Rikthimi i shpejtë i Albinit dhe Vjosës

Opinione

Rikthimi i shpejtë i Albinit dhe Vjosës

Skënder S. Kapiti  Nga Skënder S. Kapiti Më 23 shtator 2020 Në ora: 08:59
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Qeveria e sotme në Kosovë, një qeverisje pa legjimtimitet dhe në kundërshti me vullnetin e popullit është e destinuar të dështojë. Verdikti i 6 Tetorit 2019 u injorua nga parlamenti i manipuluar prej LDK-së dhe nga ishpushteti i PAN-it.

Demokracia mori një goditje të madhe por që si pasojë e këtij devijimi të legjitimitetit popullor, të kapjes dhe të shtrembërimit të tij nga puci antidemokratik parlamentar,  si rezultat e të cilit në pushtet e qeverisje erdhën humbësit e zgjedhjeve të lira e demokratike dhe kundër vullnetit demokratik, kundër verdiktit të votuesve kosovar.

Mirëpo kjo nuk do të vazhdojë shumë gjatë në kohë.

Koha për ditë sa kalon vetëm sa po shton pakënaqësitë dhe neveritjen karshi këtij pushteti të këtij kualicioni klanesh e interesash personale.

Zgjedhjet e reja të parakohshme janë domosdoshmëri e pashmangshme, në mënyrë që të parandalohet aventurizimi i jolegjitmitetit, papërgjegjshmëria ligjore e kombëtare e tij dhe e qeverisë Hoti.

Duhet të ndalohet keqqeverisja, dhe me Qeverinë Hoti do të përmbyllet  epoka e elitës politike të keqe e të dëmshme të Kosovës të këtyre 20 viteve.

Populli do t’ia ribesojë shumë më fuqishëm votën dhe qeverisjen Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit që janë shpresa e ndryshimit dhe e përmirësimit për ta nxjerrë Kosovën nga apatia dhe paraliza, nga prapambetja e moszhvillimi.

Kjo elitë politike e cila e ka dominuar pushtetin në Kosovë tashmë ka dështuar, kjo tashmë dihet dhe është edhe vetë e ndërgjegjsuar per kete , kjo elitë politike, se koha e tyre ka perenduar por që po zvarriten me dëshpërim deri në agoninë e tyre që do t’u vijë së shpejti, sepse edhe vetë koha është neveritur me ta.

Dështakët dhe të diskredituarit politikë jo vetëm të ishPAN-it por sidomos edhe ata brënda LDK-së, ca,  simpatizanka e politikajka injorante dhe ca  burreca  të instrumentalizuar nga uzurpatorët e LDK-së, shkojnë deri aty sa të shpifin e të fyejnë  me paturpësi  me qëllim të njollosjes së personalitetit të Vjosa Omanit. Por këta mjeranë që veprojnë kështu, ata nuk janë vetëvetja, por janë zgjatime e servilë të pushtetit për ndonjë interes të ulët. Këta janë aq pak sa që nuk kanë asnjë peshë e asnjë ndikim e as forcë politike e intelektuale për t’u përballur dhe as për të bërë presion dhe penguar Vjosa Osmanin, por që ata nuk e kuptojnë se vetëm sa bëjnë të kundërtën. Vetëm i shami , të shan; i paturpi vetëm sa vetëturpërohet; intriganti dhe mashtruesi e gënjeshtari vetëm sa izolohet e diskreditohet.Këta janë të tillë dhe në momentin më të parë, sapo nuhasin që rrethanat ndryshojnë nuk e kanë për asgjë që të “tradhtojnë”e të bëhjen neoservilë dhe që të braktisin dhe të fillojnë të shajnë padronët e sotëm; dhe të ndryshojnë ngjyrën dhe trajtën, pra që të shformohen.

Nuk mundet askush që ta mbulojë diellin me shoshë, dhe as të fshihet e të maskohet dhe të manipulojë me  veprën e tjetrit  sic mundohen të bëjnë me Rugovën antirugovistët e LDK-së së Isa Mustafës me kompani.  Albini dhe Vjosa do të rikthehen shumë shpejt dhe fuqishëm, kjo do të vijë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat