Roli dhe rëndësia e SHBA-ve në botë

Opinione

Roli dhe rëndësia e SHBA-ve në botë

Nga: Fehmi Rama Më: 24 tetor 2020 Në ora: 17:14
Fehmi Rama

SHBA-të SI SUPERFUQIA E VETËME RUAJTËSE DHE GARANTUESE E PAQES DHE RËNDIT BOTËROR

Primatin e superfuqisë së vetëme në botë SHBA-të e fituan pas luftës së ftohtë, kjo superfuqi është ruajtëse dhe garantuese e rëndit botëror, duke ndaluar gjëra të padëshiruara në shumë shtete.

Roli i SHBA-ve në vënde qofshin ato të krishtera apo muslimane ka qenë dhe mbetët krucial për lirin e qytetarëve anë e mbanë botës.

Rol të rëndsishëm luajnë SHBA-të, në jetën e njerzëve duke i mbështetur për lirinë e tyre si dhe ekonomin por pa u diktuar mënyrën e jetesës.

Ishin SHBA-të që shpëtuan Evropën dhe botën në dy luftërat botërore, poashtu përmes Planit Marshall u ndihmuan shumë vëndev në ekonomitë e tyre. Shtetet e Bashkuara ishin priatare për kundërshtimin e komunizmit dhe në një mënyrë e shpëtuan botën nga një ideologji tejët e dëmshme për njerëzimin. 

Shtetet e Bashkuara përmbysen shumë diktator shtypës të popujve të ndryshëm, gjithashtu janë në përpjekie të vazhdueshme duke u ndihmuar shtetet e Amerikes së Jugut në luftimin e substancave narkotike që shpërndahën anembanë  botës.

SHBA-të shquhen për mbajtjen e aleatëve dhe stimulimin e krijimit të aleatëve të rinjë.

Janë flamurtar të liris dhe demokracisë botërore.

FUQIA E SHTETËVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

SHBA-të kanë sipërfaqe prej 9.83 milion km², dhe 306 milion banorë. Ekonomia e tyre është më e madhja në botë, me prodhimin e brendshëm bruto rreth 15 trilion dollarë, shquhen per burimet e tyre.

Buxheti ushtarak i SHBA-ve në vitin 2020 ka kapur shifrën 732 miliardë dollarë.

SHBA-të kanë gjithashtu avantazh në sajë të gjeografisë. Janë të kufizuara me oqeane, kurse në tokë me shtete që paraqesin rrezik minor në rrafshin e sigurisë.

FORCAT E ARMAROSURA TË SHBA-VE

Shërbimi ushtarak në SHBA është në baza vullnetare, ndërsa në kohë lufte rekrutimi është i detyrueshëm.

Forcat e armatosura më pjesëtaret e Gardës Kombëtare dhe rezervistet arrijnë në 2.3 milion njerëz të inkorporuar, Departamenti i Mbrojtjes punëson rreth 700 mijë civil.

Forcat amerikane janë të statcionuara në 770 baza të ndryshme jashtë SHBA-ve, përveq Antartikut. Viti 2006 bëri që amerikanet të kenë 46% të shpenzimeve ushtarake në botë.

Ndonëse nuk është barometer i saktë i matjës së fuqisë ushtarake më koka bërthamore, megjithatë dhe në këtë rrafsh prinë SHBA-të, të pasuar nga Federata Ruse. Ndërsa dallimi nga vendi i parë dhe i dytë më të tjeret është shumëfish më i madhë.

Më fjalë të tjera në sajë të burimëve që kanë, Shtetet e Bashkuara i bënë superfuqin e vetëme ekonomike dhe ushtarake në botë për të paktën edhe disa dekada.

SHPENZIMET USHTARAKE TË SHTETËVE MË TË FUQISHME, PRIATARE SHBA-TË

Viti 2020 e gjeti botën më ngritje të shpenzimëve ushtarake me 3.6%

SHBA -të mbrojtjes ja kushtuan 732 miliard dollarë, ose 5.3% më shumë se vitin e kaluar.

Kina si një vend në zhvillim, për shpenzimet ushtarak ka ndarë 261 miliard dollarë.

India 71.1 miliard dollarë, kurse Federata Ruse 65. 1 miliard dollarë, ndërsa Arabia Saudite me 61.9 miliard dollarë dhe Gjermania më 49.3 miliard dollarë.

NDIKIMI BOTËROR I BE-SË

Ekonomia dhe fuqia ushtarake e evropianëve mbetët largë SHBA-së, poashtu këtyre u mungon konsensusi për rol udhëheqës në botë.

Me gjithë përafrimin e shtetëve  evropiane dhe përfaqsimin e tyre në organizata ndërkombëtare, nuk është treguar ndonjë rezultat i madhë nga to, në arenën ndërkombëtare.

Tëndencat për mbikombëtarizim evropian dhe ndikim mbi shtetëror në arenën ndërkombetare janë vështirë të realizushme.

TËNDENCA KINEZE 

Kina është gjiganti i fjetur, qdo herë ka mbretëruar bindja që ndikimi kinez është kryesisht rajonal.

Mirpo ekonomia në zhvillim kineze, i ka bërë që ata t'i tregojnë muskujtë.

Republika Popullore e Kinës më të vertet është fuqi në rritje por se i nevojitet të pesfishojë fuqin ushtarake dhe të trefishojë atë ekonomike për tu barazuar më SHBA-të, shto këtu që SHBA-të janë demokraci kurse Kina është komuniste.

FUQIA E FEDERATËS RUSE

Federata Ruse ka siperfaqe 17.075 milion km², dhe popullësi prej 142 milion banorë. Federata Ruse është trashigimtarja e ish superfuqisë komuniste BRSS.

Rusia ka rezerva të mëdha të mineralëve dhe enërgjisë. 

Federata Ruse ushtron ndikim botëror në vazhdimësi, është shteti më sipërfaqen më të madhe në glob, sipas fuqisë blerëse zë vëndin e 6 në botë. Më fjalë të tjera fuqia ruse duhet reapektuar.

Rusia është anëtare e përherëshme e KS të OKB-së dhe është fuqi bërthamore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat