Telefonatat e KQZ-së për verifikimin e votave të Diasporës të pa logjikshme dhe të pa pranueshme!

Opinione

Telefonatat e KQZ-së për verifikimin e votave të Diasporës të pa logjikshme dhe të pa pranueshme!

Nga: Luan Dibrani Më: 14 janar 2021 Në ora: 09:26
Luan Dibrani

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt. Vendimi i KQZ-së, një ditë më parë, ka nxitur reagime të shumta. Në bazë të këtij vendimi, KQZ-ja do t’i telefonojë të gjithë personat që janë jashtë vendit dhe të cilët aplikojnë për votim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, që do të mbahen më 14 shkurt. Sipas këtij vendimi, KQZ-ja do t’i refuzojë aplikacionet e atyre që nuk lajmërohen në telefon në kohën kur ky institucion i thërret për verifikim.

Telefonatat nga KQZ-ja te pa pranueshme për Diasporën Shqiptare

Ky vendim i KQ-së ka has në reagime dhe shqetësime shumë serioze në Diasporën Shqiptaren, kur dihet se me miliona shqiptar jetojnë jashtë vendit.

Ky qëndrim është për boten e zhvilluar i cenueshëm dhe një proces i pa pranueshëm ,nga e cila konsiderohen se gjysma e popullit është jashtë. Një statistikë e lexova diku ku thuhet se në zgjedhjet paraprake ka pas diku rreth 35.000 fletëvotime .Këtu shihet se vërtet, as pak nuk janë plotësuar kushtet për votuesit e Diaspores kur dihen se me miliona jetojnë ne shtet e perëndimit. Verifikimi i këtyre votave sipas tyre mund te vërtetohet përmes telefonit, gjë qe është shume qesharake nga se këtu në perëndim ka orare pune natën, ditën dhe është një dinamizëm i jetës se qytetareve. Ka mundësi qe nuk ka qasje në telefon.

Ka mundësi qe punëtori edhe nuk ka te drejt me hap telefonin ne orarin e punës .Ka mundësi qe edhe natën e kane nderimin e punës, ditën flenë kështu qe kjo ide aspak nuk përputhet me realitetin!!! Të hedhet ajo votë ,është për tu demonstruar për mes rrugëve ligjore gjë qe është me e udhës te lehtësohet kostoja dhe mundi i shumëfishë te plotësohen kushtet te votohet nëpër emisionet zyrtare të Republikës së Kosovës siç janë ,Ambasadat dhe Konsultat. E drejta e votës është e pacenueshme ajo nuk mund të pamundësohet vetëm sepse dikush nuk e ka hapur telefonin!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat