Urime Istog!

Opinione

Urime Istog!

Nga: Milazim Maraj Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:27
Milazim Maraj

Përmendorja e Presidentit historik dhe shpirtëror në Istog ka përmbajtje të veçantë. Fletë shumë, kështu ne heshtje, tregon maturinë, vendosmërinë, largpamësinë dhe dashurinë ndaj njeriut, ndaj kulturës dhe kombit të vet. Ka reflektim të qytetaret kudo në Kosovë jashtë Kosove edhe në Istog.

Urojmë të reflektoj edhe të kryesitë e subjekteve politike, urojmë të përfitojnë diçka për kulturën e tyre, të dialogut, të shprehjes së qëndrimit dhe të këmbëngulësisë, për çështje të arsyeshme dhe interes të përgjithshëm kombëtarë dhe njerëzor.

Do të ishte mirë të përfitojnë edhe ata që e donin dhe ju mungon dhe të ata që nuk e deshën të gjallë por tani përkulen para varrit të tij edhe ata që kanë frikë nga ai edhe sot; simpatizantët e Ballkanisë.

Në Istog erdhi përmendorja e Arkitektit të shtetit të Kosovës. Njeriut që bëri për dhjet vite nën okupim më shumë së pasardhësit e tij, 20 vite në Kosovën e lirë dhe të Pavarur. Urojmë të reflektojmë sa herë të kalojmë para kësaj përmendoreje, për, urtësi, dinjitet kombëtar, humanizëm, maturi, moral, për të respektuar miqtë që na ndihmuan dhe të ndalet trendi i ikjes së tyre nga komisionet tona për shkak të korrupsionit dhe nepotizmit. Urojmë që të kuptojmë porositë e tij”

Në Kosovën e lirë dhe të pavarur të gjithë dot të jenë të lumtur”. Pra duhet të jemi të lumtur dhe të sigurt. Të korrigjojmë ata që u prishë lumturinë qytetarëve të Istogut dhe Kosovës në përgjithësi. Urojmë të kuptohet drejt demokracia e Dr. Ibrahim Rugovës; të sundoj rendi dhe ligji. Urojmë të ç’ dëmtohet qytetari i Kosovës , nga dëmet e luftës dhe korrupsioni i pasluftës. Të kemi vullnetin dhe guximin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Urojmë të ndikohemi për punë të pa lodhshme shkencore me këmbënguljen e tij për ardhmërinë e Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Urojmë që gjenerata e re të kuptoj filozofinë politike të Dr. Ibrahim Rugovës sikur qytetaret e SHBA, filozofinë politike të George Washingtont dhe kjo të jetë traditë e Dardanisë, vetëm mendimi i përbashkët bashkon popullin. Besojmë që ndikimi i kësaj përmendoreje në Istog për veç vlerave kulturore do të ketë edhe motive të mbara për të instaluar demokracinë e mirëfilltë. Urime! 02.12.2020- Vrellë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat