Votimet në SHBA – Pse do të votoi për Joe Biden

Opinione

Votimet në SHBA – Pse do të votoi për Joe Biden

Nga: Luz Tomaj Më: 27 tetor 2020 Në ora: 08:07
Luz Tomaj

3 nëntori, historikisht, është dita në të cilen zhvillohen votimet për zgjedhjen e Kryetarit të SHBA-ve, shtetit, për fat të mirë, më prestigjioz në bashkësin ndërkombëtare. Me qenë se gjindem jasht vendlindjes, thëm, fatmirsisht, që nga viti 2002 e gëzoi të drejten e votimit në këtë shtet. Në këtë shtet, dominojn dy subjekte politike – Partia demokratike, e cila konsiderohet parti progresive dhe, ajo Republikane, konzervative.

Sinçerisht, nuk jam fanatik I asnjërit subjekt. Edhe unë kam të ashtuquajturat fix idejat. Kur është fjala për votim, përkrahje apo simpatizim, e shiqoi personalitetin e individit dhe çka mund të pritet nga individi I caktuar. E kam patur shok të ngusht ish kongresistin Chris Shais I cili ishte republikan, e kam tani shok senatorin aktual dhe kongresisten e shtetit tim, të cilët I përkasin Partis demokratike. Në të kaluaren ka ndodh që edhe nuk kam votuar fare. Bile bile, para katër viteve, para zgjedhjeve, pinim kafe dhe bisedonim me të paren e qytetit tim, zonjen Llodra, e cila është konzervativiste ekstreme, kur, përveç tjerash, I thash, fjala ishte për Trumpin, ndoshta do është mir që nga nji herë edhe ky shtet, me e patur kryetarin pak të çmendur, zonja nuk diti të ndalet së qeshuri dhe tha – po ky nuk është pak I çmendur por absolutikisht I çmendur. Unë edhe sot ashtu mendoi, mendoi se I mungon totalisht kultura politike dhe njohurit, sëpaku, në sferen diplomatike.

NDOSHTA AS KËSAJ RADHE NUK DO VOTOJA POR PËR HIRË TË VENDLINDJES DO VOTOI

Kryetari aktual, shpesh herë ma qon mendjen te politikajt kosovar. Edhe ky mendon se mendimi I tij dhe vetem mendimi I tij është I drejt. Përveç tjerash, I ftohi marrëdhëniet me një Gjermani, me nji Francë etj. Kur është fjala për ndërmjetësimin në mes Kosoves dhe Serbis, sëpari, e gjeti njeriun, Grenell-in, edhe më të zi se veten dhe, më bëjn se jo vetëm që iu mungon kultura dhe njohuria por, nuk iu besoi as ndërgjegjeve të tyre.

Nuk jam shum I sigurt se çka mund të pritet edhe nga kundërkandidati I Trumpit – z. Joe Biden. E kam të qartë se, sëpaku, kur është në pyetje vendlindja e ime, më nuk do lindin njerzit si z. William Clinton. Megjithatë, e kaluara politike e z. Biden, sadopak, premton nji kontribut më të madh për Kosoven ose shqipëtarët. Prandai do ia nap voten. Vërej, fal mjeteve dhe rrjeteve të informimit se, këtu, në SHBA, në mesin e komunitetit shqipëtar, I cili edhe nuk është I vogël, mendimet janë të ndara, ndaj edhe votat do shkojnë në dy adresa. Çështja e votimit, kuptohet, është e drejtë individuale dhe askush nuk ka të drejtë të përpjeket të ndryshoi mendimin e tjetrit. Personalisht, po e përseriti, në se e shiqoi çështjen dhe pretendentet, nga aspekti ekskluziv I SHBA-ve, ose nuk do votoja fare ose do e votoja z. Trump. Ndaj, kësaj radhe, shiquar interesat e vendlindjes edhe kam vendos të votoi në favor të z. BIDEN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat