Albini bëri homazhe në Prekaz e jo te varri i Ibrahim Rugovës

Opinione

Albini bëri homazhe në Prekaz e jo te varri i Ibrahim Rugovës

Nga: Binak Maxharraj Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 04:16

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me pjesëtarët e partisë së tij, sot ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, për nder të Festës së 28 Nëntorit. Shumë mirë, ky është një respekt, një kujtesë për familjen emblematike Jasharaj, e cila potuajse e tëra, u flijua për lirinë e Kosovës.

Familja Jasharaj është boshti i lirisë dhe pavarësisisë së Kosovës. Kjo familje mbetet si një yll drite i pashuar, në piedestalin e lirisë së Kosovës, që si e tillë do të mbetet në histori për shumë gjenerata, për të treguar se si vdiset për atdhe, për liri, sepse siç thoshte Adem Jashari: pa liri nuk ka atdhe.

Sinçerisht, e pëgëzoj liderin e LV-së Albin Kurti, për këtë vizitë në Prekaz, për këtë homazh në shenjë respekti për këtë familje te madhe. Por, sa s’po shpërthej nga inati që po më ngërthen në vete, se pse Albin Kurti nuk gjeti kurajo, deshirë e as qe tregoi trimëri si një lider që është, të shkojë sot të bëjë homazhe edhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova, i cili tërë jeten ia kushtoi pavarësisë së Kosovës dhe bëri qe Kosva të njihet në gjithë botën.

Kjo nuk i falet Albin Kurtit.  Albin, edhe Hashim Thaçi sinçerisht kurrë nuk e ka dashur dhe respektuar Ibrahim Rugovën. Është munduar t’ia lypë lulen e ballit, por prapë Ibrahim Rugova nuk nguronte të thoshte se, Hashim Thaçit duhet me ia mbyllë dyert e pushtetit sespe është tëpër i rrezikshëm për shtetin. Por Albin, megjithatë Hashim Thaçi nuk mbajti inat, e vizitoi varrin e Ibrahim Rugovës, me trup, duke mos e marrë zemrën me vete. E bëri këtë jo nga respekti, por për votë. 

Albin Kurti duhet ta dijë se Ibrahim Rugova është themelues i LDK-së dhe lider i pa kontestueshëm i saj. LDK-ja e dikurshme e Ibrahim Rugovës nuk ështi si LDK-ja e Isa Mustafës, i cili dhunshëm e zaptoi LDK-në për interesat e tij personale, duke instaluar brenda saj klane të ndryshme mafioze, duke bërë pazare të pista me PDK-në, duke mos iu përmbajtur qëndrimeve dhe parimeve të LDK-së, sepse edhe vet është njeri pa parime, ose që i ndryshon ato sipas interesit te tij. Pra, kjo LDK e Ibrahim Rugovës nuk ka asgjë të përbashkët me LDK-në e Isa Mustafës. Dallohen si nata më ditën. Prandaj, sot ishte dashur ta vizitosh varrin e Presidentit historik- Ibrahim Rugovës, për hir të asaj LDK-së së Ibrahim Rugovës, e jo për hir të LDK-së së Isa Mustafës. Albin, nëse i ke prishur llafet me Isa Mustafën, i cili me të vërtetë “nuk hahet” me asgjë, duke qenë një mashtures, një njeri pa qëndrime dhe parime, i cili të pret në besë në çdo moment, për hir të të madhit Ibrahim Rugova, por edhe për inatë të Isa Mustafës, ishe deshtë që sot, pikërisht në ditën e pavarësisë, të bëje homazhe edhe të varri i tij. Sepse duhet ta dish një herë e përgjithmonë se Presidenti historik Ibrahim Rugova është arkitekti kryesor qe ia vuri kornizat pavarësisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat