A filloj fushata elektorale e PDK-së, me skena rreth “sulmit“ ndaj Valon Sylës?!

Opinione

A filloj fushata elektorale e PDK-së, me skena rreth “sulmit“ ndaj Valon Sylës?!

Hafiz Shala, New York Nga Hafiz Shala, New York Më 24 dhjetor 2020 Në ora: 07:35
Sulmi ndaj gazetarit të krahut të PDK-së

Sulmet fizike qoftë edhe ndaj këtij gazetari e (b) analisti i cili, haptas ishte dhe është në krahun e PDK-së, u bë ndoshta sipas regjisë së udhëheqjes së kësaj partie si pjesë e fushatës që ka filluar kaherë por, që intenziteti i saj nisi qysh dje duke ia dhënë ca flakaresha qesharake për të tentuar që t’iu hyjë në zemër mergimtarëve pasi, ky i “ rrahuri “ i ofendoj për t’ua zvogëluar ndikimin e VV-së e cila fitojë simpati që nuk mund të kontrollohet e as të ndalohet nga pushtetarët e këtuhit, sepse ata e shprehin mendimin e lirë ashtu siq e shprehin në ato vende ku ata jetojnë e veprojnë që, janë vende me demokraci të avansuara.

Po, si ndodhi që, “sulmuesi“ të jetë vëllau i një udhëheqësi të Partisë Demokratike të Kosovës që i bie se, këta, nuk është hera e parë që njerëzit e vet apo, ata që janë në anën e tyre, edhe i rrahin, por nuk ka rëndësi vetëm që skenari të shkojë në vend ndërsa, VV-së t’ua bëjnë me dije se,”ne jemi ata që i mbrojmë mergimtarët qoftë edhe fizikisht“ ndaj sulmuesve të këtillë si ky ndaj Valon Sylës.

Kur i dëgjon këta të PDK-së se gjoja do t’ua kthejnë besimin qytetarëve që ua “dhanë përkrahjen”, duket qesharake për ata që i njohin që 20 vite në pushtet të cilet Kosovën e sollën në këtë gjendje në të cilën kurrë më par në historinë e sajë, nuk ka qenë.

Njerëzit e kësaj partije qe ishin në krye të institucioneve, tani po ballafaqohen më akuza të rënda të vendosur nepër burgjet evropiane si masë preventive, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Speciale e cila, po vepron sipas Kushtetutës dhë Ligjeve të Kosovës e miratuar në Parlament më shumicën e votave, ani pse, jashtë saj. Vet e sollën këta të PDK-së, vet do ta vuajnë. Mendoj se ish-presidentin i cili me presion ndaj deputetëve, u votua.

Por, mos të na shesin moral të cilin kurrë nuk e kanë pasur gjatë gjithë periudhës së ushtrimit të pushtetit në të gjitha nivelet.

Akuzat janë të rënda ndaj të pandehurve por, edhe më e rëndë është se, nuk po gjykohen kriminelët serbe që bënë krime të rënda ndaj shqiptarëve , për të cilat ka dëshmi fakte e prova por, për krimet e pretenduara nga ana e udhëheqësve të UÇK-së. Është fakt se Kosova, nuk formoj gjykatë speciale të veten për t’i hulumtuar ato, pasi prokurorët, gjykatësit dhe komplet drejtësia e shtetit ishte e kapur, atëherë si imperativ i kohës u formua Gjykata Speciale si kusht për Kosovën që të ecë me hapa karshi shteteve tjera evropiane por më parë duhet të luftohen e të zbulohen krimet e pretenduara. Kjo, nuk u bë dhe, u deshtë që të formohet Gjykata Speciale jashtë vendit por në kuadër të Kushtetutes së Kosovës.

Gabimi trashanik i klasës politike kosovare ishte se, kurrë nuk inicoi ngritjen e aktakuzës ndaj Serbisë për gjenocidin e ushtruar ndaj popullatës shqiptare të Kosovës. Arsyeja, ish-udhëheqësit e shtetit dhe ish-udhëheqës të luftës, shpresuan se, krimet nuk do të hulumtohen ose, të bëhet amnestimi i tyre nga të palët, në mes Kosovës dhë Serbisë, sa duket sipas marrëveshjeve të fshehta nga populli por, jo edhe nga disa faktor ndërkombëtar që në një mënyre edhe e dhanë pëlqimin.

Dëshmi se, drejtësia në Kosovë ishte e kontrolluar dhe e shantazhuar nga oligarkët të inkriminuar, u vërtetua pas

vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila, pas gjithë kësaj zvarritjeje, më në fund e solli vendimin e duhur për rrëzimin e Qeverisë Hoti ku, në një mënyre po tenton të shfajsohet për heshtjen dhe mosguximin e zbatimit të Kushtetutës dhe ligjeve, përderisa i pari i vendit nuk përfundojë prapa grilave bashkë me bashkpartiakët e bashkëpuntorët dhë bashkëluftarët por, edhe të tjerët që ende po sillen e pshtjellën nëpër poste partiake e shtetërore si aleat të idealeve, të tradhëtisë, copëtimit të shtetit, hajnisë, krimit, korrupsionit, nepotizmit dhe, pasurimit marramendës të jashtëligjshëm kur pushtetin e kishin në dorë ndërsa, drejtësinë nën kontroll.

Se, PDK-ja ishte kampione në këto keqpërdorime, abuzime me pushtetin, hajni kolektive të proklamuar si parim e filozofi partiake, ishte afera “Pronto” e cila e zbuloi veten por, dënime, ose nuk kishte fare ose ishin qesharake.

Në një shkrim timin me titull: Orteku i shkrirë i borës, po rrokulliset nga majat e Himalajeve e quajtur Kosovë, pos tjerash e ceka se gjatë kësaj rrokullsje, me veti do të bartë të gjitha mbeturinat e vjetëruara të cilëve do t’u vijë erë e rëndë kundërmuese, me shpresë duke e marrë me vete gjithqka që i gjendet përpara dhe njëherit duke i pastruar ato maja për t’ua dhënë pamjen e vërtetë natyrale të shkëlqyer.

Llava e ortekut të borës tani të cilin do ta shtyejë populli, nuk ka të ndalur. Bora e Kosovës ani pse ende në janar, ka filluar të shkrihet e cila bashkë me akullin e ngrirë 20 vjeçar, me rrezet e diellit që po përvidhën përmes reve të dendura, definitivisht vendit do t’ia jap një pamje tjetër...

Me rënien e Qeverisë, Grenell, Thaqi, Isa, Hoti, e me ndërrimet në Shtëpinë e Bardhë, fati po i troket Kosovës, edhe njëherë.

Çdo gjë që krijohet në mënyrë artificiale apo me imponim, nuk ka jetë të gjatë.

Qeveria e cila u krijua me hienat e pas mesnatës apo në terrin e hershëm të mëngjesit pa shenjë e pa dokë, fati saj ka qenë i ditur por, vetëm sa ka zgjatur.

Ua vjedhën popullit votën e lirë, ua imponuan një qeveri të dhunshme. Jo se ajo përdori dhunë gjatë qeverisjes por, ajo, veproi kundër interesave të qytetarëve dhe pritjeve të tyre të cilëve iu premtuan por, ja që “me kërkesën e Amerikës” ato u shuan dhe u shtua zhgënjimi pasi, u dorëzua para Serbisë së Vuqiqit, me ndihmën edhe të kryeministrit shqiptar i cili, bashkë më ish-presidentin tani në paraburgim me akuza të rënda, ia kishin prerë vijat dallash, që shtetin e Kosovës ta sjellin para aktit të kryer për të pranuar çdo gjë që i kërkohej, ani pse, ish-kryeministri i rrëzuar me komplot, një gjë të tillë nuk e ka pranuar.

Minishengeni i paraparë edhe në dokumentin e 4 shtatorit si zgjedhje “me interes ekonomik” në kuadër të shteteve ballkanike, ani pse Kosova nuk ishte konsultuar e inkuadruar si palë e barabartë, ishte nisma e cila sinjalizojë se Serbia, dalëngadalë po e merr primatin në Ballkan, që ishte edhe interes i Rusisë.

Kryeministri shqiptar i joshur për pushtet por në mënyrë tinzare, do ta gjejë veten afër Vuqiqit si një zëvendës i tij e që Kosovës do ti kushtojë me territor, duke i humbur pjesët më vitale dhe asetet egzistenciale siç janë Trepça e Ujmani.

Dhe, kurorizimi i gjithë kësaj jaranie Rama-Vuqiq, është dalja në Adriatik përmes limanit të Durrësit.

Se, zonja Vjosa Osmani u injorua nga kryeministri shqiptar gjatë vizitës protokolare që i bëri Shqipërisë në cilësinë e ud -së të Predidentes se Kosovës, u vërtetua se, takimi u zhvillua pa mjete të informimit e pa konferencë të përbashkët për shtyp.

Rezultat i këtij injorimi banal nga kryeministri shqiptar ishte se, zonja Osmani kishte qëndrim të prerë rreth minishengenit si i dëmshëm për Kosovën, por, ja, që ja prishi vëllazërinë me Vuqiqin dhe, ajo që ishte kulminante, kërkesa e saj për një Rezolutë Parlamentare ku duhet të akuzohet gjenocidi i Serbisë ndaj popullatës shqiptare të Kosovës, vëllëzërve të gjakut e të kombit.

Për mos me mbetë me kaq, ajo, e dënojë regjimin enverist për vrasje dhe varrosje për së gjalli të viktimave të komunizmit enverian. Vjosa, “tejkalojë kupën” dhe, kryeministri gati luajti nga mendja ani pse edhe ashtu psiqikishtë labil.

Prandaj, Albin Kurtin, si “antiamerikan dhe shkatërrues të marrëdhenieve më Amerikën” u desht që përmes votave të dirigjuara në Parlament, të shkarkohet qeveria e tij pas 51 dite. Ky, ishte mashtrimi më i rrezikshëm që iu bë popullit duke e “diskualifikuar“ Albin Kurtin dhe duke e paraqitur si armik i Amerikës.

Dhe, kjo histori e vetëkrijuar nga kjo qeveri po tani rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila, i ka pasur njëmijë e njëqind arsye që ta refuzojë, tani, e bëri ashtu si e bëri dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Nese nuk ndërron narracioni i partive politike dhe udhëheqjes së saj, zgjedhjet e reja e me njerëz të vjetër të konsumuar, të kompromituar dhë të dështuar, që e kanë treguar veten që 20 vite në pushtet, këto zgjedhje, mund të përfundojnë sikur ato të tjerat

Më shpresë dhe besim se populli, ani pse i zhgënjyer i lodhur e i nëpërkëmbur nga ata të cilët nuk mund ta paramendojnë se do ta humbin pushtetin, megjithatë, shansin e vitit 2021, nuk do ta lëshojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat