Kosova Lindore i takon Kosovës!

Opinione

Kosova Lindore i takon Kosovës!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 20 janar 2021 Në ora: 13:20
Muhamet Kelmendi

Çështja e Kosovës Lindore nuk është vetëm një çështje e minoriteti shqiptar, por në aspektiin tonë kombëtar, është shumë më e gjerë dhe më domëthenie historike.Mund të thuhet se aty mbështetet edhe fati i kombit në përpjekjen e tij për liri, barazi e bashkim kombëtar. Tirana dhe Prishtina, duhet kundërshtuar politikën serbe, pasi që dihet, se Serbia, si gjatë historisë, edhe tash, po tregon pikësynimin e krijuar që më herët në planet shoviniste, për serbizimin e tokave shqiptare, duke mbetur e njejtë në mjetet, në qëllimet dhe në aspiratat e veta.

Shqiptarët, më shumë se kurr, tash duhet të bashkohen, pavarësisht se cilës pjesë i takojnë për të mbrojtur tokën e vet, atë pjesë të popullit që gjendet nën thundrën e pushtimit të egër të Beogradit. Nuk mjafton vetëm thirrja për qetësi, apo të ruatjes së situatës paqësore, duke u mbështetur në mos kryerjen e asnjë aktiviteti, që kinse tërheqë dhunën raciste serbomadhe. Ajo dhunë fashiste tash në Kosovën Lindore dhe mbi shqiptarët është prezente dhe po bëhet serbimi i tokave shqiptare.

Këtu duhet përmendur Medvegjen dhe Bujanovcin, vende këto të kërcënuara me serbizim. Sidomos Medvegja ka humbje të madhe me shqiptarë. Atje edhe emrat, mbiemrat, adresat e pasurinë po ua heqin nga regjistrimet zyrtare. Medvegja veç është serbizuar. Tirana dhe Prishtina kërkohet të ndërmarrin hapa konkret në raport me Serbinë, UE e SHBA-në. Këto vende duhet të qartësohen se dhuna atje është e patolerueshme dhe se përgjegjeja do të jetë mbarë kombëtare.

Nuk duhet lejuar këtë shkombëtarizimte të vendit tonë duke i hequr shqiptarët nga vendet e veta. Serbisë as edhe një milimeter toke nuk duhet lejuar në realizimin e planit shovinist mbi tokat shqiptare. Kosova dhe Shqipëria ka përgjegjësi historike ndaj populli shqiptar. Ata duhet të dalin me kërkesa konkrete, të protestojnë pranë qeverive dhe të kerkojnë ndaljen e menjëhershme të dhunës në Kosovën Lindore, sikundër edhe shkambëtaruzuese, me qëllim të serbizimit, të kësaj ane shqiptare i takon pushtetit në Tiranë dhe në Kosovë të ndalin kriminelët Vuçiq e Daçiq, Vulin etj.

Tirana dhe Prishtina duhet të vëjë reciprocitetin në mes shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe serbëve në Kosovën Veriore. Dhe nëse i vazhdohet edhe më tutje me bisedime, apo i realizon në praktikë marrëvshjet, pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës Lindore, atëherë bie mbi këto dy shtete përgjegjësia historike.

Të gjithë shqiptarët duhet që të bashkohen me kërkesat e shqiptarëve në Kosovën Lindore. Ata duhet përkrahur në çdo veprim. Ne jemi një komb i vetëm. Kërkesa e shqiptarëve në Kosovën Lindore, që del nga Referendumi, është bashkimi me Kosovën, me vendim nga janë shkëputur me dhunë. Çdo injorim i kësaj kërkese nga Kosova dhe Shqipëria është e padrejtë dhe nuk i stërbën kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat