Kosova në zgjedhje dhe ujqit e uritur

Opinione

Kosova në zgjedhje dhe ujqit e uritur

Nga: Rexhep Torte Më: 5 janar 2021 Në ora: 13:42
Rexhep Torte

Mr. Ukshin Hoti, gjersa vuante dënimet nëpër burgjet e Serbisë dhe të ish Jugosllavisë, në ato kushte mizore të burgut sa herë që vërente gardianët e burgur t’i malltretojnë të burgosurit, reagonte me ashpërsinë më të madhe, edhe pse e dinte se do të dënohej me qeli vetmie.

Ju maskarenj udhëheqës të derisotëm në Kosovë, në Kosovën e lirë e të pavarur, nuk u denjuat të bëni asgjë në 21 vitet e kaluara për zbardhjen e fatit të Mr. Ukshin Hotit, dhe të të pagjeturve tjerë shqiptarë.

“Ujku qimen e ndëron, por vesin jo”, është shprehja popullore e dëshmuar dhe e vërtetuar me shekuj, por që përputhet plotësisht me aktualitetin politik parazgjedhor në Kosovë.

Kosovën tashmë e kanë mbuluar premtimet bajate gënjeshtare, që nga dita kur në dhjetorin e vitit 2020 u paralajmëruan zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila vendosi pro ankesës së Vetëvendosjes që kundërshtonte legjitimitetin e Qeverisë së Avdullah Hotit.

Paralajmërimi i këtyre zgjedhjeve i zgjoi sërish ujqit e vjetër, udhhëheqësit e derisotëm, të cilët pa mrë parasysh dështimet dhe tradhtitë e tyre karshi Kosovës dhe popullit, i kanë shtuar ambicjet për të mos u larguar nga pushteti.

Tradhtarët, vllavrasësit, hajnat, rezilët dhe katilët e Kosovës të cilët 21 vite në liri pavarësi ia thithën gjakun popullit të Kosovës, me të dalë lajmi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë çuar si ujq të uritur dhe e mbuluan Kosovën me deklaratat e tyre premtuese e mashtruese, se vetëm ata janë shpëtimtarë të Kosovës dhe askush tjetër.

Partitë e derisotme që udhëhoqën në Kosovë në 21 vitet e kaluara, nuk e kanë dertin e Kosovës, dhe as të popullit të shumëvuajtur të Kosovës, por e kanë dertin dhe frikën e vet nga akuzat që u rëndojnë mbi shpinë, dhe e kanë dertin dhe frikën, si do t’i mbrojnë pasuritë milionëshe që i shtresuan në mënyrë të paligjshme dhe me korrupsion, pasi Kosova e fitoi lirinë dhe pavarësinë e shumëpritur.

Këto zgjedhje që priten të mbahen në këtë filimvit 2021 do të jenë përcaktuese për ardhmërinë e Kosovës, nëse Kosova do të shkojë drejt lumturisë ose hajnisë.

LDK, PDK, AAK, NISMA dhe AKR, në 21 vitet e kaluara premtuan e mashtruan tejmase dhe u bënë milionerë të pasluftës, por duke e tradhtuar dhe varfëruar popullin.

Këto pesë parti në 21 vitet e kaluara sollën vllavrasje, hajni, pasurim të paligjshëm dhe korrupsion.

Këto pesë parti politiike u ulën të dialogojnë me Serbinë kriminale pa kërkuar Serbia falje publike për tërë ato krime makabëre që i kreu në Kosovë në agresionin gjenocidal e vrasës të viteve 1998/99/.

Këto pesë parti politike në 21 vitet e kaluara nuk bënë asgjë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve shqiptarë që Serbia i rrëmbeu nga oborret e shtëpive në Kosovë.

Nuk bënë asgjë që kriminelët e Serbisë të dalin para drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë.

Në dialogun Kosovë-Serbi u ulën të bisedojnë me kriminelët e Serbisë, pa i vënë asnjë kusht Serbisë kriminale, pa patur një unifikim të brendshëm politik dhe pa patur një platformë të miratuar në Parlamentin e Kosovës, duke e poshtëruar Kosovën dhe duke e rrezikuar edhe sovranitetin e saj.

Këto pesë parti me paturpësinë më të madhe tani i janë turrur popullit për ta mashtruar sërish dhe për t’ia marrë votat që të mbesin në pushtet.

Behgjet Pacolli, të cilit Zoti ia ka dhënë biznesin dhe suksesin, çuditërisht mashtrohet nga djalli dhe kariera politike.

Behgjet Pacolli për ambicje politike me AKR-në e tij u vunë në shërbim të partive tjera politike devijante, duke bërë rrotë rezervë e tyre.

Behgjet Pacolli e provoi postin e presidentit, si edhe postin e ministrit të Jashtëm të Kosovës në katër vitet e kaluara, ku krimineli Ivica Daçiq u tregua më i aftë dhe i bindi me gënjeshtra shumë shtete që ta ç’njohin shtetin e Kosovës.

Behgjet Pacolli si ministër i Jashtëm i Kosovës përkundër sugjerimeve tona të shumta, nuk arrijti që së paku të ishte këmbëngulës në grumbullimin e dëshmive të krimeve të Serbisë në Kosovë.

Të organizonte përkthimin në gjuhë të huaja të librave të botuar në Kosovë që flasin për krimet e Serbisë, dhe ta organizonte shpërndarjen e tyre te ambasadorët në OKB, BE dhe KE, që do të ishte gjëja më e dobishme për Kosovën në rafshin ndërkombëtar dhe mur i pakalueshëm për propagandën gënjeshtare të Serbisë në arenën ndërkombëtare.

Behgjet Pacoll dhe AKR edhe tani e kanë mundësinë ta realizojnë një gjë të tillë, ose ta organizojnë dhe financojë botimin e librit me titull “Gjenocidi shekullor serb ngaj shqiptarëve”, që do të ishte një përgjigje e fuqishme dhe e efektshme ndaj librit gënjeshtar të Serbisë të botuar kohë më parë në gjuhë të huaja me titull “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin 20”.

Behgjet Pacolli po ta realizon një gjë të tillë do të mbetet për jetë të jetëve personaliteti më i respektuar dhe më i nderuar për Kosovën, popullin e Kosovës dhe për mbarë shqiptarët.

Behgjet Pacolli deklaron se do të dëshironte që edhe Kosovën ta ndërtojë si Kazakistanin, por me një kushtëzim, që ai dhe AKR t’i fitojnë zgjedhjet, kushtëzim që fund e krye është gabim.

Behgjet Pacollit do t’i sugjeronim që ta ndërtojë dhe zhvillojë Kosovën, por pa politikë, dhe kjo vetvetiu do t’ia rriste autoritetin për tu bërë edhe president i Kosovës edhe korrigjues i politikave të gabuara në Kosovë.

Në këto zgjedhje të reja parlamentare në Kosovë vota e popullit e ka vlerën e floririt.

Në këto zgjedhje votuesit në Kosovë duhet të tregojnë zgjuarësi, maturi dhe vendosmëri që votën tua japin partive të pastra e të ndershme.

Populli i Kosovës në këto zgjedhje nuk duhet të lejojë assesi ta mashtrojë djalli, por votën duhet t’ua jep Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, për vetë faktin e biografisë së tyre të pastër e të pakorruptuar.

Këto zgjedhje parlamentare në Kosovë që do të mbahen në këtë fillimvit 2021 do të tregojnë nëse populli i Kosovës i beson Zotit ose djallit.

Vota e popullit në këto zgjedhje është flori që do ta përcaktojë të ardhmen e Kosovës drejt të mirës apo të keqes.

Vota e popullit është e fshehtë dhe atë populli duhet ta ruajë sy sytë e ballit që të mos ia marrin hajnat e djallit.

Votuesit e Kosovës në asnjë mënyrë nuk duhet të mashtrohen nga partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të derisotëm, që tashmë 21 vite u bënë milionerë të pasluftës me gjakun e popullit.

Vota e popullit është e fshehtë, ndaj votuesit në Kosovë duhet votën e tyre t’ua japin kandidatëve dhe partive të ndershme dhe të pakorruptuara.

Votuesit në Kosovë për arsye të ndryshme edhe mund tu premtojnë se do t’i votojnë partitë e derisotme, por në momentin kur tu drejtohen kutive të votimit, në të mirë të vetes së tyre, të fmijëve të tyre, të familjeve të tyre, të ardhmërisë së Kosovës, në respekt të dëshmorëve të rënë për liri, në respekt të viktimave të krimeve që Serbia i kreu në Kosovë, votën duhet t’ua japin Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, dhe askuj tjetër.

Kjo do të jetë rruga e shpëtimit. Ndryshe do të jetë rruga e dështimit, e mashtrimit dhe e përsëritjes së tradhtisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat