President a mund të bësh diçka për gëzimin dhe lumturinë e nxënësve

Opinione

President a mund të bësh diçka për gëzimin dhe lumturinë e nxënësve

Nga: Ejup Berisha Më: 30 shtator 2020 Në ora: 18:46
Ejup Berisha

President të lutem kontribo në mbarëvajtjen e gëzimit dhe lumturisë së tyre.

President kërkoj nga ti që të reagosh dhe tu mundësosh nxënësve që në prag të fillimit të vitit të ri shkollorë që të mund të shkojnë në shkollë me prani fizike. Zoti President të lutem bëj diçka me qëllim që fëmijët të mund ti gëzohen fillimit tw vitit te ri shkollorë. Kjo Z. President është ngjarje që ndodh njëherë në jetë dhe nëse nuk shijohet një gjë e tillë është shume pikëlluese dhe tragjike  për fëmijët. Z.Pendarovski nëse mund njerëzit të shkojnë lirshëm nëpër Restorante dhe kafiteri atëherë edhe nxënësve  do të duhet tu mundësohet prezenca fizike nëpër shkolla. Besoj se nëse hulumtohet do të mund të gjindet ndonjë zgjidhje e pranueshme dhe fatlume edhe për nxënësit. Z. President ju lutem komunikoni me faktorët dhe autoritetet kompetente arsimore në vend me qëllim që të gjendet një zgjidhje fatlume dhe nxënësit te mund të shkojnë në shkollë me qëllim që të njëjtët të mund ti gëzohen fillimit te vitit te ri shkollor.

Kohë e poshtër dhe realitet i zymtë që i pamundëson dhe i prishë gëzimet dhe lumturitë fëmijërore Z. President.

I nderuar ja bija ime Olsa nesër është dashur të shkojë në shkollë në vitin e parë të arsimimit të mesme, por fatkeqësisht jo vetëm ajo por edhe shumë fëmijë të tjerë nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Engjëlli i babit nuk do të mund të shkojë në shkollë dhe ti gëzohet fillimit të vitit të ri shkollor për shkak të gjendjes së krijuar me Covid 19. Z. President më dhimbsen nxënësit të cilëve u është pamundësuar që ti gëzohen ngjarjeve të cilat ndodhin njëherë në jetën e tyre fëmijërore. Kjo është fatkeqësi kolektive e cila po e pengon çdo proces pozitiv dhe të rëndësishëm njerëzor. Z. President si baba jam shumë i palumtur dhe i pikëlluar që fëmijët tanë nuk mund ti shijojnë gëzimet dhe lumturitë që u takojnë. Prandaj President I nderuar fol dhe konsultohu me Kryeministrin dhe Ministren e arsimit sugjeroju që ta shqyrtojnë mundësinë që nxënësit të mund të shkojnë në shkollë sepse është më mire dhe më pozitive edhe për ta edhe për ne se do ti lëmë fëmijët të paditur në  shekullin e dijes dhe të të arriturave të mëdha arsimore dhe shkencore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat