Serbia në Uashington e mbuloi krimin dhe masakrimin

Opinione

Serbia në Uashington e mbuloi krimin dhe masakrimin

Nga: Rexhep Torte Më: 7 shtator 2020 Në ora: 08:58
Rexhep Torte

Takimi në Vashington më 4 shtatot 2020, për fat të keq i vërtetoi paralajmërimet dhe sugjerimet e ekspertëve, analistëve dhe opinionistëve se Avdullah Hoti dhe ekipi i dij nuk janë të aftë të ballafaqohen me dialogun Kosovë-Serbi, nuk kanë legjitimitet, nuk kanë konsensus të brendshëm politik dhe nuk kanë palatformë të miratuar në Parlamentin e Kosovës për këtë dialog.

Kosovën në bisedimet në Vashington më mirë do ta përfaqësonte një grup nga kopshti i fëmijëve, se sa Avdullah Hoti me të zgjedhurit e tij.

Marrëveshja e nënshkruan në Vashington Kosova e Serbia për zhvillm ekonomik, më shumë i ngjan një proçesverbali, se sa një marrëveshjeje të mirfilltë ndërshtetërore.

Përmbajtja e kësaj marrëveshje për nga hartimi dhe radhitja e çështjeve ka formën e një sallate mikse.

Delegacioni i Kosovës trumbetonte dhe premtonte se në Vashington shkon vetëm për marrëveshje përfundimtare të njohjes së ndërsjellë ndërmjeet Kosovës dhe Serbisë, por i doli dardhë me bisht, dhe njohjen e ndërsjellë e shndëroi në bisedime teknike.

Akeksanër Vuçiqi, presidenti i Serbisë, edhe pse president i një shteti kriminal dhe bashkëpunëtor i kriminelit Sllobodan Millosheviq, që në fillim të bidedimeve këmbënguli dhe e hoqi nga rendi i ditës pikën ku bëhej fjalë për njohjen e ndersjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Avdulllah Hoti, kryeministri i Kosovës, dëshmoi paaftësi totale, duke pranuar që në këtë takim në vend të njohjes së ndërsjelllë, të diskutohet për ndarje e Liqenit të Ujmanit, duke pranuar kështu diktatin e Aleksandër Vuçiqit, dhe i harroi fare mijëra vrasje, masakra, dhunime dhe viktima të agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë.

Avdullah Hoti u frikësua nga Vuçiqi njejtë si me astin e ndërprerjes së punimeve në rrugën Deçan-Plavë, vetëm ti shkon pas qejfit Serbisë.

Avdullah Hoti dhe delegacioni i Kosovës në takimin në Vashington me sa duket vajtën me lugën në brez, si me qenë të ftuar në dasëm, duke shpresuar se SHBA-të do tua kryejnë punët.

Avdullah Hoti dhe delegacioni kosovar në këtë takim u sollën si me qenë delegacion i një shteti tjetër dhe jo delegacion i Kosovës së përgjakur dhe të shumëvuajtur nga Serbia.

Avdullah Hoti dhe delegacioni i Kosovës nuk treguan aspak ndjenja dhembjeje e mëshirë, për shqiptarët e vrarë, të masakruar dhe të dhunuar nga Serbia, në mesin e të cilëve edhe fëmijë të vrarë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Avdullah Hoti me paaftësinë e tij i zhgënjeu kosovarët dhe mbarëshqiptarët, duke mos treguar sens përgjegjësie për ta mbrojtur Kosovën çdo pëllëmbë toke e të cilës është e larë me gjakun e shqiptarëve.

Avdulla Hoti dhe delegacioni kosovar deklaronin dhe premtonin shumë, por në realitet e lejuan Serbinë që ti drejtojë sërish kthetrat e përgjakura mbi Kosovë.

Ashtu siç nuk e pranoi Aleksandër Vuçiqi pikën e rendit të ditës për njohje të ndërsjellë, njejtë edhe Avdullah Hoti duhej të këmbëngulte dhe ta hiqte nga rendi i ditës çështjen e Liqenit të Ujmanit.

Avdullah Hoti për Liqenin e Ujmanit duhej të kishte konsultuar ekspertët kosovarë para se të shkojë në Vashington, e jo ta konsulton nga përtej oqeani Ramush Haradinajn, ku dihet se ky i fundit ia fali Malit të Zi Çakorrin dhe Kullën, dhe se ambicja e tij është posti i presidentit dhe jo Liqeni i Ujmanit.

Për Ujmanin, Minishengenin dhe çështje tjera të ngjashme mund të diskutohet vetëm pas njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë., dhe për këtë fjalën kryesore e kanë ekspertët kosovarë të këtyre fushave dhe ardumentet e fuqishme të Kosovës kundër pretendimeve të dëmshme të Serbisë.

Avdullah Hoti dhe delegacioni kosovar nuk duhet asnjëherë të pranojnë ta luajnë vallen e Serbisë në dëm të Kosovës.

Donald Trump dhe Richard Grenell lanë përshtypjen se ky takim në Vashington u organizua me qëllim të rritjes së popullaritetit të Trumpit para zgjedheve presidenciale në nëntor.

Trump dhe Grenell lanë pëeshtypjen se Kosovën në këtë takim e përdorin mish për top, edhe pse shqiptarët i kishin mbështetur shpresat te ky SHBA-tw.

Në këtë takim dominuan interesat e Serbisë agresore gjenocidale, karshi Kosovës viktimë nga ky agresion gjenocidal.

Richad Grenell ishte mllefosur pse asnjë nga mediat amerikane nuk ka informuar për marrëveshjen historike në vashington, siç e quan ai.

Mediat amerikanë nuk janë aqë naive sa që të manipulohen e ti bëjnë reklamë Donad Trumpit për një marrëveshje në dëm të Kosovës.

Donald Trump me këtë marrëveshje i zhgënjeu shqiptarët, dhe vështirë se do të ketë shqiptar që të votojë për Trump.

Marrëveshja e 4 shtatorit në Vashington është në favor të Serbisë, e cila edhe pse i kreu tërë ato vrasje e masakra në Kosovë arrijti ta realizojë qëllimin e saj, e para, ti mbulojë krimet e kryera pa u sanksionuar, pa kërkuar falje publike për krimet e kryera, pa i dënuar kriminelër serbë, dhe e dyta, arrijti synimin ta shfrytëzojë tregun e Kosovës për produktet serbe, ta shfrytëzojë infrastrukturën rrugore nëpër Kosovë për të dalë në Detin Adriatik , synimin që ta ndajë edhe Liqenin e Ujmanit dhe synimin të bëhet lidere e Minishengenit.

Dakordësia për njohjen e Kosovës nga Izraeli, mud të ishte bërë para ose pas njohjeve të ndërsjella Kosovë-Serbi, e jo tani si karem apo kushtëzim në dialog.

Shumë zhumë e pak punë, kështu mund të cilësohet takimi Kosovë-Serbi në Vashington më datë 4 shtator 2020.

Mund të flasim sa të duam, por e vërteta është e vërtetë dhe faktet janë të pamohueshme dhe na e mbyllin gojën e na rrëzojnë përtoke.

Muk duhet tia bëjmë qejfin SHBA-së, e aqë më tepër tia bëjmë qejfin vetes tonë si shqiptarë, sepse mbi shpinën tonë jemi duke mbajtur me shekuj shumë padrejtësi që na i kanë bërë tjerët , dhe që nuk i kemi merituar.

Besojmë se nuk ka patur shqiptar në botë që më 4 shtator 2020 nuk ishte drejtuar sy e veshë kah Vashingtoni në pritje të epilogut nga takimi Kosovë-Serbi.

E vërteta dhe pritshmëritë ishin në anën shqiptare, që don të thotë për Kosovën viktimë shekullore të Serbisë, e cila jo më larg se para 21 viteve kreu agresion gjenocidal në Kosovë, duke e bërë shkrumb e hi Kosovën, duke vrarë, masakruar e dhunuar mijëra shqiptarë e shqiptare të pafajshme, me të vetmin qëllim që Kosova të mbetet në okupin të Serbisë.

Pritshmëritë për shqiptarët ishin të mëdha dhe reale, sepse kishim përballë Serbinë agresore gjenocidale dhe Kosovën viktimë të pafajshme, e cila mbronte pragun e shtëpisë dhe familjet nga vrasjet, masakrat dhe dhunimet e Serbisë.

Pritshmëritë për ne shqiptarët ishin të mëdha, sepse nga goja e Avdullah Hotit, kryeministër i Kosovës dhe nga anëtarët e tjerë të delegacionit kosovar, dëgjonim premtime të vazhdueshme dhe shpresëdhënëse se, në takimin në Vashington shkojmë vetëm për njohje të ndërsjellë mes dy shteteve, se do ta respektojmë Kushtetutën e Kosovës dhe nuk do të lejojmë të cënohet integriteti i Kosovës.

Deklaratat e Serbisë pas nënshkrimit të Marrëveshjes në Vashington, se Serbia nuk ka firmosur asnjë dokument me Kosovën, por me SHBA-të, dhe se në këtë marrëveshje të nënshkruar nuk figuron shprehja Republika e Kosovës, janë tepër shqetësuese dhe e tregojnë fytyrën e vërtetë destruktive dhe mashtruese të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat