Adem Jashari luftonte, Sami Lushtaku blinte tokë

Opinione

Adem Jashari luftonte, Sami Lushtaku blinte tokë

Nga: Faton MEHMETI Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 08:45
Bekim Jashari dhe Sami Lushtaku

Pas Bekim Jasharit, edhe nënkryetari i komunës së Skenderajt, dhe njëherit i afërm i Sami Lushtakut, Nuredin Lushtaku e konfirmon se “Sami Lushtaku ka blerë tokë gjatë luftës me para të popullit”.

Kjo i bie që parat që janë dërguar për armatim janë përdorur për tokë. E ky Samiu, që mburret se ka qenë shok i Adem Jasharit, duket se e ka pasur me hile gjithë jaraninë me Ademin.

Derisa Adem Jashari vazhdimisht bënte thirrje për armatim, në mungesë të fondeve të munguar edhe armatimi. Në fakt paratë kanë ekzistuar, sepse i madh dhe i vogël kanë dhënë para, por ato janë përdorur për pasuri.

Sami Lushtaku s’ka asnjë të drejtë më të thirret në luftë, ai që e ka pasur mendjen tek lufta, tek atdheu, nuk i ka ra mënd për toka e pasuri.

Adem Jashari gjithë atë pasuri, tokë, dhe krejt familjen u flijua për liri, ndërkohë që Samiu e kishte mendjen tek pasuria. Samiu, s’ka qenë as në Kosovë nga viti 93, ashtu siç deklaroi edhe Bekim Jashari.

Derisa Adem Jashari luftonte me tërë familjen, dhe nuk kishte as armatim, Samiu blinte toka. Adem Jashari s’ka pasur as armatim, armatimi më “luks” ka qenë një mitraloz, dhe nga një kallashnikov, asgjë më shumë.

Sikur, Samiu dhe jaranat e tij, të kishin mendjen për luftë, dhe paratë e popullit t’i përdornin për armatim, sigurisht se edhe Ademi mbase do ishte gjallë, sot, do rezistonte me shumë. Nuk është njësoj sit ë luftosh me një kallashnikov me e fishekë të numëruar, sikur të keni armatim më të shumtë.

Samiu, është vetëm njëri nga të shumtë ata komandantë, që gjatë luftës nuk e kishin mendjen për atdhe por për gllabërim, janë pot ë njëjtin që erdhën në pushtet pas luftës dhe vendin e shkatërruar.

Janë po këta që familjen Jashari e kanë përdoru vetëm për të fituar vota, ndërkohë që edhe gjatë luftës, edhe pasluftës nuk i duan. Samiu dhe tipat si ai, i duan Jasharajt vetëm të vdekur, se vetëm të tillë nuk u prishin punë, për më tepër me foto dhe fjalime patetike thua se as nata nuk i ka ndarë ëme Ademin.

Por, ja e vërteta po del në pah, pikërisht nga Familja Jashari, e cila me të drejtë nuk mund të lejojë që në emër të saj të bëhen vjedhje ndaj popullit, për të cilin ata më shumë se kushdo kanë bërë.

Bekim Jashari ka të drejtë, dhe i gjithë populli e di kush është Samiu, andaj e vërteta del në shesh herët a vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat