Nga kush u nxit kjo aferë për Nobel?

Opinione

Nga kush u nxit kjo aferë për Nobel?

Nga: Islam Fejzullahu Më: 12 shtator 2020 Në ora: 14:14
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi në SHBA

Një deputet i parlamentit Suedez i Kristiandemokratëve doli me një opinion se ka dorëzuar stafit për ndarjen e çmimit Nobel për paqe treshes Trump-Kosovë-Serbi?

Në media doli si lajm bombë se kristiandemokrati i parlamentit suedez Magnus jakobson dorëzoi këshillit për ndarjen e çmimeve Nobel për paqe treshen Trump-qeveri e Kosovës-qeveri e Serbisë, lajm i cili tani veç ka filluar të merr konaotacione të ndryshme dhe vlerësime të lloj-llojshme?

Së pari shtrohet pyetja nga i erdhi ideja Jakobsonit për këtë qëllim dhe nga kush u nxit? A është në pyetje lobi serb, apo ndonjë dhuratë marramendëse, sepse dihet se kjo vlerë është historike për shumë kënd?

Kohëve të fundit si duket shumë qarqe janë angazhuar që të minimizojnë të bëmat e Serbisë e ish-Jugosllavisë edhe pse gjykata ndërkombëtare e Hagës pati shumë raste të këtij shteti dhe akoma janë sa aktuale, ndërsa në anën tjetër pikërisht personi i cili ishte ministër i po asaj qeverie për të bëmat akuzohet akoma tani drejtues shteti propozohet për çmim Nobel për paqë?

Mua më intereson një çështje dhe ju drejtohem lidershipit kosovar apo të gjithë liderëve partiak e politik; Vallë si po ndiheni ju në këto momente kur ju jeni ata të cilët po ia mundësoni një çmim apo vlerësim të tillë këtij personi apo edhe shteti? Ku ishit ju qe 20 vite që nuk i hodhët në tavolinë para ndërkombëtarëve të bëmat e shtetit të këtij pushtetari, kryetar i të cilit është dhe ish-ministër i luftës? Nuk u angazhuat që të nderkombëtarizohet çështja e luftës-gjenocidit, spastrimit etnik, dhunimit të mbi 20 femrave shqiptare nga po ata ushtarë, policë, paramilitarë të atij ish-ministri, vrasja e mbi 14000 viktimave civile të pambrojtura, të 1446 fëmijëve, sjelljen në tokën e djegur në territorin e Kosovës dhe përfundimisht rreth 1764 trupave të pa gjetur akoma nga ajo katrahurë e asaj kohe të këtij ish-ministri të kasapit të Ballkanit, tani kryetarit të atij shteti Serbi?

Kryenegociatorëve, Thaçi, Mustafa dhe tani servilit tëtyre Hoti, ju drejtohem a jeni në gjendje që nesër po të realizohet ai projekt i suedezit ta pranoni një çmim të tillë dhe si do dilni para popullit e posaçërisht para atyre, të cilët i dhanë më të dashurit e tyre, para atyre të cilave me dhunë ua morën nderin, para atyre që akoma u mungojnë më të dashurit e tyre? Unë nuk befasohem me Trump, sepse ai i ka interesat e veta, bizneset, fushatat për mandatin e dytë për president, e as për Vuçiqin, sepse ai krenohet akoma siç edhe e ka cekur pikërisht në veri të Kosovës se Millosheviqi ka bërë punë të mirë, por se ka përfunduar krejt me çka aludon se këtij i ka mbetë për ta përmbyll!

Unë vetëm një çështje po e them: Mos qofsha nën lëkurën tuaj e sidomos të juve të treve dhe të komandantëve politikanë, bashkëpjesëmarrësit tuaj në politikë dhe në ndarje të kulaqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat