Pyetje për Isa Mustafën / Nazif Ramabaja: Ja si nuk ia kishte paguar faturën Tahir Zemajt

Opinione

Pyetje për Isa Mustafën / Nazif Ramabaja: Ja si nuk ia kishte paguar faturën Tahir Zemajt

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 4 shkurt 2021 Në ora: 19:25
Tahir Zemaj dhe Ibrahim Rugova

Gjatë kohës sa ishe kryeministër deklarove: “Se duhet të ndryshohet formati I bisedimeve me Serbinë”, ku u bazove, kur pohove ashtu, kur e dijmë se në bazë të kushtetutës, Qeveria është ajo e cila udhëheqë bisedimet në krye me ekzekutivin, Çfarë të shtyri të deklarosh ashtu? A ishin pazaret e natës Thaqi-Mustafa?

Me marrjen e pozitës së kryetarit të shtetit, Thaqi shkeli kushtetutën s´bashku me ty, udhëhoqi bisedimet me palën Serbe edhe pse kushtetuta këte s´ia lejonte. Shefi i ekzekutivit ishte ai i cili duhej tä bënte këtë punë ! Ti se bëre, kështu filloi avazi me Ramushin duke deklaruar: “S'kam kohë me u marrë me bisedime duhet ti kryej punët e shtëpisë”. U frigua nga përgjegjësia, por mori postin e Kryeministrit, për interesa të ngushta politike dhe karrieriste.

Isa Mustafa, pse mashtrove elektoratin pas 2010-tës se LDK-ja me ardhjen në pushtet do ta ndërrojë Flamurin e Kosovës me ate Dardan, dhe do e kthejë hymnin e Kosovës “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”! Dihet se Flamuri Dardan, i cili ndryshe quhet Flamuri i Rugovës, u dogj midis Prishtinës, gjatë kohës kur ishte kryetar komune Ismet Beqiri. A u morën masa ndaj atyre që dogjën këtë flamur e që ti do ta bëshe flamur shteti, por vetem në fushatë zgjedhjesh e pasi kalon ajo të gjitha harrohen, pse, pse , pse !?

Në protesta të VV-së, kundër negociatave me Serbinë, me 10 shkurt 2007, policia rumune e unmikut, shtiu në protestues me pblumba gome, duke vrarë dy protestues Mon Balaj dhe Arben Xheladini, por që kush nuk dha përgjegjësi nga UNMIKU për ato vrasje. I vetmi që ndjeu përgjegjesinë morale e institucionale si Ministër i Puneve të Brendshme,Fatmir Rexhepi dha dorëheqje të pa revokueshme edhe pse s´ishte në dorën e tij me kompetencat që kishte të ndërmarr diqka në këtë drejtim, por ndjeu përgjegjësi morale, duke instaluar një praktikë në të ardhmen institucioni I përgjegjësisë dhe dorëheqjes, këte kurr se aplikove edhe pse i humbe të gjitha zgjedhjet nacionale, pse?

Në të vërtet ishte edhe një dorëheqje ! Bëhet fjalë për Ahmet Isufin, kur Ramush Haredinaj udhëtoi për në Hagë, por kjo u bë për shkak që ky Ahmeti ti hy në hatër Ramushit, në mënyrë që në të ardhmen ta mbajë pranë, në pozita partiake dhe shtetërore. S´behet fjalë për instalim të ndonjë praktike për institucionin e dorëheqjes siq ishte shembulli me Fatmir Rexhepin.

Image

Isa Mustafa s´ja pagoi fakturën e telefonit kolonel Tahir Zemajt e tash mbanë fjalime për te në përvjetorët e vdekjes, për çka e bën këte Mustafa për të mbledhë vota, por besoj se elektorati është vetëdijësuar, si han më ato fore !

Për këto dhe shumë gjëra tjera, rrugëtimi im në përkrahjen e LDK-së, së Isa Mustafës, mbaron, merr fund, si i pavarur dhe autonom në qëndrime dhe mendime, ushtarak i karrierës, preferencat politike dhe mbështetja ime i kalon VJOSA OSMANIT,deri sa të mbajë diskursin Rugovjan. Në moment që do e ndryshojë këtë diskurs dhe filozofinë Rugovjane, unë do të jem i pari që do dal kundër atij ndryshimi.

PËR VJOSA OSMANIN

Prandaj, lexues të rregullt dhe përkrahës nëse iu kam mbetur besnik gjatë dhe pas luftës deri në ditën e sotme, kur jam duke e shkruar këte prononcim dhe shkrim të fundit, mos humbeni kohë bëhuni pjesë e lokomotivës dhe vagonëve të cilën do ta drejtojë me guxim, VJOSA OSMANI, pa marrë parasysh se a do jetë pjesë e LDK-së, apo ndonjë iniciative të re, na priftë e mbara! Majori

Ne duhet të punojmë për një Kosovë prosperuese, integruese me një ekonomi të mirëfilltë zhvillimore, për rininë tonë e cila, dorën në zemër e ka humbur shpresën dhe perspektivën, edhe pse shpresa vdes e fundit kjo është duke ndodhur, pra kjo shpresë po vdes çdo ditë e më tepër.

Sundimi i rendit dhe ligjit duhet të jetë primar, të gjithë qytetarët pa dallim etnije, race, feje apo përgaditje shkollore, duhet të jenë të barabartë para ligjit ! Si presidenti si bujku, vetëm në këtë mënyrë, shoqëria jonë e brishtë dhe fragjile mund të prosperojë në mënyrë që të mos vendnumërojë, të shkojë një hap para e dy mbrapa në regres. Progresi dhe prosperiteti duhet të jetë në agjendën tonë të përbashkët.

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe dukurive negative, duhet të jetë e pa kompromis, sepse ku ka krim të organizuar, s´ka shtet stabil dhe pa shtet stabil ku siguria e qytetarëve është në rend të parë dhe integriteti i vendit mund të punohet në drejtime tjera siq është shëndetësia. Pa popullatë të shëndetshme s´do kem arsim cilësor, forcë mbrojtëse apo ushtri të mirëfilltë, e as ekonomi zhvillimore. Ne duhet t‘i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë dhe resurset humane, njerëzore e profesionale. Njeriu i duhur në vend të duhur! ,

Tani pas më shumë se tri dekadash angazhim dhe dy dekada prononcime e shkrime do i kushtohem vetes. Gjer më tani, shkrova për ju, të nderuar lexues dhe mbështetës,vetëm e vetëm të jem një dritare e informimit publik, në mënyrë që të keni informacionin e duhur i cili buron nga dora e parë si protagonist i zhvillimit të ngjarjeve, në mënyre objektive dhe reale.

Tani e tutje do të shkruaj për veten time libër autobiografik. Do të hedhi çdo gjë në letër për t´ju lënë diçka në formë të shkruar ti përmbedh të gjitha shkrimet, prononvimet në një vend për hir të fëmijëve, fëmijëve të fëmijëve tanë.

Ta duash e mbrosh vendin s´është privilegj, por detyrë dhe obligim moral e nacional. Të punosh për të mirën e vendit do të thotë të punosh për vet-veten dhe gjeneratat e ardhshme ! Na priftë e mbara…! I Juaji majori !

Një sqarim që u kam mbetur borgj lexuesve dhe mbështetësve të mi!

Shumë herë dikush ka bërë pyetje me të drejtë, përse del ky njeri me gradën major, kur s’ jam pjesë e asnjë efektivi ushtshtarak, dhe pas luftës jam demobilizuar me dëshirën dhe vullnetin tim. Gradën e mbaj me krenari të lartë sepse me këte gradë më ka avansuar i ndjeri kolonel Ahmet Krasniqi, pas betëjës së Loxhës, për rezultatin e treguar dhe korrjen e fitores ndaj forcave ushtarako-policore dhe paramilitare-mercenare serbe. Për këtë arsye e potencoi dhe kurr se heq, në vënjen e firmës sime pa e shkruar majori, ju lus për mirëkuptim…..majori !

Unë do mbetem autonom në qëndrime dhe mendime në profesionin e një ushtaraku të karierës, me grade lufte në të cilën më avansoi kolonel Ahmet Krasniqi, më e vlefshme ështe kjo grade e imja e fituar në luftë për sukseset e arritura në fronte lufte dhe e kolegut tim Jahir Hysen-Maleta, që dha provimin per major në kushte dhe rrethana të avansimit legal ushtarak, se sa e disa gjeneraleve të cilët pa shkollë të mesme dhe pa kryerje të shërbimit ushtarak pa kurrfarë kriteresh u avansuan në grada të larta nënkolonel, kolonel e gjenerala, po edhe të disave që janë të rregullt me akademi ushtarake morën gradën e gjeneralit, kush ua dha në bazë të cila kriterieve,qoft suksese në luftë apo avansim I rregullt është për tu quditur dhe ardhur keq.

Dhe krejtë në fund grada e gjeneralit është e përafërt me titullin doktor shkence në shoqërinë civile, flas për doktora shkence të cilët kan publikuar punime shkencore dhe kan mbrojtë temën e doktoraturës para një komisioni autoritativ, pa plagjiaturë, e jo për doktora shkence të cilët i kanë blerë titujt në shtetin amë a diku tjetër.

Në luftë ndodhë që për suksese të arritura të merr dikush gradën më të lartë general e nashta marshal e cila grade e vetme mungon deri më tani, por mund të ishte një ushtarak I shquar dhe suksesshëm e jo me dhjetëra të tillë, kjo është nonsenz e pa kuptueshme dhe e quditshme, më shumë gjenerala se ushtarë më kujtohet romani i Kadaresë “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur” kushtuar Enver Hoxhës.

Unë nuk shitem e as blihem i tillë jam, lufta ime në qëndrimet parimore dhe vlerësimet e drejta vazhdon, vetëm ata të cilët janë konsekuent në qëndrime dhe parime nuk dorëzohen kurrë, të tjerët dështojnë, humbin-Majori

Vëni re, vëni re, guximtaret jemi ne, ne luftojmë për drejtësi, fëmijët tanë t´kenë ardhmëri, guximtarët ju përshëndesin, FITORE, FITORE, FITORE-MAJORI (refreni të përsëritet dy here)

Me këte, përfundojnë këto shkrime! Mirë u takofshim, jo në Shqipërinë e Madhe as në ate të Vogël, e as Etnike, por në Shqipërinë Natyrale të Shqiptarëve, siq e krijoi dhe na krijoi i madhi, krijuesi i botës dhe gjithësisë, adhuruesit dhe vetëm atij i gëzohem, gjithçka që lëviz dhe merr frymë është krijuar nga dëshira dhe vullneti i tij, as s’ka lindë e s´është i lindur, i gjithë mëshirëshmi dhe falësi i mëkateve i madhërishmi Zot./ Përfundon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat