Trokitje derë më derë, për ndryshimin e madh më 25 Prill (Canvassing)!

Opinione

Trokitje derë më derë, për ndryshimin e madh më 25 Prill (Canvassing)!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 22 janar 2021 Në ora: 11:17
Qamil Gjyrezi

Trokitje derë më derë, për ndryshimin e madh më 25 Prill  (Canvassing)!

 

Nga Qamil Gjyrezi

 

PD ndez motorët e fushatës për 25 prillin, për takime derë më derë për votat. Politika post-moderne është shumë efektive, duke i trokitur  derë më derë çdo votuesi, me fjalë, mend shpirt dhe zemër edhe sinqerisht. Qytetarët shqiptarë janë zhgënjyer nga politika ironike, anarkike e Edi Ramës që fillon nga Megakompjuteri dhe Bunkeri i Surrelit! Politika e Edi Ramës është cinike, ironike dhe i ka ofenduar thellë shqiptarët jo vetëm në këta 8 vite por ka filluar që para 20 vitesh, pjesë e anarkisë së modelit Edi Rama që duhet të marri fund me 25 Prill! Natyrisht kjo datë shënon edhe fundin e tranzicionit 30 vjeçar në Shqipërim me një politikë, që në thelb ka realitetin, fjalën, mbajtjen e saj, sqarimet për programin politik dhe bëhet me dorë në Zemër! Lulzim Basha është politikan mjeshtër i kësaj politike. Në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës në 2011,  Basha ishte i pari politikan që trokiti në derën, mendjen dhe zemrën e çdo qytetari të Tiranës.

Çfarë është Canvassing?

 

Një kandidat politik mund të ketë idetë më të mira të politikës, një personalitet dinamik dhe stilin e udhëheqjes, një busull moral të fortë dhe një etikë të jashtëzakonshme pune - por asnjë nga këto tipare nuk do ta bëjë atë të zgjedhur pa ndërgjegjësimin dhe veprimin e votuesve. Mbrojtja politike mund ta sjellë këtë vetëdije dhe veprim te politikani, gjë që e bën atë një mjet thelbësor në përpjekjen për të votuar që çon deri në ditën e zgjedhjeve.

 

PD takime derë më derë!

Partia Demokratike ka ndezur “motorët” për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kështu, kreu i PD, Lulzim Basha, duket se ka përveshur mëngët për sfidën e madhe të 25 prillit dhe ka filluar më shpërndarjen e udhëzimeve për “zemrën” e Partisë Demokratike. Në çdo bazë, ai ka shpërndarë se si duket të sillen demokratët gjatë takimeve me qytetarët dhe në fokus kryesor do të jetë identifikimi i votuesve. 

“Udhëzim për takimet derë më derë (Canvassing). 

PD do të trokasë në shtëpitë e votuesve në dy faza: 

Prezantimi i PD-së dhe Lulzim Bashës (15 JANAR – 5 MARS)!

1-Herën e parë është prezantimi i Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës tek votuesi dhe shumë e rëndësishme është të mblidhen problemet e votuesit. (15 JANAR – 5 MARS); 

Prezantimi i zgjidhjeve të PD-së (6 MARS – 20 PRILL)!

2-Hera e dytë është prezantimi i zgjidhjeve të Partisë Demokratike për problemet e tyre. (6 MARS – 20 PRILL). 

Konkretisht, detyrat e grupeve që do të bëjnë fushatën derë më derë: 

Faza e parë (realizohet nga grupe të rinjsh vullnetarë, shoqëruar nga një person përgjegjës i caktuar për një zonë të caktuar (Zyrtari përgjegjës), pjesë e strukturës së partisë apo i caktuar nga struktura e Partisë): Për të identifikuar votuesit; Për t’u bërë atyre disa pyetje; Për të mbajtur shënim (regjistruar) problemet e tyre; Për të mbajtur shënim (regjistruar) preferencat e tyre të votimit, me qëllim identifikimin e votuesve të sigurt të PD, votuesve potencialë (që kanë votuar në të shkuarën për PD dhe janë të gatshëm që të votojnë edhe në të ardhmen), apo të votuesve të sigurt të partive të tjera; Për t’i dhënë një mesazh përmbledhës për të votuar PD, duke i treguar në mënyrë të përmbledhur për PD, Lulzim Bashën dhe dështimet e Edi Ramës”, thuhet në udhëzim. 

Më tej për të qenë të gjithë uniform, në udhëzim janë përcaktuar fjalët, sjellja dhe gjestikulacioni që duhet të kenë përfaqësuesit e kandidatit për kryeministër të Shqipërisë. Madje, është përcaktuar se si duhet të jetë toni i zërit, i butë dhe i qetë, si dhe faktin se nuk duhet të ndahet buzëqeshja. Ndërkohë mes të tjerash sqarohet se në rast se qytetarët bëjnë pyetje të vështira, përfaqësuesit demokratë nuk duhet të gënjejnë dhe në rast se nuk e dinë, të informohen dhe më pas të përcjellin të dhënat e sakta(Burime interneti).

Po e mbylli shkrimin tim me një status shumë domethënës të një demokrati të sinqertë me titull: 

“Partia Demokratike pranë qytetarëve! 

----

Trokitje derë më derë!

Dyer të hapura!

Falënderime dhe mirë se ardhje!

Qytetarë me shpresë dhe besim për ndryshim!

Partia Demokratike pranë qytetarëve! 

Bashkë do ja dalim!

---------(S.Duzha Janar 2021)”….

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat