Cila shtyllë e rendit politik të Kosovës mund të thuhet se funksionon ashtu siç duhet?

Opinione

Cila shtyllë e rendit politik të Kosovës mund të thuhet se funksionon ashtu siç duhet?

Nga: Driton Tali Më: 6 janar 2021 Në ora: 14:29
Driton Tali

Sipas Fukuyama’s: rendi politik i “shtetit modern” përbëhet nga këto tri shtylla:

Shteti (aftësia ekzekutive për të ushtruar pushtet).

Sundimi i ligjit (kundrejt sundimit me ligj).

Përgjegjësia demokratike (llogaridhënia demokratike).

1) Max Weber, në veprën e tij “Politika si profesion” (1919), thotë se shteti është “orgainizëm (apo bashkësi e njerëzve) i cili ka monopolin legjitim të përdorimit të forcës fizike brenda një territori të caktuar".

Në këtë kontekst, sociologu (dhe politologu) amerikan Charles Tiily, e ka thënien e tij të famshme se “lufta bëri shtetin dhe shteti bëri luftën”.

Pos këtij “privelegji”, shteti ka për detyrë që qytetarëve të vet pa diskriminim t’iu ofrojë shërbimet bazike si shëndetësinë, shkollimin, infrastrukturën (rrymën, ujin, kanalizmin, rrugët etj).

2) Sundimi i ligjit e merr kuptimin vetëm atëhere kur të gjithë qytetarët pa përjashtim i nënshtrohen ligjit. Pra kur edhe individët më të fuqishëm të asaj shoqërie si bie fjala Presidenti, Kryeministri, Komandanti i Forcave të Armatosura…, i nënshtrohen ligjit. Apo thënë ndryshe kur edhe ata paditen dhe denohen për shkeljet e mundshme. Për ndryshe, nëse individët e fuqishëm të asaj shoqërie janë imun ndaj ligjit, pra ligji nuk vlen për ta, atëhere kemi situatën të cilën e quajmë “sundim me ligj” e jo “sundim të ligjit”.

3) Demokracia nuk është vetëm e “drejta për t’u shprehur lirshëm”. Ajo sigurisht se është pjesë shumë e rëndësishme e demokracisë por jo e tëra. Më së miri demokracia ilustrohet nëpërmes të “llogridhënies demokratike” e cila shprehet gjatë “zgjedhjeve të lira shumë partiake”. Që d.m.th., se nëse udhëheqësit rizgjedhen përsëri edhe kur nuk i mbajnë premtimet e tyre, atëhere sistemi nuk është demokratik sepse ka deformime serioze. Ose kemi të bëjmë me klientalizëm (shitje-blerje të votës) ose me krim (vjedhje të votës) apo keqpërdorime tjera.

Tashti duke i pasur parasysh këto, miq çka mendoni ju, cila shtyllë e "shtetit modern" mund të thuhet se në Kosovë funksionon?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat