "Ballkan" në Bullgari (nga shprehja turke që do të thotë  "zinxhir i maleve të pyllëzuara").  Në një shkallë më të madhe, një zinxhir i gjatë i vazhdueshëm i  maleve kalon rajonin në formën e shkronjës S të kthyer mbrapsht.

Nga Karpatet, malet e Jugut në Ballkan shtrihen në Lindje të Anatolisë Turke. Në bregun perëndimor, Alpet Dinarike ndjekin bregdetin jugor përmes Dalmacisë dhe Shqipërisë, kalojnë Greqinë dhe vazhdojnë në det në formën e ishujve të ndryshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat