Për Gjykatën Speciale

Opinione

Për Gjykatën Speciale

Nga: Petrit Dibrani Më: 8 shtator 2020 Në ora: 21:04
Petrit Dibrani

Pse Gjykata Speciale?......

Pse akuza kundër çlirimtarëve?

Pse shqiptarët e masakruar dhe të vrarë, duhet gjykuar vetëm se mbetën gjallë?!

Pse tentoni, viktimën ta gjykoni?

Pse, viktimën me agresorin kriminel serb ta barazoni?!

Pse me prokuror serb, duke bashkpunuar dhe viktimat shqiptar prapë bashkë duhet akuzuar?

Ç’farë po synoni, familjarët e viktimave të vrarë t’i gjykoni?!

Shumë pse, pa përgjegje!....

Ju udhëheqës, gjykatës, prokuror të Gjykatës Speciale, nëse deri tani se keni kuptuar, se viktimën jeni duke gjykuar, jeni vonuar dhe keni humbur, asgjë s’keni fituar.....

Ju duhet ta kuptoni, njëher e përgjithmonë.

Shqiptarët, s’kanë shkuar Serbinë për ta sulmuar!

Shqiptarët, tokë të huaj s’kanë uzurpuar!

Shqiptarët, fëmijë s’kanë masakruar!

Ju duhet ta kuptoni, se ne shqiptarët jemi vrarë, masakruar dhe nga shtëpit tona prej kriminelëve, barbar shovinist serb jemi dëbuar!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat