KQZ-së sa kohë duhet për biseda me gurbetçarët?!

Opinione

KQZ-së sa kohë duhet për biseda me gurbetçarët?!

Nga: Sami ARIFI Më: 12 janar 2021 Në ora: 09:23
Sami Arifi

KQZ-ja mund t’i rregulloj formularët (fletëvotimet) për votime të gurbetçarëve me rubrikë që kanë imel-adresën dhe numrin personal të letërnjoftimit që mjafton për identifikim në rast të dyshimit, por, assesi nuk ka të drejtë as mundësi t’ju bëjë gurbetçarëve telefonata.

Ja pse! Janë afërsisht 40 përqind të popullatës së Kosovës gurbetçarë në shtete me punë jashtë Kosovës që mund ta shfrytzojnë të drejtën e votimit. Ata (gurbetçarër) nuk votojnë si familje por votojnë si individ, meqë e drejta e votës është e drejtë elementare individuale në votimet demokratike.

Nuk është e patjetërsueshme hapja e telefonatës për gurbetçarët nga thirrja e KQZ-së, meqë kjo është çështje personale e drejtës së çdo individi, që donë apo nuk donë të komunikoj me ndonjë individ apo organ që nuk ka përgjegjësi ligjore ndaj atij organi për të bërë telefonat..

Njerëzit me punë në shtetet perëndimore punojnë në ndërrime, prandaj edhe po qe se deshtën t‘ju përgjigjen telefonatave nuk i kanë mundësit.

Po supozojmë se gurbetçarët po iu përgjigjen telefonatave të KQZ-së, por shtrohet pyetja sa kohë i nevojitet KQZ-së me komunikuar me 40 përqind të popullatës që gjenden me punë jashtë Kosovës, poqese zgjatë biseda me ta vetën nga 3 minuta.

Vendimi i tillë i KQZ-së, jo vetëm që është i paligjshën dhe jokushtetues, por, në rastin e tillë për një shtet demokratik të mirfilltë, prokuroria do të ndiqte përgjegjësinë për këtë vendim të qoruditur të KQZ-së për të zbardhur nxitjen e këtij vendimi të marr që mud të jetë ndonjë pagesë e paligjshme e majshme në formë ryshfeti për dikend në KQZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat