Dullë, jep dorëheqje!

Opinione

Dullë, jep dorëheqje!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 19 nëntor 2020 Në ora: 17:13
Avdullah Hoti

Dhjetë herë u hodh në votim, dhe akoma nuk ka kaluar në lexim të dytë Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, nga i cili pritet që vendit t’i jepet një infuzion, nga pasojat e shkaktuar nga Covid 19.

Kjo Pako që kap vlerën e 385 milionë eurove, është miratuar nga qeveria me 22 korrik, por akoma s’ka arritur të votohet, duke shkaktuar kështu humbje me të mëdha kryesisht në sektorin privat, të cilët janë në buzë të greminës.

Qysh pas miratimit të kësaj Pako nga qeveria, më kujtohet se si kryeministrit Hoti deklaronte se kuvendi do të miratojë këtë javë Ligjin për rimëkëmbje, duke hapur rrugën për zbatimin e tërësishëm të Pakos:, por kjo akoma s’ka ndodhur.

Për pesë muaj s’ka arritur qeveria Hoti të kalojë këtë Pako, a duhet të presim në pafundësi, apo si duhet me veprua, fol Dullë çka me bë ne qytetarët, bizneset e vogla dhe të mesme, a duhet pritur vazhdimisht dështimet tua..

Edhe sa herë duhet pritur Dullë, Kodoja nuk vjen Dullë.. bëhu i sinqertë me vetëm bre burrë, ke dështua. Andaj, jep dorëheqje, e di që shumë mbështetës tua do më shajnë, mbase s’do e përfillësh fare kërkesën time, e di, s’je ai i pari dhe as i fundit që nuk dëgjon zërin e arsyes.

Për hir të qytetarëve, të fëmijëve të tyre që presin cilësi më të mirë të jetës, avancim në të gjitha segmentet e jetës, fatkeqësisht kjo qeveria s’po ia arrin.

Mbase jo për fajin tënd Dullë, por ky është realiteti. Për të mirën, mbi të gjitha të Kosovës dhe dinjitetit tënd, jep dorëheqje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat