Miqësia me Amerikën ishte dhe mbetet jetike për ekzistencën dhe begatinë e shtetit të Kosovës

Opinione

Miqësia me Amerikën ishte dhe mbetet jetike për ekzistencën dhe begatinë e shtetit të Kosovës

Nga: Haki Latifi Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:12
Haki Latifi

Si duket, disa analistë - banalista, besa edhe disa goxha do "politikan" që janë në skenën tonë politike për një kohë të gjatë vazhdojnë të kenë në ADN e tyre akoma bolshevizmin. Kjo po ndodh sepse si shoqëri ende nuk jemi ballafaquar me këtë ideologji dhe ta ndajmë shapin prej sheqeri. Pse e them, sepse në thelb bolshevizmi apo komunizmi është ideologji edhe antikombëtare edhe antiamerikane, thelbi i kesaj ideologjie nuk është liria dhe demokracia por nënshtrimi dhe lakeizmi ndaj tyre. Apo, ndoshta ne jemi pothuajse të papërmirësueshëm; ne i dimë të gjitha dhe skemi nevojë të mësojmë nga historia!

Edhe pas nënshkrimit të marreveshjes në Shtëpinë e Bardhë, shumë po më pelqejnë disa „mendimtarë” kur ia futin kot dhe po thojnë se Kosova hjeku dorë nga anëtaresimi në organizata ndërkombëtare, dhe atë për një vit, dhe këtu po e përmendin edhe aplikimin për anëtaresim në NATO, thuajse Brukseli po na pret krahëhapur, por ne nuk po dëshirojme t’i bashkangjitemi!

Askujt nuk i shkon mendja të shikoj se çfarë ka ndodhur në vitet e fundit. Kur u quam peshë dhe nuk e mershim askend në dorë, SHBA-të dhe mbështetesit kyç të Kosovës, sigurisht edhe miqtë tanë u ndalen dhe thanë; „në rregull, bejini vet punët e juaja - “do it yourself”. Çfarë ishin rezultatet e tona? Diku mbi dhjetë ç’njohje dhe ende nuk e dimë saktë se sa prej tyre na kanë ç’njoftë.

Kur filluam te mbledhim mendë, SHBA-të na e prunë njohjen e Izraelit ne tavolinë. Pjesa e dytë më komike në këtë rast është shtruarja e pyetjes se; pse Kosova do ta hapë ambasadën e saj në Jerusalem? Përgjigjia është shumë e thjesht; se a mos jemi ne ata që duhet t’i tregojmë Izraelit se cili është kryeqyteti i tyre?

E keqja më e madhe është se keta bukëpërmbysur paguen nga bugjeti i Kosovës dhe punojnë natë e ditë për dëmtimin e interesave të saj!!

Një porosi edhe për ata që po e qajnë Palestinën në raport me Jerusalemin. Ndoshta kanë harruar kur Kosova u digjte flakë, në prill të vitit 1999, atëherë derisa populli shqiptar në Kosovë ishte duke u ballafaquar me fushatën shfarosëse të Serbisë , ish presidenti Yaser Arafati e ftoi Millosheviqin të festojnë së bashku Pashkët ortodokse në Betllehem! Edhe sot e kësaj dite, qëndrimi anti-kosovar i autoriteteve palestineze nuk ka pushuar asnjë herë, përkundrazi ai vazhdon të jetë shumë i zeshëm.

Mendoj se, Kosova nuk i ka asnjë borxh Palestinës, dhe ajo nuk mund ta arsyetoj në asnjë moment situatën e saj të rëndë, duke e përkrahur njëkohesisht Serbinë, përfshirë këtu edhe atë se çfarë bënte dikur Millosheviqi ndaj shqiptarëve.

Pra, ky edhe duhet të jetë argumenti i Kosovës: Ne nuk i caktojmë kryeqytetet e shteteve tjera. Ne jemi shtet i vogël dhe nuk merremi me politika të mëdha. Ai shtet që na pranon ne e falënderojmë dhe vendosim ambasadën në kryeqytetin që shteti e ka. Ne nuk kemi forcë tua caktojmë të tjerëve kryeqytetet dhe as nuk jemi anëtarë të OKB-së por as anëtarë të BE-së. Kur të na anëtarësoni në këto organizata ne do i respektojmë rregullat (rezolutat) e tyre.

Është për t’u habitur, ku dikush që e mbanë veten „ e gjithëdijshme dhe parimore“ me krenari po citon serbët në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, kur merrnin shembull anglezin J.K dhe u ndalshin tek „presja“ sa u përket të drejtës së pavarësimit të shteteve dhe po harron se të njëjtën gjë po e bën edhe vetë sa i përket MORATORIUMIT NJËVJEÇAR dhe po ndalet te „presja“ ! Atëherë kur është në pyetje se çka iu ka kërkuar Serbisë dhe me qëllim po e bënë këtë për ta manipuluar popullin me gjysmë të vërteta. Po harron zonja „Parimore“se krejt kjo u demantua pikërisht në Shtëpinë e Bardhë ende sa ishin serbët aty, nga njohja që erdhi nga Izraeli dhe po harron se pa ndihmën e Amerikës nuk ishim këtu ku jemi. Të njëjtën gjë amerikanët na kanë këshilluar edhe për ushtri, na patën thënë që të mudohem që brenda një viti t'i bindim serbët që formimi i ushtrisë është edhe një e mirë për ta dhe formimin ta bëjmë në bazë të Kushtetutës së Kosovës, nëse nuk bindën atëherë ta formojnë edhe me ligj, kështu edhe ndodhi, pikërisht duke iu falënderuar Amerikës. Dikush është i prirur që të sheh vetëm zi sa u përket proceseve shtetformuese, vetëm pse vetë nuk është pjesë e proceseve, kështu e shohin disa „atdhedashurinë e tyre“ për vendin.

Njëherit, për këto 20 vjet të fundit po kjo „Amerikë e keqe“ ka investuar mbi 20 miliardë dollarë, po aq ka dhënë ndihma mbështetëse në Infrastrukturë. Nuk e kuptoj ku e gjejën gjithë këtë entuziazëm të mllefit disa pseudo-analist, politikanë dhe të ashtuquajtura portale, apo ndoshta janë në shërbim të Serbisë dhe vetë Rusisisë?!

Për fat ttë mirë, mendoj se SHBA nderohet me te drejtë nga shumica e shtetasve te Kosovës, ndërsa SHBA-në nuk e respektojnë te gjithë ata që pa asnjë përjashtim, e urrejnë pavarësinë dhe lirinë e Kosovës. Fatmirësisht numri i tyre është minimal dmth nga të gjitha komunitetet janë ndoshta 10% që e urrejnë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, e që simbolizohet me SHBA. Amerika nuk është vetëm shteti më i mirë dhe më i fortë në historinë e njerëzimit por është edhe një ideal, që dmth një qëllim i arritjës së lirisë, të cilin përjetim shumica e shtetasve të Kosovës e shijuan herën e parë pas 627 viteve të pushtuar e të robëruar. Kjo u arrit fal luftës dhe rezistenës ndër vite të breznive, fal vizionit dhe politikës së urtë dhe largëpamëse të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, dhe luftës së drejtë të UÇK-së dhe përkrahjes së miqëve tanë në krye me SHBA -në. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se, SHBA, edhe sot përkujdeset për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Natyrisht se mirënjohja është ajo çka e karakterizon shumicën e shtetasve të Kosovës dhe qasjen e tyre ndaj SHBA-së.

Prandaj, keni kujdes me veprimet e juaja politike dhe diplomatike, mos dilni prej "shinave" të agjendës politiko-diplomatike dhe ushtarako-strategjike, sepse mund të vetë- eliminoheni nga politika. Andaj , Amerika duhet ruajtur si sytë e ballit, me asnjë kusht nuk guxojmë ta humbasim për "kapriciet dhe teket tona djallëzore", as për miliona, as për miliarda e as për bilionë, se ky do të ishte vetëkapitullim nën Serbi dhe nën thundrën e hekurt kolonialiste dhe imperialiste të sllavëve të Ballkanit (1878-2019).

Gjithashtu duhet të jemi falënderues popullit amerikan për vitet e mbështetjes ekonomike, diplomatike dhe ushtarake, si dhe për ndihmën e tyre për të mbajtur barrën e mbrojtjes së Shtetit tonë . Miqësia me Amerikën ishte dhe mbetet jetike për ekzistencën dhe begatinë e Shtetit të Kosovës.

Prandaj shqiptarët kudo që të jenë duhet besojnë fortë tek:

-Zoti në qiell-Amerika në tokë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat