Tre dekada nga botimi i numrit të parë të gazetës “Bujku”

Opinione

Tre dekada nga botimi i numrit të parë të gazetës “Bujku”

Nga: Mr. Donika Hoti Më: 20 janar 2021 Në ora: 16:36
Mr. Donika Hoti

Pas mbylljes së Radio Televizionit të Prishtinës me 5 korrik të vitit 1990 nga masat e dhunshme sërbe, të nesërmen me 6 korrik gazeta “Rilindja”, doli me kryetitull në ballinë “Okupim klasik”. Kuvendi i Serbisë në Beograd morri vendim ta mbyllte RTP-së, mirëpo nuk arriti ta bënte gazetën tradicionale të Kosovës “Rilindjen”, si pjesë e organit legjislativ të Serbisë, me ligjin e informimit publik të 29 marsit të viti 1991.

Masat e dhunshme pasuan me 2 korrik të vitit 1990, kur gjendja e sigurisë ishte e jashtëzakonshme me shtetrrethimin dhe para snajperëve serbë, Kosova me Deklaratën Kushtetuese të Kuvendit të saj shpallte pavarësinë, e cila atëherë nuk u njoh nga aspekti ndërkombëtarë, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik dhe demokratik.

Gazeta ishte në anën e delegatëve të Kuvendit të Kosovës në ngjarjen historike për të cilën raportoi në mënyrë të detajuar nga grupi i gazetarëve dhe flotoreporterëve, ku u botua në ballinën e 3 korrikut 1990, kryetitulli “Fillim i së nesërmes”, ku theksonte se:“Deklarata Kushtetuese e delegatëve të Kuvendit të Kosovës është deklarim i popullit për barazi e subjektivitet të plotë të Kosovës e të shqiptarë është fitore e aktit historik i shprehjes së vullnetit gjithëpopullor demokratik është fillimi i fundit të pabarazisë e padrejtësive”.

Ndër të tjerash, gazeta tradicionale “Rilindja” raportoi se:“Vazhdojnë tubimet legale dhe protestat e shqiptarëve në Kosovë” dhe “kërkesë unanime” ishte që mbledhja e Kuvendit të Kosovës, “të mbahet sot dhe nesër dhe të ketë në rend dite kërkesat gjithëpopullore”.

Gjithashtu, raportohej se në Gjakovë përfundoi Kongresi i Parë i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i cili përkrahu delegatët e Kuvendit të Kosovës lidhur me inciativën për shpalljen e Kushtetutës së re të Kosovës, e cila u miratua me 7 shtator 1990 dhe pasonte nga Deklarata e 2 korrikut të atij vitit.

Pas një muaji me 7 gusht 1990, shtypshkronjës së gazetës “Rilindja” iu ndalua veprimtaria e saj, derisa gjatë ditës forcat policore sërbe të armatosura i bënin shtetrrethimin e redakësisë së gazetës, që edhe në ato rrethana kërcënimi dhe represioni nuk e ndaloi punën. Një ditë më vonë, kur Serbia ia ndaloi Kosovës gazetën “Rilindja”, gazeta botoi shkrimin e rezistencës me titull “Rilindja e popullit jeton dhe pashkruar”, me këtë titull shënonte në mëngjesin e 8 gushtit të vitit 1990, duke ecur nëpër rrugët e shesheve të Prishtinës dhe ku u përshkruar reagimi i popullit në nisjen e ditës pa gazetën e vetme tradicionale të Kosovës.

Si lindi idea e gazetës “Bujkut”? Me iniciativën e gazetarëve të Rilindjes dhe shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës lindi idea për ridaljen një herë në javë të revistës, ku protagonistët dolën me disa ideja e propozime për fizonomi dhe kryeredaktorin e revistës, mirëpo jo ndonjë zgjedhje e pranimit të detyrave. Në mbledhjen e mbajtur në lokalet e gazetës “Rilindja” u shfaqen ideja dhe arsyeja për nxjerrjen e “Bujkut”, jo si revistë, por si gazetë të përditshme “përkohësisht”.

Në ditën e botimit të numrit të parë të gazetës të “Bujkut” me datë datë 18 janar 1991 filloi me luftën e Gjirit Persik në fjalën e redakësisë shkruante “Përsëri Bujku” për faqen e parë të gazetës, ku theksoja se del: “Gazetë e Përkohshme”, Edhe për shkak të nevojës së lexuesit të shqiptarë në Kosovë, në mungesë të gazetës së përditshme, të kenë informacione sa më të gjera e me kohë në gjuhën shqipe për ngjarjen që filloi të troditën botën – fillimin e Luftës në Gjirin Persik. Për këtë arsye edhe me fizionomi edhe me përmbajtjen ky numër është i jashtëzakonshëm”.

Me përmbajtje të ngjashme, se nga e nesërmja do të dalë një gazetën në terrin informativ të Kosovës shkruante një letër për ta njoftuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd – në kryeqytetin e federatës së atëhershëm, pasi u kontaktua Ambasadën e Shqipërisë dhe iu dërgohet letra zyrtare (njoftuese) përmes korrespodencës diplomatike. Ajo letër thuhet se përmbante kërkesën për mbështetje të stafit të gazetës “Bujku”, pasi vazhdoi të dalë gazeta në ballinën e saj shkruante shkronja të vogla nën një “B” të madhe në logo. Kjo tregonte se gazeta “B”,e zëvendësonte gazetën “A” Rilindjen e ndaluar me ligjin e publik të Kuvendit të Beogradit.

Gazeta “Bujku” ishte rezistencë e lëvizjes gjthëpopullore të popullësisë shqiptare në Kosovë për liri, pavarësi e demokraci, gazetë e parë e pavarur kosovare me orientimin e përcaktimit të fuqishëm properëndimor dhe euroatlantik.

Ndër titujt e numrit vijues të gazetës që nuk u ndal edhe kur ndalua ishte “U ndalua gazeta Bujku” e 3 shtatorit 1991. “U ndalua sepse shkroi se policia serbe nuk lejoi nxënësit shqiptarë të hyjnë në shkolla”.

Në kryetitullin e ballinës së 27 shtator të vitit 1991, shkruante:“Kosova filloi Referendumin për Sovranitet”. Kryetitulli theksonte se:“Republika e Kosovës filloi referendumin për të ardhmen e vet: Shtet Sovran dhe i Pavarur. Referendumi i parë historik i Kosovës i shprehjes së vullnetit të lirë politik të popullit filloi në kushte e rrethana shumë rënda që po përjeton Kosova nën pushtetin policor serb, prandaj vota për sovranitet e pavarësi është edhe votë e deklarimit demokratik e paqësor për liri e barazi të plotë për çka shqiptarët në Kosovë dhe në Jugosllavi edhe para këtij referendumi janë deklaruar fuqishëm me shumë forma të shprehjes e të manifestimit të vullnetit të lirë”.

Një javë më vonë me 2 tetor të vitit 1991 është shënuar një skicë me titull “Na e morën shkollën”, e cila tregonte gjendjen faktike me çka u përballë poltika arsimore në Kosovë.

Gazeta e përditshme “Bujku” doli deri me 30 dhjetor 1998, derisa u dëbua me dhunë në Pallatin e Rilindjes nga administrata dhe forcat policore sërbe. Mirëpo, përsëri disa gazetarë dhe punonjësit të saj, punuan deri me 22 shkurt të vitit 1999 deri në largimin e gjysmës së popullatës për të shpërtuar nga lufta me fillimin e bombardimeve të NATO-së, si vazdimësi e gazetës tradicionale “Rilindja”, e cila u bë simbol i lëvizjes së lirisë dhe pavarësisë.

Gazeta “Bujku” e vetmja në gjuhën shqipe në Kosovë pas viteve të 90-ta filloi bashkëpunimin me ATSH-në nga e cila merrnin e botonin informacione të gazetës “Bujku” dhe kështu filloi bashkëpunimet e para të mediave Shqipëri dhe Kosovë, duhet të theksohet se një kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë gazetarët nga ish-Radio Televizioni i Prishtinës, që jetonin dhe vepronin në fushën e gazetarës në Shqipërisë, pas dëbimeve të tyre nga puna.

Gazeta tradicionale “Rilindja” ka filluar të dalë për herë të parë në Prizren me 15 shkurt të vitit 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja të plumbit, që u sollën me arka nga Tirana.

Gazeta historike “Rilindja” arriti të jetë pasqyrimi më i mirë i historisë së Kosovës nga koha e Konferencës së Bujanit për të ardhmën e vullnetit kombëtar dhe demokratik të popullit deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008 dhe deri njohjet e para ndërkombëtare për Republikën e Kosovës.

Vlenë të theksohet se skicat dhe opinionet të publikuar në gazetën e vetme në Kosovë “Bujku” shërbeu si një argument i fuqishëm në Gjykatën e Tribunalit të Hagës, sidomos në rastin se si u mbyllën shkollat në Kosovë në fillim të viteve të 90-ta.

Në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, ku përfundoi për krime të luftës dhe krimet kundër njerëzimit presidenti sërb Sllobodan Millosheviç i njohur edhe si “kasapi i Ballkanit” në muajin maj të vitit 2002, presidenti historik i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, në cilësinë e dëshmitarit të ngjarjeve të ndodhur në Kosovë dhe si president argumentoj lidhur me okupimin që iu bë Kosovës me dhunë të egër të forcave serbe dhe për dëbimin e shqiptarëve nga puna, mbyllja e shkollave dhe universitetit të Prishtinës, myblljen e Radio Televzionit të Prishtinës në gjuhë shqipe.

Ku theksoi se pas mbylljes së shkollave fillore, të mesme dhe Universitetit të Prishtinës u organizua sistemi i mësimit në shtëpitë private që bota e njihte si “sistemi paralel” se kjo politikë ka vazhduar deri në vitin 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat