Pse kaq nervozë të “urtët” e PDK-së dhe LDK-së?!

Opinione

Pse kaq nervozë të “urtët” e PDK-së dhe LDK-së?!

Prof. Asoc. Dr Enver Bytyçi Nga Prof. Asoc. Dr Enver Bytyçi Më 28 janar 2021 Në ora: 16:01
Avdullah Hoti dhe Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj dhe Abdullah Hoti duken shumë nervozë, megjithëse publiku i ka njohur deri tani si njerëz të urtë dhe të ekuilibruar! Në fushatë elektorale edhe Hashimi i ulte veshët, hiqej i “butë”, aq sa gati sa thoshte si Rugova: “Ani, ani le t’më shajnë, unë nuk shaj njeri”! Por Hoti e Hoxhaj, megjithëse tipa të kundërt me HashimThaçin, janë sertue. Janë bërë agresivë, të papërmbajtshëm! Hashimi ishte nervoz vetëm kur e kundërshtonim për planin e tij serb për ndarjen e Kosovës. Në fushatë dukej si “pulë”! Ndërsa pasardhësin e tij në PDK dhe të Mustafës në LDK i shohim të çoriemtuar në kohë fushate elektorale. Kjo ska kushkon!

Kur Isa Mustafa ishte kryeministër iu pat drejtuarAlbin Kurtit me ofendimin e pamend “Gomar”! Edi Rama i thaRamush Haradinajt të njëjtën gjë në Pejë nëntorin e vitit 2018. Por Abdullah Hotin dhe Enver Hoxhajn nuk ishim mësuar t’i njihnim si të tillë, pra si ata që përmendëm më lart. Të ishte p.sh Xhavit Halitii LPK-së a AgimVeliu i LlDK-së, njerëzit nuk do të ishin surprizuar nga fushata agresive e tyre. Ata aq dinë, aq bëjnë. Po këta dy tipat, Hoxhaj e Hoti, që vijnëe dhe nga një zonë “e butë”, qytetare dhe e këndellur, me shkollë e doktoratura, si ka mundësi që gafllojnë kaq keq?!

Kjo pyetje retorike është gjithandej pa përgjigje. Megjithatë duhet dhënë një objeksion, pse ndodh kësisoj! Të dy liderët kandidatë për kryeministër të Kosovës kanë kuptuar se janë kandiduar për t’i çuar në shtëpi pas zgjedhjeve. Të dy e dinë tashmë se kandidimi i tyre për kryeministër është një kurth brenda-partiak. Në LDK njihen kurthe të tilla që ngre gjithmonë Isa Mustafa. Po në PDK pse? Ata që ishin të kurtheve janë kurthuar vetë Brenda hekurave të burgut të Hagës. Po mesa duket kurthatori i PDK-së në Hagë thuajse është i lirë në komunikim, sepse ia kanë lejuar telefonin, madje edhe përdorimin e psotës në rrjete sociale. Për pasojë ai është në Prishtinë me mend dhe me kurthe. Ka aktivizuar bandën e tij dhe ka formuluar skemën e likuidimit të Enver Hoxhajt.

Hotit i bëjnë presion Isa dhe tipat si AgimVeliu që të dalë nga vetja e të bëhet si i çmendur në fushatë elektorale. Që të bëjë deklarata qesharake kundër rivalëve politikë të lëvizjes për ndryshim. Ndërsa Hoxhajt i bën presion klani Pronto me Xhavit Halitin dhe sojin e vet, aq shumë sa nuk di se çfarë flet e çfarë lëshon po ashtu kundër dy politikanëve të rinj të lëvizjëes për ndryshim, VjosaOsmanit dheAlbin Kurtit. Dhe të dy nesër, kur ta kenë humbur bastin, do të ndëshkohen nga partia për “taktikë të gabuar në luftën elektorale”, për “paaftësi” për të tërheq mbështetjen e qytetarëve etj. Ata e dinë se elektorati në Kosovë nuk i ngjan atij në Shqipëri, pra nuk e pranon dhunën verbale në fushatë elektorale. Por nuk mundet Isa Mustafa të pranojë më shumë vota nga Abdullah Hoti, se sa kishte marrë ai vetë kur qe kandidat për kryeministër. E nuk mund të pranojë Hashim Thaçi që Enver Hoxhaj ta sfidojë karizmën e tij të kohës kur udhëhiqte PDK-në!

Në këtës jellje jo normale të të dy kandidatëve për kryeministër vihet re se ata nuk e përmendin njeri-tjetrin, nuk reagojnë kundër njeri-tjetrit, nuk përplasen mes vete. Madje as me ListënSrpska. Kjo e fundit ka dhënë mbështetje të plotë për këta të dy dhe ka bërë me dije se “Nuk do t’ia shohë bojën AlbinKurtit e VjosaOsmanit”! Pra është kategorikisht kundër tyre, ndërkohë që thotë se do tëbashkëpunojë me këdo tjetër. Kreu i ListësSrpska e deklaroi publikisht aleancën dhe koalicionin serb në Kosovë. LDK dhe PDK do ta kenë atë si mbështetje. Ky është një tjetër motiv pse tremben Hoti dhe Hoxhaj. Elektorati shqiptar do të mobilizohet fuqishëm për t’i shkallmuar planet serbe në Kosovë. Në këtë aspekt, të dy këto parti humbasin akoma më shumë terren. Prandaj të nominuarit e tyre për kryeministër janë nervozë.

Por jo vetëm kaq! Janë sondazhet gjithashtu ato që i bëjnë nervozë përfaqësuesit e subjekteve politike të së shkuarës. Këto sondazhe na thonë se qeverinë do ta krijojnë Vetëvendosje me Nismën e VjosaOsmanit, ndoshta me një partner tjetër në koalicion, si AAK-ja. Pa pasur asnjë nevojë për patericën serbe. Kjo situatë dëshpruese për ta i ka detyruar Hotin dhe Hoxhajn të ndërmarrin jo vetëm një fushatë aggressive elektorale, por edhe të provokojnë me çfarë munden e mesa munden kundërshtarët realë politikë. E nisën me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e vazhduan me provokimet e Dakës dhe militantëvetë tyre në KQZ dhe vijuan me provokimet e radhës në retorikën e përditshme në fushatë. Metodat putiniste për votën e emigrantëvei shin ndoshta provokimi më i rëndë dhe mund të konsiderohet si përpjekje e mbeturinave të Thaçit në KQZ e gjetkë për manipulimin e votës së lirë!

Fushata provokuese dhe denigruese e LDK-së dhe PDK-së kundër Vjosa Osmanit dhe Vetëvendosjes është e pazakontë për këto dy parti. Por deri tani nuk ia kanë arritur qëllimit që të provokojnë dy liderët kryesorë kundërshtarë të vendosur të estabilishmentit të vjetër. Megjithatë incidente të vogla kanë krijuar në segmente të caktuara.

Ndërkaq në fushatë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duken më të qetë, më të vendosur, optimist madje përballë dy kandidatëve për kryeministër të LDK-së dhe PDK-së. Eshtë e rëndësishme që ata të mos provokohen, të shpalosin një platform dhe alternativë bindëse me objektiva për ta ndryshuar sistemin politik të korruptuar e të kapur në vend. T’u bëjnë thirrje gjithë qytetarëve që të kontribuojnë për këtë me votë, me pjesëmarrje massive në zgjedhje.

Kasta e vjetër kësaj radhe jo vetëm duhet mundur, por duhet goditur fort, me qëllim që të mos ketë më forcë për t’u rimëkëmbur. Rimëkëmbje është sllogani i PDK-së. Mesa duket me këtë sllogan PDK i bën thirrje politikanëve të korruptuar e inkriminuar të bashkohen për t’u rikthyer përsëri. Por koalicioni i shpresës duhet të përgjigjet fort. Të shpjegojë më mirë alternativën pa nerva, pa frikë, pa droje. Të shpjegojë se si do ta bëjë drejtësinë, se si do të ringrejë ekonominë dhe se si do ta forcojë shtetësinë dhe kompaktësojë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat