Reagim i vonuar i deputetëve të Kuvendit të Kosovës kundër etiketimeve fyese të zyrtarëve serbë ndaj shqiptarëve..!?

Opinione

Reagim i vonuar i deputetëve të Kuvendit të Kosovës kundër etiketimeve fyese të zyrtarëve serbë ndaj shqiptarëve..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 8 tetor 2020 Në ora: 19:04
Rexhep Elezaj

Etiketimet si dhe fjalori fyes i serbëve si popull ardhacak në Ballkan ndaj popullit shqiptar, zanafillën e kanë qysh nga ardhja e tyre në trojet Ilire në fillim të shekullit të -VII-të, të cilat nuk kanë të ndalur deri në ditët e sotme, ndonëse edhe midis popujve tjerë në Evropë dhe kudo tjetër në botë ka pasur dhe ekziston fjalor i tillë denigrues, por i cili me ngritjen e nivelit të civilizimit është mënjanuar nga përdorimi. Por, mjerisht jo edhe nga fjalori i popullit dhe i zyrtarëve të Serbisë fashiste!

Pa hyrë në analiza më të gjera, se nga ku e kanë fillin fyerjet dhe denigrimet midis popujve, të cilat kryesisht si burim kishin urrejtjen e ndërsjellë, me këtë rast duhet theksuar faktin e pamohuar, se fjalori fyes dhe ofendues i serbëve ndaj shqiptarëve, përveç se ka shpreh urrejtjen e tyre patologjike ndaj tyre, me kalimin e shekujve ai u shndërrua në një diskurs politik me premisa pushtuese dhe hegjemoniste, se gjoja shqiptarët janë njerëz të egër që kanë zbritur nga malet dhe që i kanë pushtuar tokat “serbe”, se janë piratë, plaçkitës, piroman dhe bisha, se janë njerëz primitiv, vrasës dhe të pa shkollë, se janë si kafshë të egra mali, dhe kështu me radhë..!?

Ky fjalor i pistë antishqiptar serb, ndër vite dhe shekuj do përshtatet me rrethanat historike, duke marrë konotacion që çdo herë i përshtatej propagandës serbe kundër kombit shqiptar, sidomos e ndihmonte politikën e tyre fashiste në synimin djallëzor për zhbërjen e shqiptarëve nga faqja e dheut. Ky diskurs do merr përmasa të gjenocidit verbal dhe më pas edhe fizik, duke lansuar para popujve të Evropës etiketime dhe shpifje prej më makabre për shqiptarët, sidomos nga fundi i shekullit të 17-të dhe fillimi i shekullit 18-të, fjalorë ky i cili do e arrin kulminacionin e tij antishqiptar në librin “Naçertanija” e kriminelit Ilia Garashanin, ku ai i paraqet shqiptarët si fise nomade primitive të ardhura në Ballkan nga Azia, si njerëz që kanë zbritur nga drunjtë (të njëjtin vlerësim vitin e kaluar e dha kryeministrja serbe Ana Brnabiç), pastaj si uzurpues të tokave serbe, si njerëz huligan që vrasin, shkatërrojnë, plaçkitin, dhunojnë serbët, etj., duke i paraqitur si rrezik për civilizimin evropian, dhe të cilët, gjithnjë sipas tyre, duhet zhbërë nga faqja e dheut..!?

Këtu duhet, domosdo të theksohet fakti se propaganda antishqiptare serbe në Evropë për afër 200 vite ia ka dalë që t’i realizojë synimet e saj kriminale kundër kombit shqiptar, sepse siç dihet në qendrat më të mëdha të Evropës dhe SHBA kanë shpërnda me qindra libra dhe botime të rrejshme për shqiptarët, madje falë edhe heshtjes dhe mos kundërshtimit të saj nga ana e inteligjencës shqiptare, e cila deri në vitet 1878-1900, do reagon shkarazi, kur Legata shqiptare në Stamboll, Bukuresht, Egjipt dhe në Amerikë kishte zënë që t’i kundërvihej më intensivisht kësaj propagande të tmerrshme antishqiptare, e cila ndërmerrte çdo gjë që shqiptarët t’i mbajë sa më larg Evropës dhe civilizimit të saj, siç po vepron në të njëjtën mënyrë edhe sot e kësaj dite..!?

Jemi dëshmitarë, se çfarë fjalori dhe etiketimesh përdorën politikanët e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë sundimit komunist të ish Jugosllavisë, si “šiptarski iredentisti, secesionisti i separatisti“, femra shqiptare u quajt, “makinë për larje rrobash”, kurse në kohën e kriminelit Millosheviç shqiptarët u quajtën dhe u trajtuan si, “islamski teroristi”, ushtarët e UÇK-së u quajtën, “albanski teroristi”, ndërsa pas mbarimit të luftës e deri më sot, politikanët zyrtarë të Beogradit, asnjëherë nuk kanë pushuari duke i etiketuar shqiptarët me të njëjtat shprehje dhe etiketime ofenduese të cekura më lartë, filluar nga kreu i shtetit, Aleksandar Vuçiq e deri tek kylshi çetnik i tij nga Kosova, Marko Gjuriçi dhe krimineli A. Vulin, i cili në vazhdimësi i ka fyer dhe ofenduar shqiptarët me lloj-lloj fjalori pezhorativ, meqë kështu i kishte inspiruar babai i kombit të tyre, Dobrica Qosiçi..!?

Reagimi i sotëm i një deputeteje në Kuvendin e Kosovës ndaj fyerjeve që vijnë nga zyrtarët e Serbisë, pranë asaj se ishte mjaft i vonuar, kjo çështje duhet të bëhet temë e rendit të ditës në njërën nga seancat e ardhshme të Kuvendit, me qëllim që propaganda antishqiptare, fyese dhe denigruese që vije çdo ditë nga zyrtarët e Serbisë, të denoncohet në qarqet më të larta ndërkombëtare, sidomos pranë zyrës së Komisionarit të BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, z. Oliver Varheliy, i cili sot qëndroi për vizitë pune në Kosovë..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat