Shqiptarët sikur po i ndjekë fati i keq

Opinione

Shqiptarët sikur po i ndjekë fati i keq

Nga: Skender Mulliqi Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 15:55
Skender Mulliqi

Nëse themi po , kemi të drejtë së fatin e kërkon njeriu vet. Nëse themi jo, prap kemi të drejtë, se njeriu më ndershmëri mund të punon mirë A kemi pasur mundësi të bëhemi shoqëri e mirë, sigurisht që po. Fat i keq është formimi i institucioneve të dobëta. Fat i keq është që në krye të shtetit i vumë strukturat më të dobëta, e kemi pasur mundësi të tjera shumë më te mira.

Në Kosovën e pas luftës më shumë erdhën në shprehje veset tona së sa virtytet? Jemi bërë shoqëri e cila po sillet në rrethin vicioz. Shumë u janë mshelë dyert njerëzve eminent , të cilët do të kishin bërë punë të mira për shtet dhe për kombeve veç sa ishte gjallë Rugova, së nuk patëm njeri të duhur në krye të shtetit , në krye të ekzekutivit, por as në krye të Kuvendit të Kosovës, dhe as kuvendarë qe iu dalin zot qytetareve per qka edhe janë te thirrur?! Shumë kush ndanë mendimin së proceset zhvillimore jo që nuk kane avancuar , por ato po kthehen në vitet e 90-ta të shekullit të kaluara është kjo rastësi apo ironizim i fatit, që këto parti politike mos të tregojnë zotësi , që Kosovën ta bëjnë shtet modern , ku do të sundon rendi dhe ligji, e jo që po na sundojnë gjithfarë satrapesh politike. Nuk duhet harruar këtu më theksuar së kësaj gjendje të mjerë politike dhe institucionale i kanë kontribuar gadi njëjtë si Pozita ashtu edhe Opozita.

Kosova kurrë deri më sot nuk kishte opozitë të fortë, që e detyron pozitën të punon mirë .Radikalizmi i politikës çfarë e kemi ,më të gjitha punët është duke na kthyer mbrapa. Kjo politikë e pushteteve të deritashme , nuk u tregua së ka zotësi për shtet ndërtim dhe mireqenje. Nuk u tregua e aftë për zbatim të reformave , duke e forcuar kështu ekonominë .Kaluan shumë palë zgjedhjesh, të cilat as për afër nuk sollën rezultate të pritshme karshi qytetarëve, të cilët gjithnjë e më shumë po varfërohen. Kjo elite nuk po e sheh të arsyeshme pas gjithë këtyre dështimeve ta lëshojnë politikën?!Është deziluzion i elitës politike, se më këtë qasje, kanë mundësi ti zgjedhin problemet që i prodhuan vetë për dy decenie. Pa aftësia e tyre tashmë është bërë shumë e dukshme, dhe nuk don shumë koment. Gabimet në demokraci janë bërë pak si shume, që zor të riparohen. Mëkatarët e politikës dhe anomalitë e tyre ,janë bërë barrë shumë e rëndë për Kosovën dhe popullin e saj. Stabiliteti politikë dhe institucional bëhet kur kemi opozitë të fortë , e cila din te imponohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat