Ku është Kosova

Opinione

Ku është Kosova

Nga: Skender Musliu Më: 19 tetor 2020 Në ora: 18:14
Skender Musliu, Bruksel

Që nga çlirimi e në veçanti prej pavarsisë së Kosovës, Kosovën nuk e penguar asnjë faktor i jashtëm, përveç atij të brendshmit, faktorit njeri, që ajo t’i sëndërtojë institucionet e pavarura shtetërore dhe t’a zhvillojë ekonominë për mirëqenjen e qytretarëve.

E gjithë ajo çka po ndodhë në skenën politike të Kosovës, bëhet në koordinim të plotë mes PDK-ës dhe LDK-ës dhe kohëpaskohe duke e futur në lojë edhe AAK-ën, Nismën…., parti këto që ndër vite në mënyrë strukturore organizuan korrupcionin, nepotizmin dhe krimin e organizuar. Këto dy parti nuk i lidhë përcaktimi politik, sepse njera i takon të majtes kurse tjetra të djathës, as vizioni e as koncepti, por e vetmja gjë që i lidhë është krimi ekonomik dhe kapja e shtetit. Pothuajse të gjitha krizat politike dhe institucionale janë rezultat i pazareve, manipulimeve dhe kontrabandimit të votës së sovranit për interesat e tyre personale, familiare, klanore dhe partiake, duke varfëruar qytetarin dhe duke shëndrruar shtetin në pronë të private.

Klasat politike me veprimet dhe politikat e papërgjegjëshme shkatërruan shëndetësinë, arsimin, kapën gjyqësorin, prokurorinë, policinë, kurse Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ambasadat i shëndrruan në qendra atraktive turistike duke dërguar njerëz të paaftë, pa përgatitje përkatëse profesionale, familiarë të ngushtë të politikanëve, duke komprometuar Kosovës si shtet.

Këto dukuri negative janë konstatuar edhe në Raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan si dhe në Raportin e Progresit të Këshillit të Europës, ku thuhet, pothuajse në asnjë fushë, nuk ka progres në Kosovë. Po ashtu në këto raporte, përveç tjerash, thuhet se në Kosovë ka korrupcion serioz, krim të organizuar, shteti është i kapur, ndërhyrje në media, nuk ka konfiskim të pasurisë të fituar në mënyrë të paligjshme, ka administratë të stërngarkuar, se Parlamenti i Kosovës nuk e luan rolin për të cilin ai ekziston …… .

Por si të dilet nga kjo agoni institucionale ?

Partitë politike që qeverisin Kosovën, jo vetëm që nuk janë të interesuara dhe nuk duan të bëjnë ndryshime në strukturat e brendshme duke larguar të korruptuarit dhe të inkriminuarit, përkundrazi ato edhe më tutje vazhdojnë kalkulimet dhe manipulimet duke trafikuar votat e sovranit përmes pazareve të liga, të qëndrojnë edhe mëtutje në pushtet.

Prandaj alternativa dhe zgjidhja aktuale më e mirë do të ishte formimi i dy partive të reja që do t’a pasuronin skenën politike të Kosovës, njena do të ishte parti oponente e LDK-ës, kurse tjetra oponente e PDK-ës.

Njerën parti do t’a formonte Zonja Vjosa Osmani, e cila edhe ka paralajmëruar formimin e saj, që do të tërhiqte disa deputet aktual si dhe një elektorat të madh sidomos të LDK-ës, por jo vetëm.

Partia tjetër që mund dhe do të duhej të shfaqej në skenën politike, është ajo që do t’a formonte Zotri Bekim Jashari, kryetari aktual i komunës së Skenderajt, i cili rrjedh nga familja më e shenjtë e Kosovës dhe që gëzon një autorit të gjërë dhe të pakontestuar. Kjo parti po ashtu do të tërhiqte deputet aktual të PDK-ës si dhe shumë elektorat.

Këto dy parti do t’a dobësonin në masë të madhe LDK-ën dhe PDK-ën me çka do të dobësohej e keqja e politikës kosovare.

Dy partitë e reja së bashku me Lëvizjen Vetvendosje në zgjedhjet e ardhshme bindshëm do t’i fitonin dhe duke koalicionuar bashkarisht do t’a bënin shumicën parlamentare dhe Qeverinë e ardhshme duke krijuar institucione stabile dhe kredibile.

Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për t’a luftuar korrupcionin, krimin e organizuar dhe çkapjen e shtetit. Këto tri parti do të formojnë një balacë të re me standarde të reja të qeverisjes që do t’i zbatojnin të gjitha reformat e nevojshme duke filluar nga Vetingu.

Prandaj është mase e domosdoshme që zgjedhjet e parakohshme të mbahen sa më shpejt, me qëllim që në skenën polotike të vijë një elitë dhe gjeneratë e re politike e pakorruptuar dhe e pashantazhuar, kurse nga pushteti të shporren horrat dhe kriminelët që shkatërruan shtetin.

Duke patur parasysh faktin se Kosova aktualisht gjindet para një proçesi shumë të vështirë dhe të rëndësishëm karshi Serbisë, prandaj së më shpejtë duhet të largohen nga këto proçese politikanët që falën territore dhe që ende duan t’a coptojnë Kosovën.

PS.

Duhet të insistohet që kjo legjislaturë mos t’a zgjedhë presidentin, sepse ai do të zgjidhej në bazë të kalkulimeve dhe interesa të atyre që janë për vazhdimin e kësaj agonie institucionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat