Në ngushëllime me bluzë të kuqe!

Opinione

Në ngushëllime me bluzë të kuqe!

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 18 tetor 2020 Në ora: 17:30
Ramush Haradinaj

Një tragjedi e rëndë për mërgatën tonë ka ndodhur këtë javë. Humbën jetën në komunikacion pesë mërgimtarë të dy familjeve nga Kosova të cilat jetonin në Gjermani dhe Zvicër. Më 13 tetor humbën jetën tragjikisht Hasani dhe Beriani në Gjermani pasi u goditën nga treni. Ndërsa më 16 tetor në Gjermani tragjikisht humbën jetën edhe tre anëtarë të familjes Krasniqi të Rahovicës së Ferizajt, derisa ata po ktheheshin në Zvicër nga pushimet që kishin kaluar në Kosovë.

E tërë Kosova u trondit nga ljo tragjedi. Ngushllime më të sinqerta familjarëve të këtyre dy familjeve dhe të afërmëve të tyre për rastin tragjik të humbjes së pesë më të dashurve të tyre.

Ngushllimet nuk munguan nga të gjitha anët e botës shqiptare. Mirëpo, edhe morti ka rregullat dhe traditat me rastin e vizitave për ngushllime të familjarëve. Ato duhet respektuar gjithsecili pavarësisht se kush dhe çka është aktualusht në pozita partiake apo shtetërore.

Por, ndonjëherë kokat elitare të shtetit tonë bëhen hor. Bëhen gaz i botës. Me apo pa vetëdije këtë më së miri e dinë ata.

Ata kanë për obligim dhe detyrë të shprehin brengën dhe ngushllime familjarëve për humbjen e jetëve të qytetarëve të Kosovës.

"Kjo javë ka qenë e rëndë për shqiptarët", do të shprehej lideri i AAK-së, RH dhe do të shtonte se: "humbën jetën katër anëtarë të familjes Krasniqi nga Rahovica e Ferizajt në afërsi të Gjermanisë.

Ndërsa ka shkuar të ngushëllojë edhe familjen Arifaj në Ratish të Deçanit për humbjen e dy djemve nga goditja e trenit në Gjermani. Mirëpo, ndoshta e kam gabim dhe pa keqkuptim, këtu kreu i AAK-së ka huq keq. Ai shkon në ngushëllime me bluzë të kuqe. Kjo "nuk pinë ujë", thotë populli. Është mort, është vdekje e rëndë, madje tejet e rëndë për këtë familje dhe më gjerë. Ndaj, liderët tanë në këso raste duhet të kenë shumë kujdes në kostumet e veshura. Këto lëndojnë ndjenjat e familjarëve në rastet mortit. Është turpëruese.Turp, përtej turpit! Por, turpi si duket ka vdekur. Zot ruana.

Nga ana tjetër, po ky ish-kryeministër është parë shumë herë në fundjavë duke ecur dhe qepur nëpër bjeshkë të ndryshme të Kosovës, jo me bluzë të kuqe,por i veshur me rroba krejt ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat