Sektori privat i sigurisë

Opinione

Sektori privat i sigurisë

Nga: Armend Halimi Më: 4 gusht 2020 Në ora: 20:12
Armend Halimi

Bota moderne dhe demokratike ka kohë që ka thyer 'akullin' në mes sektorit publik e privat.

Organizimi shtetror gjatë ka pasur të rezervuara përgjegjësitë dhe privilegjet për veprimtari të ndjeshëme vetëm si veprimtari shtetrore.

Siguria, shëndetësia, arsimi e të tjera janë konsideruar profesione që mund të ushtrohen vetëm nën autoritetin shtetror.

Idet përparimtare tash e sa kohë kanë dëshmuar edhe anën tjetër, atë se edhe organizimet e shoqërisë civile janë të mundshëme dhe efektive për kryerjen e këtyre punëve, madje se edhe rëndësia e tyre mund të jetë krahas atyre shtetrore, jo rrall herë për tu marr shembull.

Në këtë drejtim, njohim institucione arsimore, klinika e spitale të sektorit privat që e kanë dëshmuar aftësinë për operuar, dhe efektin e tyre pozitiv në krijimin e lehtësirave për shoqërinë.

Industria private e sigurisë është një sektor tjetër suksesi në vendin tonë. Ky sektor për veq se ka rol të madh në krijimin e ambientit të sigurt me prezencën e tyre, është evidente që ka liruar nga një barrë e madhe vetë shtetin, përkatësisht institucionet e sigurisë në raport me krimet ordinere siq janë vjedhje e grabitje, apo vandalizmit, kryesisht në parandalim të tyre dhe mbrojtje nga to.

Prezencën e tyre e vrejmë ku do. Në patrullime, institucione, etj. Ata (security) janë vetë sinonimi i sigurisë. Kontributi i tyre brenda kompetencave ligjore tejaklon obligimet kontraktuale (ndaj klienteve), pjestarët e këtij sektori reagojnë në raportim tek institucionet e sigurisë publike sa herë që vrejnë dukuri negative. Prandaj meritojnë të shihen me sy respekti krahas institucioneve të sigurisë publike. Çdo pjestar që shohim të këtij sektori nga përvoja ka të garantuar dy cilësi: karakterin e mirë dhe anën profesionale.

Sa për karakterin, vetëvetiu nënkuptohet pasi zgjedhin një prej profesioneve fisnike, atë për ofrimin e sigurisë, me një fjalë parandalimin dhe raportimin e çdo gjëje që sjell shqetësim për jetën dhe pronën. Kurse për anën profesionale, dëshmoj nga përvoja tash e sa vite në një institucion të rëndësishëm të këtij sektori, pra qendrën e trajnimeve dhe çertifikimeve të punojnsëve të këtij sektori, #GFS Training Center. Në pozitën e menaxherit dhe të njërit prej instruktorëve të kësaj qendre, jam dëshmitar të përparimit të industrisë private të sigurisë. Djemë e vajza të reja zgjedhin këtë profesion me mjaftë dëshirë, sikurse shumë më parë se ne kanë zgjedhur edhe thuajse çdo vend demokratik e modern. Andaj, është i tejkaluar mendimi se ky sektor është zgjidhja e fundit për punësim. Përgjegjësia, privilegji dhe avansimi dita ditës, ndoshta do e bëjë sektorin e parë për zgjidhje punësimi.

Aautori është menaxher i Qendrë së Trajnimeve dhe Çertifikimeve të punojnsëve të sigurisë private, GFS Training Center, Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat