Pensionistët gopçarë!

Opinione

Pensionistët gopçarë!

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 17:01
Ilustrim

•Qeveria me vendimin e sotëm ka diskriminuar pensionistët.-Pse kjo qeveri nuk shpërblen për festat e fundvitit pensionistët gopçarë?!

Në jetën tonë politike çdo ditë po ndodhin gjëra të çuditshme.Të çmendura,por jo të papritura.Këto çmenduri(me ca përjashtime) i bëri qeveria aktuale me kryeqeveritarin e saj.Kjo qeveri ka humbur sensin.Qeveri frikacake.Po luan me fatin dhe jetët e njerëzve.Këto çmenduri shkojnë më larg.Dikush po luan me zjarr.

Paska ndarë 203 mijë euro për shoqatat e dala nga lufta,veteranët e luftës dhe për familjet e dëshmorëve.Këto mjete janë nga janë nga Pakoja për Rimbëkëmbjen Ekonomike.Boll mirë në këto rrethana.Nuk kam asgjë kundër.Por,shtrohet pyetja:pse nga kjo pakoja u përjashtuan pensionistët e Kosovës?Të kujt janë këta?A kanë kontribuar këta në ndërtimin dhe zhvillimin e kësaj Kosove të sotme?!Pse kjo ndarje?Nuk është hera e parë.Qeveria ka shkretua edhe kësaj radhe.Ngrihet pyetja:deri kur do vazhdojë ky diskriminim ndaj pensionistëve?

Asnjë qeveri e pasluftës nuk ua ka zgjatur dorën e ndihmës këtyre të “mjerëve”.Gabim pas gabimi.Sërish u anashkaluan.Ky është nënçmim,është përçmim.Është çmenduri e llojit dhe sojit të vet.Është turpëruese dhe tmeruese.Turpi ju mbuloftë për mosrespektimin e kontributit,dinjitetit dhe integritetit njerëzor të kësaj kategorie të shoqërisë.Kjo është masakër ndaj pensionistëve të shkërmoqur,të përbuzur,të nëpërkëmbur,të harruar dhe të lënë në lloç.Mjerimi i pensionistëve ka qenë dhe mbetet ende,për fat të keq. Nuk i dihet fundi përderisa e kemi këtë kotillë që vjedh popullin dhe shkatërron shtetin që nga themelimi tash e njëzet vjet (20).

Mjerisht,pensionistët janë shndërruar në gopçarë (ata që vuajnë nga uria,të pambrojtur nga shoqëria,të lënë jetim dhe të braktisur nga shteti e shoqëria).

Pse kjo qeveri nuk i shpërblen për festat e fundvitit pensionistët e Kosovës?

E kur do bëhet mirë në Kosovë,bash kurrë hiq!

Epo, Zot kësaj radhe mos i falë,sepse këta e dinë shumë mirë çfarë i pret!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat