Vendosja para pasqyrës

Opinione

Vendosja para pasqyrës

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 08:24
Ruzhdi Peçani

Tani kur jemi në “zenitin” e fushatës parazgjedhore do preferohej që garuesit të ken me vete pasqyrë! Po,kur tani kanë hyrë garës për”konflikt intersi”, të shiqohen çdo ditë në pasqyrë.Një shumice vetja do u duket se janë fotogjenik.Disa nga liderët do u preferohej të mos shiqohen në pasqyrë,ngase mund t'a shofin Frankeshtain.

Kosova sot paraqet një laramani të spoteve dhe plakatave.Që të gjithë diçë ofrojnë,premtojnë si që jemi mësuar me këto,diçka që na përkujtojnë,tërheqin vërejtjen dikujtë edhe t'u imponohen. Sikur jemi të ngarkuar me atë se ç'farë do ndodhi, mu sikur në prag të një neshje kampionale.Liderët e partive vetëm kishin pritur fishkëllimen e arbitrit për t'u vërsul në sulm. Po zhvillohet pjesa e dytë e garës,mjaftë shtyrje me brryla dhe jo vetëm,ngase arbitri e kishte vetëm fishkëllimën e fillimit,nuk mund të japi për “faul”kartuqin e verdhë, e lene më të kuq,këtu vetëm mund t'u ipet “ndihmë psikologjike” dhe u preferojnë pasqyrën. Për të fituar nuk zgjedhen mënyrat,qëllimi justifikon edhe ashpërsinë,po edhe ti shkaktoj fraktura me largim nga gara apo ta dekurajoj pafundësisht.

Për atë për çka janë përgatitur politikanët, të veshur me elegancë, krehur e grimosur,dhe kështu nuk hezitojnë të sharat,denigrimet dhe epitetet që dikur mund të dëgjoheshin vetëm në rrugë nga adoleshent të frystruar.Një arrogancë e paparë me plotë animozitet ekstrem. Kjo ngase shumica e garuesve janë lojtarë të vjetër dhe këta nuk dorzohen lehtë, me çdo kusht duan të luajnë edhe një sezonë ,gjegjësisht mandate.

Në zgjedhje politikanët “turbullojnë ujrat ashtu që thellësia të duket më e madhe”. Dhe kështu edhe tani, si peshkatarë bashkohor të “zemrave të njerëzve”, politikanët gjuajn karremet parazgjedhorë. Ata që do i kafshojnë e din pse e kanë bërë atë. Një shumicë,paksa e dëshpruar,të tubuar para plakatit ,përreth A.Hotit, sikur këmbngulin se “Ne kemi merita të kërkojmë vazhdimin e kësaj Qeverie për mandatin që vjen”dhe se duam t'u tregojmë të tjerëvë se “Shteti.Shtet” është!

Të tjerë të grumbulluar përreth PDK,këta paraqesin simpatizantët që tradiocionalisht karemin kurrë nuk e lëshuan nga goja,edhe pas liderit E.Hoxhaj brohorasin me premtimin “triumfues” “# Rimëkëmbëja”. Disa me sloganin “Me çlirimtarët” nga masa nuk kan kërshërinë të lëshojnë syrin karremit,ngase vetë ata që lëshuan nuk dukën të qetë ,sikur janë të frustruar për arsyet e tyre që ata i dinë dhe kuptojnë, dhe mesazhet sikur nuk u kuptohen. Të mos harrohet grupi i cili sikur rri i,jo edhe qetë, komod,ngase do jetë në çerke finale duke mbeturë në ligën elite pra Parlament,duke synuar kupën e Kosovës më së largu në prill.

Një shumicë tjetër e madhe,të cilët nuk tërhiqen nga këto pole të kundërta,janë ata që do vendosin për këto zgjedhje. Kjo paraqet masën e madhe e të pakënaqurve për gjithë atë që ka ndodhur në Kosovë,andaj dhe këtyre u është hedhur karremi më tërheqës që me lehtësi do kishin kapur.Karremët këtu sikur janë hedhur me rrjet.

Politika e Kosovës është paradoksale.Edhepse shumë herë ishte jo transparente,brenda shumëçka është shumë e qartë,si partitë ashtu dhe individët.Individ të rinjë ka pak.Pra gara do jetë mes të vjetërve,jo nga mosha,dhe kandidatëve tani më të njohur. Faktori i vetëm i panjophur do jetë befasia e këtyre zgjedhjeve.

Po, cila është ajo befasi? Zgjedhjet e 6 tetorit 2019 treguan se vullneti zgjedhor sillet si lavjerrësi fizik,që shkon nga skaji në skajin tjetër.Po mos të ishte kjo, dhe LVVnuk do vinte në pushtet. Ky faktor qëndron dhe sot,për njëren palë arsye për optimizëm dhe të tjerëve arsye për frikë.Kështu, në vendin me pasqyra të lakuara,ku pronari kurrë nuk shef veten ashtu si duhët dhe do dëshironte,ekziston mundësia që të dhënat të sjellin befasi të mëdha.

Kosova po deshi të ballafaqohet me paragjykimet dhe të ketë vullnetin politik të ndryshoj përshtypjen të cilën bota ka për të,Kosova duhët të dali para pasqyrës. Që me sukses të ndryshoj përshtypjen ndaj sajë,po duhët të ndryshoj dhe vetë. Kosova sot është në klubin ekskluziv të shteteve me reputacion që veshtirë mund të jetë më keq. Pra me jë përshtypje ekstrem negative mediatike e ndërtuar në mënyrë profesionale viteve të fundit dhe mjaftë agresive dhe sistematike. Ndaj qëllimeve politike, shkeljen e të gjitha principeve të raportimit jo profesional,shpeshherë edhe të jo korektësisë të rregullave politike, shijës së jot ë mirë herë herë edhe mendimit jo të shëndosh.

Në të sotmen, çdo gjë është mall dhe çdo gjë mund të brendohet,përfshirë dhe shtetet.Problemi qëndron në atë se efekti i brendimit qëndron diçka më gjatë se vetë kampanja, dhe që nga malli kualitativ mund të bëhet marka e mallit që do arrinte sukses. Brendimi është proçes komercial,por jo dhe marrje respekti.Respekti nuk blihet sado që ne do paguanim dhe të hargjonim para me spote promovimi,agjencioneve të marketingut dhe atyre lobuese. Për dallim nga reputacioni i dobët i cili edhe si jo meritor merret,reputacioni i mirë apo prestigji duhët patjetër, por për këtë kërkohet planifikim,durim dhe konzistencë,për këtë mall vendor aqë shumë deficitar.

Në ndërtimin e një reputacioni të keq,gjithnjë shfrytzohen stereoptipet që lidhen për popujt e caktuar.Vetitë negative të një pjese të kombit,që paraqesin bazën racionale të stereotipeve,ato vihen zakonisht në dukje dhe pastaj i përshkruhen tërë kombit. Nuk kërkohet aqë njohuri dhe iluzion që të themi se në dhjetëvjetshin e fundit Kosova kishte një reputacion të shkëlqyer,të cilën më pas e kishte humbur.Kjo kishte vetëm herëpasherë kur i duhej faktorit ndërkombëtar,apo do ishte gjendur nën hijen e identitetit të shtetit të papërfunduar,këtu antipatija ishte më e ulët.

Shteti i Kosovës për një kohë të gjatë,thënë lidershipi i saj,është trajtuar si një faktor që do anonte drejtë botës së perëndimit dhe integrimeve por shumë pak do bënte për veten nga brenda. Animoziteti i shekullit të fundit ndaj Evropës pjesërisht ka lënë gjurmë në Kosovë.Krahas kësaj po dhe atributet si „balkanik” dhe „islam” nuk ishin aqë popullor në fjalorin e botës perëndimore.Hap pas hapi, është krijuar bindja se lidershipi i saj nuk ka aqë përkushtim për shtetin dhe si një popull me kulturë të ulët.

Në gjithë këtë lëmsh,Kosova sot ka një përparësi të madhe,sikur kemi filluar të zgjohemi megjithatë pritjet janë tani për tani të vogëla.Sigurisht se kushdo që do vinte nga jashtë do të befasohej për të mirë.Në vend të një kasabaje ballkanike,Prishtina,po e marrim, jep përshtypjen e një qyteti tërheqës me njerëz normal të cilët shetisin,jo më me plisa të bardhë mbi kokë,tani përcillen edhe brendet botërore të veshjës,por problemin e mbeturinave sikur nuk arrim ta largojmë. Megjithatë çdo i huaj që do na vizitoj qoftë edhe për një kohë të shkurtër stereotipet do zbehen.

Ashtu si tablloja do ndryshonte,do lajmrohen problemet tjera.Të huajt nuk do kënaqen vetëm me atë se në Kosovë mundtë të mbetesh i gjallë me pak para,apo se me pak para mund t'ia kalosh mirë. Vitrinat e aranzhuara bukurë në qytet,nuk mund ta fshehin periferinë e lënë pasdore, qyteteve provinciale apo fshatrave,shumë prej tyre akoma pa ujësjellës apo kanalizim. Të huajt do të jenë edhe më kritik. Të huajt do vazhdojnë të jenë edhe më kritik,do shiqojnë dhe vërejnë të gjitha dobësit të cilat kurrsesi nuk arritëm t'i zhdukim nga skena,përkundrazi,gjithnjë e në mënyrë më agresive promovohen dhe po marrin legjitimitet që nuk duhët lejuar në jetën tonë publike dhe politike.Mendohet në jodisciplinë,jokulturë,edukim jo të mjaftuar,jo kompetencë,jo llogaridhënie dhe papërgjegjësi, që të gjitha këto që duhët penguar edhe çdo qytetari të Kosovës.

Pqërgjegjësia për ndryshime është dhe bie gjithëhera në elitën politike,dhe kjo elitë ashtu si është tani,jo profesionale, mjaftë shpesh e korruptuar,dje dhe sot kishin bllokuar ndryshimin dhe ishte promotor i të gjitha vetive të këqia në Kosovë. Pasqyra e Kosovës nesër, do varet nga aftësite dhe mençuria që do tregoj elita në largimin e shumë dobësive,të përvetsoj gjuhën e komunikimit dhe të kultivoj kulturën e sjelljës të cilat janë kyçe për të ardjmen e këtij vendi. Po këto rregulla nuk do përqafohen, bota do dëgjoj porosinë që Kosova do jepte, por nuk do i kuptoj,apo nuk do dëshiroj t'i kuptoj.

Kosova do arrinë të ndryshoj reputacionin,atëherë kur trenat nuk do jenë të ngadalshëm,rrugët do jenë të mira dhe mirëmbajtura dhe shoferët të jenë më të civilizuar.Kur të rrisim shkallën e përgjegjesisë dhe llogaridhënies,forcimin e shtetit ligjor dhe tjera. Po e bëmë kët nuk do jetë aqë qensore që Kosova të mos jetë edhe në mënyrën formale pjesë e Bashkimit Evropian.Kosova do bëhej tërheqëse,do fitonim vetëbesimin dhe njerëzit nuk do iknin nga vendi. Dhe kjo do ishte më me rëndësi se ajo se çka të huajt mendojnë për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat