Pyetja e cila do t’i përsëritet mijëra herë Rrustem Berishës/ Ky ishte puqi nga Rexhep Qosja për Rugovën

Opinione

Pyetja e cila do t’i përsëritet mijëra herë Rrustem Berishës/ Ky ishte puqi nga Rexhep Qosja për Rugovën

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 3 shkurt 2021 Në ora: 18:15
Rambuje

Ku mbeti Flamuri i luftës i Njësitit Operativ Brigada 131-të, në të cilën Brigadë e kishte emëruar kolonel Ahmet Krasniqi komandant brigade, a ruhet apo asgjësohet Ai flamur i cili bëri historinë ! Nëse ka rënë në duar të armikut, Ti do të përgjigjesh për këtë. Nëse është zhdukur me manovrimet tuaja, prap Ti do të japësh përgjegjësi ! Dil haptas dhe trego për opinionin publik se ku gjendet dhe çfarë u bë me këtë Flamur Lufte ! majori.

Image
Flamuri i luftës Brigada 131-të në kërkim
Image
Major Nazif Ramabaja para ushtarëve të brigadës 131-të ”Adrian Krasniqi” duke e lexuar tekstin e dhënies së betimit më 20 korrik 1998

GJAKU I DËSHMORËVE GURTHEMEL I LIRISË SË KOSOVËS

Image
Ja teksti i dhënies së betimit të ushtarëve Br. 131-të, Baran

Megjithatë, tentimi për ta zhdukur historinë e Njësiteve Operative të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, dështoi, dhe do të dështojë sa herë që tentohet të bëhet një diverzion i tillë. Kjo vlerë historike, e ngulitur me gjakun e bijave dhe bijëve më të devotshëm anembanë Kosovës, burimin e ka në venat e gjakut të çdo luftëtari. Kjo Pllakë Përkujtimore e inaguruar më 20 korrik 2019, në oborrin e shkollës ” Dëshmorët e Kombit”, ku ishte e vendosur Brigada 131-të, Kazerma e cila mbante emrin e heroit të Kosovës, ”Adrian Krasniqi”, i vrarë nga forcat serbe afër stacionit policor në Kliçinë më 16 tetor 1997, tregon qartë se historia s´mund të zhbëhet.

Një kontribut të veqantë për inaugurimin e kësaj pllake përkujtimore dhe filmin dokumentar e kanë dhënë: Bashkësia lokale e Baranit me Demë Gashin komandant i shtabit lokal Baran, Shkumbin Gashi, nënkryetar i komunës së Pejës atë kohë, Gazmend Munaxheri, kryetar komune, dhe Nimon Muçaj artist dhe regjisor i filmit dokumentar për Brigadën 131-të-Baran, i cili është promovuar po atë ditë. Andaj gjaku i dëshmorëve u bë gurthemel i lirisë së Kosovës.

Image
Nga e djathta: Xhevat Berisha-Këpuz, Sinan Shala-Dubovik, ushtari i parë i njësive operative Brigada 131-të, Shpend-Krasniqi Vranoc, Xhavit Ukaj-Bokshiq, Naim-Zeqa Bokshiq, më 20 korrik 2019 Baran.

Nuk ndava vetëm unë mirënjohje, por të tillët të cilët e kishin përcjellur veprimtarinë e Njësive Operative Brigadave 134 dhe 131, kolonelit Tahir Zemaj dhe majorit Nazif Ramabaja, të cilët më njoftuan për qëllimin dhe vendimin e tyre, pra Forumi i imazhit shqiptar dhe mediave.

Kryetari i forumit, “Imazhi & Media” Prof. Asoc. Dr. Av. Astrit Memia me rastin e ndarjes së mirënjohjeve për personalitete të njohura për çështjen kombëtare të mbajtur më 23 nënror të vitit 1919 në Tiranë, ndau mirënjohje për njësitet operative të UÇK-së, Brigadat 134 dhe 131, për kontributin e veqantë si njësi operative të dhëne gjatë luftës në vitet 1998 – 1999, e posaqërisht për sukseset dhe fitoren briliante në Betejën e Logjës, i dedikohet të gjithë ushtarëve të këtyre njësive operative dhe komandantëve të tyre, kolonel Tahir Zemaj, e major Nazif Ramabaja.

Image
Mirënjohjet për njësitë operative, Brigadat 134,131 dhe kolonel Tahir Zemajn e major Nazif Ramabaja.

Në këtë eveniment dërgova dy përfaqësues për të pranuar mirënjohjet deputetin Armend Zemajn, nip i Kolonelit Tahir Zemaj, dhe ushtarin e parë të njësisë operative, Brigades 131-të, Sinan Shalën, njëherit ngritës i flamurit kombëtar në Kazermën “Adrian Krasniqi” , Brigada 131-të, për herë të parë me 17.07.1998 në Baran, pjesëmarrës i Betejës së Loxhës dhe i plagosur në Loxhë, njëkohësisht pjesëmarrës në Frontin e Koshares.

Në panel, kishin zënë vend enkas si mysafir të nderit, deputeti Armend Zemaj dhe ushtari i lirisë Sinan Shala nga Duboviku. Falenderoj enkas me rastin e këtij evimenti bashkëveprimtarin shqiptar, gjatë dhe pas lufte, Astrit Memian, i cili vlerëson punën dhe veprimet e njësive operative dh komandantët e tyre. Astrit Memia s´është nga Kosova, sepse ata në Kosovë (politikëbërësit) kanë punë tjera. merren me biznese, e s´ju interesojnë ushtarët e kalitur në luftë e as eprorët e suksesshëm në beteja lufte dhe ato politike! Kjo është për keqardhje, ndërsa voten e ekërkojnë vazhdimisht…!

Image
Në Panel vend të posaqëm zun musafirët nga Kosova Armend Zemaj dhe Sinan Shala.

Armend Zemaj, kishte falenderuar duke u shprehur:„ Lavdi për jetë të jetëve,Dëshmorëve të lirisë Kombëtare& imazhit Shqiptar, të luftëtarit të lirisë! Lavdi!“

Forumi për imazh dhe Media, me kryetar Prof. Dr. Astrit Memia, në Tiranë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ka ndarë Mirënjohje për Brigadën 134,131 dhe për komandantin kolonel Tahir Zemaj (most mortum) dhe për majorin Nazif Ramabaja.

Image
Pranimi i mirënjohjeve nga ana e Armend Zemaj dhe Sinan Shala nga kryetari i Forumit “Imazhi Shqiptar & Media” Prof.Dr. Astrit Memia.

Miq dhe lexues të nderuar ! Këto janë disa nga rrëfimet e mia, në këto tri shkrime në vazhdim. E dij se do t´ju mungoj në të ardhmen, por unë shkrova dhe u prononcova për 20 vjet rresht, vetëm e vetëm, për t‘iu informuar në mënyrë objektive dhe nga dora a parë gjeneratat e luftës dhe ata të cilën lindën pas saj, në mënyrë që të kenë sado pak njohuri për rrjedhat dhe ngjarjet para, gjatë dhe pas luftës. Secili le të formojë opinionin personat për të mundur për ta kuptuar realitetin.

Image
Fotografi e përbashkët ,pas pranimit të mirënjohjeve nga ana e zotëriut Astrit Memia, përfaqësuesit e Kosovës: Armend Zemaj ulur, dhe Sinan Shala në këmbë, përshëndesin Dardanqe.

Të metat dhe dobësitë e luftës së fundit çlirimtare me siguri se do të trajtohen në të ardhemen nga ekspertët ushtarak dhe politik. Unë s´kisha as s´kam ndonjë pozitë në asnjë subjekt politik as në institucione. Pra jam i pavarur dhe autonom në këtë drejtim dhe mirë që jamë i tillë. Zëri im është i vetmuar. Megjithatë kam sygjeruar, apeluar, por kush si dëgjoi thirrjet e mia. Tani, ndodhemi ku ndodhemi, pranë ndryshimeve të gjeneratave. Është koha të reflektohet dhe rezonohet me kokë të ftohët dhe pa emocione të vazhdojmë rrugëtimin për një Kosovë të integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO, me subjektivitet të plotë ndërkombëtar dhe antarsim në organizma dhe organizatat botërore, siq është një ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), pjesë e kombeve të lira dhe demokratike, pa shkëmbim territoresh apo ndryshim kufinjësh dhe pa asociacion me kompetenca ekzekutive.

Jo, shtet asimetrik-Boshnjakizimin e Kosovës, sepse kjo ide s¨është e jona, ajo është ide pansllaviste “Megalo Ideja” kur Rusia cariste, krijoi “Bullgarinë e madhe”, por që ato ide i hodhën poshtë Aleatet Evropian në Kongresin e Berlinit 1878, duke e njohur Rumaninë, Malin e Zi dhe Serbinë, pamundësuan planin e Rusisë Cariste për të dalurl në Grykën e Bosforit dhe Dardanele.

Megjithatë sugjeruan Serbinë, në kurriz të tokave shqiptare duke ua dhënë Sangjakun Surdulicë-Nishë-Vrajë.

Molla e Kuqe, për ne kujtohet në ritmet folklorike, toka i takon të gjallëve. Nëse atje s‘kemi të gjallë për ta mbrojtur, në veri përtej dhe këndej Lumit Ibër kem të gjallë dhe do e mbrojmë deri në njeriun e fundit, bash si kishte thënë koloneli Ahmet Krasniqi, për çlirimin e Kosovës, i pëlqej apo jo dikujt (politikbërjes) s‘po i quaj politikan, sepse të tillë s‘ka shumë, mund t‘i njehësh në gishta të një dore.

Sllavët vazhduan duke bërë elaborate siq është ai i Vasa Qubrilloviqit të vitit 1844, vazhduar me Rankoviqin, Dobrica Qosiqin dhe akademinë e shkencave dhe Arteve të Serbisë, duke e ngritur në front Slobodan Millosheviqin.

Marrëveshja e Kumanovës, e nënshkruar më 10 qershor 1999, e cila i dha fund luftës, ishte dhe mbeti historike për dy arsye.

E para është se, në Betejën e Kumanovës, në luftën e parë ballkanike më 23-24 tetorë 1912, ndërmjet, Kralevinës Serbe, dhe Perandosisë Osmane, armata e tretë serbe, nga territori i Kosovës, bashkohet me armatën e parë, duke çliruar Kumanovën, duke depërtuar deri në çhkup më 26 tetor, e pastaj në Prizren, Pejë e Gjakovë. Vetëm në periudhë të luftës së parë ballkanike, nga Vilajeti i Kosovës u shpërngulën më se 150.000 shqiptarë.

Beteja, fitohet nga forcar serbe dhe i tërë territori i Kosovës okupohet nga Serbët . Armata e tretë bëjnë masakra të papara ! Mbi 3000 shqiptarë të vrarë e masakruar. Serbët fitojnë të drejtën e administrimit të territorit të Kosovës të fituar me luftë.

E dyta: Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, i bëhej e ditur Serbisë, se me luftë e fituat të Drejtën e Administrimit të territorit të Kosovës, pas 24 tetorit 1912, por që me luftë e humbët këtë Territor. Pikërisht, në vendin ku e keni fituar at Betejë. Ndaj tash e tutjehumbët të drejtën e administrimit të territorit të Kosovës, nga administrata dhe pushteti i Milosheviqit, përndryshe ky ishte kapitullim në gjuhën ushtarake. Mirëpo ndërkombëtarët, vepruan ashtu, por kurr s‘u prononcuan, por mbeti të kuptohet se ishte KAPITULLIM !

Andaj për këtë territor, s‘ka të drejtë morale as politike të negociojë dikush në kurriz të tjerëve, e aq më pak një ish president, i cili nuk guxoi të jetë kandidat për post të presidentit, e lëre më të zgjidhet ! Pazaret politike, të natës, hasën në vesh të shurdhër të vërejtjeve të mia, por bëre këmbime postesh; unë ty kryeministër e ti mua president, Hashim-Isa, Isa-Hashim.

E vërteta e kësaj që pohova më lartë, është në sheshin e flamurit në Vlorë dhe në fjalët e arta: “Pa u vra tradhtia nuk Bashkohet Shqipëria” ! Deri sa të zgjedhurit e popullit, nëpërmes marëveshjeve politike, kryetar shteti e kryetar komune, s‘e përfillin fare disponimin e shumicës dërmuese të qytetarëve të Kosovës, bisedojnë jo për bashkim, por për ndarje, me cilin emer ta quajmë këte, kur bëhet fjalë për tregëti territoresh? Thuase, territori ynë, të jetë pronë private e baballarëve të tyre, “Livadhi i babës” !!! ?

Unë s´kam pretendime që ta rishkruaj historinë, por po e shkruaj duke e treguar të vërtetën e hidhur, dikujt mund t´mos i pëlqejë, por kjo është kështu e përjetueme dhe e fakturume dhe s´bëhet ndryshe.

Unë si ushtarak me lajmërimin në Ministrinë e Mbrojtjes me 12 qershor 1998, tek ministri i parë i luftës kolonel Ahmet Krasniqi, me urdhër të tij ngimë aktivitetin politikë dhe kështu kam vepruar edhe pas lufte. E vërteta është se kam përkrahur presidentin Rugova dhe LDK-në. Pas shkuarjes në amshim, të presidentit Rugova, kam vazhduar të simpatizoj dhe ndihmoj në zgjedhje prap LDK-në, e cila e humbi diskursin Rugovian. Asnjë parë zgjedhje s’i fitoi nga 2007! Bëhet fjalë për zgjedhje nacionale, por askush nuk dha përgjegjësi, nuk u largua nga pozita e të qenunit kryetar, kërkoj vota duke dhënë premtime, por që ato u harruan të nesërmen pas mbarimit të zgjedhjeve, kështu vazhdoi avazi i vjetër me individ kameleon !

Në fakt presidenti Rugova për hirë të Kosovës hoqi dorë nga të qenunit e udhëheqësit të delegacionit në bisedimet e Rambujesë shkurt 1999, në të cilat bisedime është bërë puq nga Rexhep Qosja i cili në emër të një partie LBD-së, që s´kishte as një autobus të vetëm të mbushur me anëtar e sipatizant e bëri: “Hashim Thaqin përfaqësuesin e drejtorisë politike të UÇK-së” ‘, kryesues të delegacionit me miratimin Amerikan, ky ishte vizioni I Rugovës për Kosovën shtet të LIRË, SOVRAN e DEMOKRATIK, pranojë ate që s´mund të pranohej për hirë të Kosovës.

Edhe bisedimet në Vjenë, kishin karakter shtetformues, de.jure, me formimin e ekipit të unitetit. Rugova tregoi vizionin e tij dhe largëpamësinë e një burrështetasi me përvojë botërore. Plani i Ahtisarit, përcaktoi kornizën e shtetit të pavarur me diskriminim pozitiv për pakicat e sidomos për pakicën serbe, por ky ishte qmimi për ta fituar pavarësinë, vizioni i Rugovës nënkuptoi se për çështje madhore kur është në pyetje shteti të gjithë duhet të jen bashkë të unifikuar, pa dallim programesh e ideologjish.

Kështu Rugova i bashkoi të gjithë për kauzën Kosova shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik në miqësi të përherëshme me SHBA-të dhe bashkesinë ndërkombëtare, sakrifikoi dhe dha gjithçka për Kosovë.

Kërkova të mos diferencohen anëtarët e LDK-së dhe të mos jeni përjashtues, por këto kërkesa hasën në vesh të shurdhër.

U kërkova, që LDK-ja të mos jenë përjashtuese, sepse kjo s’është rruga Rugovjane.Ju kujtohet kuvendi i dytë dhe problemet që i shkaktoi Hydajet Hyseni, me dalje nga LDK-ja, por Rugova e luti, mos Hydajet e ke vendin tënd, ka vend për të gjithë ! Ai doli vetë ! Askush s’e përjashtoi ! Pse thirren disa në Rugovizëm, e pastaj veprojnë sipas tekeve të tyre, ku është morali politik këtu !

Vjosa Osmani nuk doli nga LDK-ja, ajo u përjashtua ! Isa Mustafa, s’e pa të arsyeshme të bëhej transparent, t’ia tregojë rezultatin online të votimeve të këshillit të përgjithshëm, çfarë i mbeti kësaj guximtares, parimores dhe ruajtjes së qëndrimeve pas përjashtimit, si të veprojë ajo? Të rrugëtojë me ato parime dhe qëndrime rugovjane, apo të bëhet edhe vet si ata që i shkelën ato parime, Vjosa zgjedhi të rrugëtojë me një iniciativë të re, gjë që është krejtësisht normale dhe logjike . Të prift e mbara, VJOSA GUXIMTARE.

Për ta jetësuar programin, me të cilin zonja Vjosa Osmani kishte kandiduar si kryeministre.

Pse u vendosën vijat e kuqe për t’i hequr prap një njeri, më mire të mos kishte vija të kuqe, se sa ato vendimet e marrura të mos zbatohen, kush e gënjeu elektoratin VJOSA APO ISA, KY I DYTI “ISA, GËNJEU DHE MASHTROI”...! Tani prap kërkon votë, nga kush...? Mosmbatjtja e premtimeve, mashtrimi, don të thotë humbja e besimit tek elektorati, me këte humbë edhe dëshira, ullneti për ta votuar të njejtin prandaj unë them GUXO VOTO, MBAJE PREMTIMIN E DHËNË, MOS MASHTRO…!

Të kërkosh votë e të mos i përfillësh votuesit tuaj, është e barabartë me marrjen e një sasie parash hua, por që kurr të mos i kthesh! Humbja e kredibilitetit, besimit në elektorat, është e barabartë me dënimin e përjetshëm, por që gjithmon ëndrron se do të dalish një ditë në liri e në realitet je i burgosur përjetë. Jo votë më për të tillët !

Mendo, vlerëso dhe guxo të mendosh, vlerësosh për të ardhmen tuaj dhe fëmijëve të fëmijëve të fëmijëve tanë...

Koha për ndryshim dhe ndërrim të gjeneratave po vjen, kush bëhet bashkudhëtar dhe zën vend në lokomotivë e vagona të sajë janë të mirëpritur, do ketë vend për të gjithë ata të cilët e dojnë ndryshimin, ata të cilët hamenden, të pa vendosurit do ju ik koha, treni vazhdon rrugën e nrdyshimeve, kjo lokomotivë me vagonat e saj do paraqitet prap pas katër viteve, mos nguro guxo që tani bëhu pjesë dhe bashkudhëtar i ndryshimeve të mëdha dhe tejpritura………Tek ne ka vend për të gjithë ata te cilët mendojnë, veprojnë dhe punojnë me duar të pastërta (jo me duar në xhepa)-Majori, Majori, Majori, Majori.../ Vazhdon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat